Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për fermerin po vë në ngërç të gjithë industrinë agropërpunese në vend. Ndonëse jemi ndër vendet më bujqësore të rajonit, bujqit vuajnë mungesën e politikave reale dhe të qëndrueshme. Fermerët kanë qenë të pakënaqur prej këtij vendimi. Disa prej tyre kanë flakur produktet në rrugë, në formë proteste.
Sajmir Begaj nuk është optimist për ecurinë që do të ketë viti 2019 për kompaninë Erzeni. Ndonëse industria e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në vend ka njohur zgjerim në vitet e fundit, ndryshimi në skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët duket se ka ndryshuar të gjithë rregullat e lojës për sektorin e bujqësisë në vend.
Me Paketën e re Fiskale, rimbursimi i TVSh-së për fermerët e vegjël në shitje u bë 6% nga 20%, që u vendos në vitin 2014. Çmimi me TVSh 20% për çdo 100 lekë shitje të fermerit të vogël ishte 120 lekë, ndërsa që prej 2019-s, çmimi me TVSH për çdo 100 lekë shitje ishte 106 lekë, rreth 14 lekë më pak. Në mënyrë demonstrative, fermerët të pakënaqur derdhën qumështin në rrugë javën e kaluar. Në këtë pikë, ulja e çmimeve të fermerit nga ana e grumbulluesve është thuajse e pamundur, por edhe nëse arrihet, do të sjellë dekurajimin në masë të individëve për t?u marrë me bujqësi.
Saimir Begaj, i kompanisë së grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, Erzeni, përllogarit se vetëm për dy muajt e parë të vitit ka paguar përkatësisht 2.7 dhe 2.4 milionë lekë më shumë. Ndërsa pret që për muajt e pikut, nga marsi deri në qershor, të paguajë mesatarisht 3.5 milionë lekë më shumë në muaj. Në fund të këtij viti, parashikon që kompania të dalë me humbje. Planet e kompanisë për investim në Vlorë dhe Berat, me një vlerë që i kalon 1 milion euro, janë pezulluar.
Luis Ndreka, përfaqësues i kompanisë së grumbullimit dhe përpunimit të qumështit Lufra, deklaron se janë në mbështetje të fermerit. ?Me ndryshimin e skemës së TVSH-së, ne jemi përpara dy zgjedhjeve, ose të ulim çmimin në blerje të fermerit, ose të mbyllim fabrikat tona. Në rast se çmimi nuk ulet, industria agropërpunuese në vend rrezikon të shkojë drejt falimentimit?,- shprehet Ndreka, i cili përllogarit se kompania e tij vetëm për muajin janar ka paguar 3.2 milionë lekë TVSh më shumë.
Deri më tani, kompanitë e kanë mbajtur barrën vetë. Aktualisht, çmimi për një litër qumësht, që kompanitë i marrin fermerit është 45 lekë me TVSh. Që kompanitë të mos dalin me humbje, Ndreka përllogarit se duhet ta ulin çmimin e qumështit 7-8 lekë për litër.
Alternativa për të rritur çmimet ndaj konsumatorit final është e pamundur, pasi sipërmarrjet agropërpunuese shqiptare konkurrohen nga kompanitë e importit, të cilat ndihmohen me subvencione në vendet e tyre të origjinës. ?Po të rriten me 14% çmimet për konsumatorin final, është e sigurt që kompanitë shqiptare shuhen?,- shton Ndreka i Lufrës.
Por, edhe në rast se ulin çmimin fermerit, në shumë pak muaj numri i krerëve që ka Shqipëria do të ulet, pasi skema e TVSH-së do të dekurajojë fermerin. Në vitin 2017, të dhënat e INSTAT tregojnë se sasia e qumështit të grumbulluar ishte 131 mln kg, me rritje 5% me bazë vjetore dhe 15% në raport me 2014-n.
