Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Fenomeni Fatmir (Foti) Cici do të kalonte, pa dyshimin më të vogël, pa u vënë re nga askush sikur ky njeri të mos kishte veshur raso dhe të mos përdorej si marionetë nga të tjerë pikërisht për hir të kësaj rasoje që mbante. Si njeri i paditur e i keqarsimuar, por edhe për shkak të errësimit të logjikës nga etja për të fituar sa më shpejt 30 asprat nga shitja e besimit, nuk mori parasysh asnjëherë lakuriqësinë e veprimeve të tij në një botë globale, ku shqiptarët janë të kudondodhur, ku informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës e ku gënjeshtra, e cila në kohë më të vjetra i kishte këmbët e shkurtra, sot nuk ka këmbë fare. Zvarritet si gjarpri, të kafshon si gjarpri, por edhe i shtypet koka si gjarprit.
E vetmja shpresë që rishfaqja e z. Fatmir Cici, pas një heshtjeje të thellë 15-vjeçare, të gëzonte reputacionin e një njeriu të ndershëm, konsekuent e të panjollë, do të ishte ose një goditje cerebrale në rang kombëtar, një humbje e kujtesës kolektive.
Por ja që, lavdi Zotit, kujtesa e shoqërisë shqiptare është plotësisht e shëndetshme dhe ne jemi në gjendje t’i kujtojmë atij prapësitë e të kaluarës. Vërtet që në këto 15 vite ka dalë një brez i ri, i cili ndoshta nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë emër, as bëmat dhe veprimet e tij kundër Kishës sonë, por që i ka të gjitha mundësitë të informohet, që fenomene të tilla, si fenomeni Fatmir (Foti) Cici të mos ngrenë kurrë më kokë.
Njohja e të kaluarës është investimi më i mirë për të ardhmen. Ekziston një shprehje, që thotë se kush nuk njeh të kaluarën, është i detyruar ta rijetojë atë, e kjo nuk duhet të ndodhë, nuk do ta lejojmë që të ndodhë.
E veçanta e fenomenit Fatmir Foti Cici është se ky njeri, për të bërë të besueshme shpifjet e tij kundër të tjerëve, përpiqet të fshehë të kaluarën e vet me kaq gënjeshtra e deformime, saqë mund të them me plot gojën se, nëse ka një njeri që duhet ta padisë për shpifje këtë njeri, është vetë vetja e tij!!!
Po sjell vetëm një shembull të vogël. Në postimin tim të mëparshëm kam shkruar se ai ka kaluar kufirin me një letërnjoftim me emrin ?Foti?. Në lidhje me këtë, në faqen e tij në facebook (https://ëëë.facebook.com/search/top/…epa=SEARCH_BOX), z. Fatmir Cici shkruan:
..emrin nuk e kam ndryshuar në Greqi, por në Shqipëri, në vitin 1990, para pagëzimit. Për hir të historisë, këshilli i fshatit (Nivicë) m?a rrëzoi dy herë kërkesën për ndryshim emri (1989 & 1990), derisa i bëra kërkesë Këshillit të Bashkuar të zonës, siç quhej atëbotë… Ndërsa prisja të merrja letërnjoftimin me emrin e krishterë (bashkangjitur), i cili u lëshua mbas disa muajsh nga vendimi i ndryshimit të emrit, me trazirat politike të fundvitit 1990 në Shqipëri, vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit ?nga mali?, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita.
Dhe më poshtë:
Përderisa u linda mbas ndalimit të fesë, emrat tradicionalë në fshatin tonë ishin ndaluar, gjë që dëshmohet edhe tek emrat e bashkmoshatarëve të mi në Nivicë. Vetëm njëri nga shokët e klasës kishte emër ortodoks, i cili e kishte siguruar me ndërhyrje, sepse ishte i fundit dhe emri i gjyshit nuk ishte marrë më parë në familjen e tij. Kështu më tha im atë, kur e pyeta se pse…
Urojmë që një ditë Kisha jonë t’i pranojë emrat shqiptarë, siç kanë bërë kisha të tjera ortodokse, për emrat në gjuhët e tyre, pa qenë e nevojshme të kalojmë në labirinthe të tilla.
Po mirë, more z. Fatmir, përse e ndryshove emrin pikërisht në 24 janar të vitit 1990, kur zotrote kishe gati një muaj që ndodheshe në Kampin e Refugjatëve të Kallpaqit? Hajde po e pranojmë që ti kishe ndërgjegje të theksuar ortodokse dhe doje me ?patjetër? të vije në vend padrejtësinë që të bëri regjimi, duke mos i lejuar prindërit e tu të të vinin një emër ortodoks.
