web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kongresi i PS-së/ Braçe: Kemi humbur shumë kohë

23 Mars 2019, 09:43, Aktualitet CNA

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, është fokusuar në platformën e bashkëqeverisjes.

Pasi disa nga qytetarët kanë treguar rastet kur problemet e tyre kanë marrë zgjidhje përmes portalit, fjalën e ka marrë Braçe, i cili ka deklaruar se shërbimet e shtetit do të jenë të barabarta për të gjithë shtetasit pa bërë dallime në status.

“Kemi humbur shumë kohë por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Përmes platformës, nuk ka rëndësi kush je, dhe do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë.

Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqitarët që këkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend”, u shpreh Braçe.





Lajmet e fundit nga