Si ka ndryshuar skema e kompensimit të fermerëve
Deri në muajin gusht të vitit 2014, skema ka qenë kjo që është sot, ku për çdo shitje të fermerit, aplikohej TVSH 6%, megjithatë pjesa më e madhe e aktorëve të tregut shprehen se deri në atë periudhë, informaliteti në sektorin e bujqësisë ka qenë shumë i lartë dhe nuk janë evidentuar problemet aktuale.
Ndonëse ata bien dakord se në kushtet kur çmimet e produkteve bujqësore nuk janë të monitoruara apo të kuotuara në një bursë, administrata shtetërore e ka të pamundur të verifikojë nëse tregtari i ka dhënë fermerit 20% apo 6% mbi çmimin e tregut.
TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet e kërkueshme për t?u paguar pas zbritjes së TVSH-së që rëndon drejtpërdrejt elementet e kostos së mallrave dhe të shërbimeve.
Në 2019-n, hyri në fuqi përsëri skema e vjetër me 6% kompensim për fermerët. Për shkak se tashmë, qarkullimi i produkteve bujqësore në rrjetin tregtar dhe agropërpunues u formalizua në një masë të konsiderueshme, aplikimi i kësaj skeme nxori defektet e ligjit për TVSH-në dhe agropërpunuesit u vunë përballë dy zgjedhjeve:
-Të rrisin 14% çmimin e shitjes
-Të ulin 14% çmimin e blerjes.
Eduart Sharka, jurist dhe financier në sektorin e bujqësisë llogarit se për një artikull që blihet me 100 lekë dhe shitet me 110 lekë, në rast se me skemën e TVSH-së 20%, fitimi i mbetur i agropërpunuesit ishte 8.3 lekë, me skemën e re me kompensim 6%, kalon në humbje 2.7 lekë. Agropërpunuesi ka dy zgjidhje, ose të rrisë çmimin final te konsumatori me 12% që të ruajë të njëjtin fitim, gjë që është e pamundur për shkak të konkurrencës, ose të ulë çmimin e blerjes të fermerët dhe kjo solli reagimin e fermerëve
Tërheqje për qumështin?!
Shoqatat e biznesit kanë qenë në bisedime intensive me Ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë javët e fundit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi.
Ministria e Financave zyrtarisht thotë se nuk ka asnjë zhvillim konkret, por mësohet se në Ministrinë e Bujqësisë do të ngrihet një grup pune për të analizuar efektet dhe rrugëdaljet, ndërsa një tërheqje e parë mund të vijë për industrinë e qumështit, që është dhe më e goditura.
Burime nga MBZHR e asaj kohe thane për Monitor se propozimi i tyre ka qenë vetëm për reduktimin ose heqjen e TVSH-së se inputeve bujqësore, ndërsa reduktimi i TVSh-së për fermerin nga 20 në 6% nuk ka qenë nismë e tyre, por e Ministrisë së Financave./Monitor
Një vrasje e tipit mafioz, tronditi, para dy ditësh qytetin ...
Gjatë kësaj të diele do të jeni nën një atmosferë miqësore, ...
Vala e nxehtë që ka prekur Gadishullin e Ballkanit do të ush...
Këto janë faqet e parë të shtypit të ditës së sotme, e diel ...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Valdrin Sahit...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ishte stilisti...
Ditën e sotme u organizua Kongresi i Partisë Socialiste, ku ...
Vitin e kaluar bëri bujë lajmi se reperja e njohur Cardi B i...
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi sot opozitën të ulen ...
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e ...
Sociologu dhe aktivisti, Ergys Mërtiri, në një postim në rrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 22 Marsin si ditën ...
-Nga Mero BazeThelbi i krizës së sotme politike është pafuqi...
Ka dhe raste kur edhe pse dy njerëz duhen shumë, pas disa vi...
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është ri...
Kandidati për Kryetar Bashkie në qytetin e Lezhës, Pjerin Nd...
Në mbrëmjen e sotme një automjet tip “Peugot” me targa AA 87...
Ditën e sotme në qytetin e Tiranës u zhvillua Kongresi i Par...
Mbrëmjen e sotme pas kthimit nga Hollanda kreu i PD-së, asht...
Largimi i Kejvinës nga “Xing me Ermalin” ka qenë një nga laj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...