web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prapaskenat për zgjedhjen e Kryeprokurorit/ KLP përfshihet në skandal

20 Mars 2019, 13:19, Aktualitet CNA

Dje, Këshilli i Lartë Prokurorial ka hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm. Gjiithshtu, KLP, miratoi rregulloren për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Deri këtu gjithçka është në rregull, pasi është detyrë e KLP, të kryejë të gjithë procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por, ajo që i çuditi të gjithë ishte një kriter i shpikur nga KLP, të cilin nuk e gjejmë as në Kushtetutë dhe për pasojë as në Ligj.

Ka qenë kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili pas mbledhjes me dyer të mbyllura tha, se kandidatët për kryeprokuror duhet patjetër të kenë titullin ‘Doktor shkencash’ për të hyrë në garë.

“Duhet të kenë patjetër titullin ‘Doktor shkencash’ për të hyrë në garë. Ndërsa titujt e tjerë akademik shërbejnë si një plus për të marrë dy pikë të tjera”, ka thënë Ibrahimi.

Nuk është hera që KLP, përfshihet në skandal, nëse kemi pasur rastin e anëtarit Bujar Sheshit apo dhe të anëtares tjetër Nurihan Seiti.

Emrat e të dyve janë lakuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Por për asnjërin rast, të paktën për Sheshin, KLP, nuk është mbledhur.

Në këtë mënyrë, KLP me shpikjen e kriterit të ri për garuesit për Prokuror të Përgjithshëm, vijon t’i thellojë skandalet.

Kandidatët që janë përfolur për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë Arta Marku, prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Ndërkaq, mësohet se pritet që kësaj liste t’i shtohen edhe emra ta tjerë, por CNA.al , këtë radhë, nuk do të ndalet tek kandidatët, por tek skandalet që prodhon KLP, të cilat mund të rrezikojnë procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, ose nuk njeh Kushtetutën dhe Ligjin, ose me vetëdije ka zgjedhur ta injorojë bazën ligjore.

Më poshtë po sjellim bazën ligjore, e cila përcakton kriteret për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. E njëjta bazë ligjore përcakton dhe  kriteret e vlerësimit të kandidatëve nga KLP.

Kushtetuta

Neni 148/a45

1.Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

2.Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.

3.Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit./CNA.al

Kushtet ligjore për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm sipas Ligjit Nr. 97/2016

Neni 22

Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm duhet të plotësojnë kushtet e parashikuara nga neni 148/a, paragrafi 3, i Kushtetutës.

Për efekt të integritetit moral dhe profesional, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon

ç) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret;

Neni 24

Kriteret profesionale për renditjen e kandidatëve Këshilli i Lartë i Prokurorisë kryen vlerësimin profesional të kandidatëve, bazuar në aftësitë profesionale, njohuritë dhe kualifikimet ligjore të tyre, si vijon

ç) rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e  së drejtës penale;

Neni 25

Kriteret morale për renditjen e kandidatëve

Neni 26

Kriteret organizative dhe drejtuese për renditjen e kandidatëve Këshilli i Lartë i Prokurorisë kryen vlerësimin e aftësive organizative dhe drejtuese të kandidatit, sipas këtyre kritereve:

ç) aftësive të të punuarit në grup dhe në mjedise multidisiplinore dhe/ose multikulturore;

Neni 27

Elemente plotësuese vlerësimi për renditjen e kandidatëve

Krahas kritereve të parashikuara në nenet 24, 25 dhe 26, të këtij ligji, në vlerësimin e kandidatëve mund të mbahen parasysh edhe:

 





Lajmet e fundit nga