Pse nuk prite momentin e pagëzimit për ta bërë një gjë të tillë? Pse nuk bëre si mijëra ortodoksë të tjerë, që u pagëzuan me emër të krishterë, por mbajtën edhe emrin e tyre në dokumentet zyrtare (për shumë arsye). Hajde, e zëmë se edhe këtu ke të drejtë. Por nuk po kuptojmë kur ke të drejtë, kur thua se duhej të çliroheshe nga emri ?Fatmir? në shenjë proteste ndaj përdhunës së sistemit komunist, apo kur thua se Kisha jonë duhet t’i pranojë emrat shqiptarë, siç kanë bërë kisha të tjera ortodokse, për emrat në gjuhët e tyre?
Nuk e di nëse ky njeri ka ndonjë njeri që i shkon pas vullnetarisht e pa ndonjë interes, por nëse ka, edhe vetëm argumenti i mësipërm arrin edhe tepron për t?u përmendur nga kjo letargji e thellë e për të kuptuar se duhet të jetë tepër trutharë që t?i zërë besë një mashtruesi të tillë.
Gjithsesi, aventura e Fatmir Cicit me emrin e tij nuk mbaron këtu. Kur OCA e dëboi nga radhët e saj, ai shfaqej në internet me emrin Fatmir Cici, pra me një emër që, sipas atyre që shkruan në faqen e tij të facebook-ut, ai vetë e kishte refuzuar si atavizëm komunist. Para se të shkarkohej nga çdo detyrë priftërore, në bazë të karakterit të postimeve, shfaqej me të dy emrat (Fatmir dhe Foti). Gjithsesi, kur u bënte qejfin qarqeve terroriste islamike, përdorte vetëm emrin Fatmir. A është në gjendje ky njeri të shpjegojë se si ka mundësi që ka përdorur emrin Fatmir, të vetëm apo të kombinuar, në një kohë që ai vetë e ka refuzuar atë me bindje të plotë, siç e pranon edhe vetë?
Tani edhe diçka të fundit për postimin e sotëm. Ky mashtrues, në faqen e tij në facebook, u referohet akuzave, që gjoja i drejtojnë klerikë ortodoksë të KOASH dhe njerëz të saj, si p.sh. se është me origjinë myslimane apo ka ikur në Amerikë me pasaportë greke. Një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse klerikë dhe teologë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e kanë denoncuar hapur, me emër e mbiemër e me të dhëna të sakta për çdo veprim të tij antiortodoks e antishqiptar. Denoncimet e tyre janë edhe sot në arkivat e gazetës NGJALLJA dhe në arkivat e shtypit shqiptar të asaj kohe. Material mjaft i besueshëm gjendet edhe sot në këtë forum, të cilit, për faktet që sjell, nuk mund t?i hiqet asnjë presje (https://ëëë.forumishqiptar.com/threa…fera-shqiptare). Asnjëherë nuk janë shkruar gjëra të paqena, sepse etika e kësaj Kishe dhe e besimtarëve të saj nuk e lejon shpifjen. Çdo gjë që është shkruar, shkruhet e do të shkruhet, ishte, është dhe do të jetë e gjithmonë e dokumentuar, prandaj dhe e vërtetë./ Forumi shqiptar
Fenomeni Foti Cici/ Mashtruesi pa moral dhe etikë njerëzore
Fenomeni “Fatmir (Foti) Çiçi”/ Ky shpifës i paguar
Fatmir Cici apo Adhamudhi Vorio-Epiriot kundër kishës dhe shqiptarëve
Fatmir (Foti) Cici, një vrasës, përdhunues dhe dhunues që maskohet si prift?
Mëkati i pafalshëm edhe mjerimet e Fatmir Foti Cicit
Nëse hyni në grupin e personave që janë të fiksuar pas ngjyr...
Është koha që t’u thoni lamtumirë takave dhe të mirëprisni a...
Zëvëndëskryeministri Erion Braçe në fjalën e tij në Kongresi...
Ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, që shënon praktikish...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i grupit parlamanetar të PS-së, Taulant Balla ka ha...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-nënkryetarja e K...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e av...
Dhoma e Avokatëve të Elbasanit ka reraguar në lidhje me vras...
Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Librazh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se duke filluar nga ...
Ekonomia e qarqeve të vendit po shkon drejt përkeqësimit dhe...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe...
Sot në orën 10:00, Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift nuk do ketë as...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari, i cil...
Familjarëve të shtëpive tek “Petro Nini” iu janë dhuruar nga...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj ka sh...
Xhesika Ndoj është pyetur në Zonë e Lirë se si ajo e do të d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...