web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në një festë luksoze dikush bie nga tarraca/ Çfarë do të ndodhë sot në serialin e ri “Vrasje të vogla”

21 Mars 2019, 08:03, Aktualitet CNA

Neser,Në një festë luksoze dikush bie nga tarraca. Policia verifikon se vdekja ka ndodhur nga rrëzimi, por kupton se viktima është konfliktuar me dikë para vdekjes. Të ftuarit akuzojnë si të dyshuara katër mikesha. Ata dëshmojnë se viktima ka patur probleme me Merven, e cila ka qenë mbretëresha e lagjes deri në momentin që Oja është rikthyer në lagjen e tyre.

Femra e dytë, Perin, ka qenë gjithmonë xheloze për Merven. Arzu është femra e tretë e dyshuar, e cila është përpjekur gjithmonë të jetë një njeri i mirë. Femra e katërt, Oja është një njeri më i drejtë se femrat e tjera. Ajo është mjeke. Oja i ka shpëtuar jetën një vajze të re që ka tentuar të vetëvritet të cilën babai dëshiron t?a martoj me dhunë.

Të gjithë e adhurojnë guximin e Ojas. Të katërtat janë shoqe gjimnazi me njëra tjetrën dhe janë ritakuar në varrimin e dikujt të përbashkët, Myzafer. Të tre femrat e tjera nuk punojnë dhe kanë fëmijët e tyre. Oja nuk është martuar kurrë. Të njohurit i rrëfejnë policisë se prezenca e Ojas në varrim ka qenë e papritur.

Të tre femrat e tjera i kanë bërë një padrejtësi Ojas që nga gjimnazi dhe mendojnë se ajo u mban ende inat. Tajlan është dikush i dashur për gjithë banorët e lagjes. Tajlan dhe Oja kanë qenë të lidhur në gjimnaz. Tajlan më pas ka qenë partneri i Penarit dhe kjo është arsyeja pse Pënar nuk e do Ojan. Në gjimnaz Ojan e kanë përjashtuar nga shkolla.

Partneri i saj shokohet kur mëson se Oja ka pranuar të takohet me shoqet e gjimnazit dhe ka shkuar në varrimin e Myzaferit. Arzu ndihet keq që nuk e ka paralajmëruar Ojan edhe pse e ka ditur që asaj do t?i bënin diçka të keqe. Serhan është bashkëshorti i Merves dhe është i dëshiruar nga të gjitha femrat. Ai është një njeri i prerë dhe strikt.

Merve është natyrë perfeksioniste. Ata kanë një vajzë të vogël të quajtur Mila, e cila është shumë e lidhur me Serhanin. Pelin ka një djalë që quhet Berk dhe ka moshën e Milas. Merve është e vetmja që këmbëngul të takohen me Ojan. Oja është e nxehur nga ajo që i ka ndodhur në të shkuarën. Oja, Arzu, Merve dhe Pelin ritakohen por pa përmendur asgjë rreth asaj që ka ndodhur në të shkuarën.

Ojas i duhet të shpërngulet nga shtëpia e saj dhe vajzat e bindin që të shpërngulet në lagjen e tyre. Dëshmitarët në polici rrëfejnë dyshimin se Oja e ka patur që në fillim për qëllim që të kthehej në lagje. Fqinji jet dëshmojnë në polici se Merve edhe pse shtiret si një njeri i mirë ka pas qëllime të fshehura. Ajo u bën nderë njerëzve në mënyrë që t?i përdor ata më pas për gjërat që i duhen.





Lajmet e fundit nga