web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kriza politike dhe protestat, tek integrimi në BE/ Intervista e plotë e Majlinda Bregut

20 Mars 2019, 12:09, Aktualitet CNA

Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, është shprehur mbrëmjen e djeshme se largimi nga PD-ja, nuk ishte vendim i saj.

?Unë nuk kam dalë nga PD. Ne na nxorrën nga PD, një grup ku unë isha pjesë. Nuk besoj se kam folur kurrë në dëm të Shqipërisë, as ndonjë gjë jashtë vijës partiake apo asaj që unë mendoja se si duhet të ishte apo të jetë PD-ja. Por shumë gjëra nuk kanë më rëndësi dhe besoj se gjëja më e mirë është distanca dhe ca njerëz nuk më interesojnë më fare.?-tha Bregu.

E ftuar në emsionin ?Përballë? të gazetari Lutfi Dervishi, Bregu deklaroi se do të punojë për të afruar Shqipërinë drejt BE-së, dhe theksoi se Europa është e vetmja siguri që mund t?ju lëmë fëmijëve.

? Do të jem çdo ditë e fokusuar për të bërë më të mirën sikur ta shoh Shqipërinë edhe një minutë më afër Europës. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit sepse jam e bindur që Europa është e vetmja siguri që mund t?u lëmë fëmijëve tanë.

E pyetur në lidhje me krizën politike në vend, Bregu tha: ?Nuk do të doja kurrë ta shihja sot Shqipërinë në 2019-ën, me të njëjtën dinamikë zhvillimi si në ?97-ën?.-tha Bregu.

Ish Ministrja e Integrimi, Majlinda Bregu, ka komentuar edhe rreth lajmin që qarkulloi disa ditë për parë për një takim mes saj dhe eurodeputetëve Kukan e Fleckenstein. Videoja që u shfaq në rrjet I takon tetorit te vitit 2015, kur Majlinda Bregu mbante postin e kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit.

?Ishte periudha kur Parita Demokratike e kishte shumë përzemër dhe falenderonte Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukanin sepse ishin ata iniciatorët dhe garantuesit e marrëveshjes së dekriminalizimit, një nga fitoret kryesore të PD-së. por mesa duket kohërat ndryshojnë. Kush të është mik në një moment, rezulton që pas disa vitesh, kur s?të vjen për shtat të të bëhet edhe armik. Të dy bashkë (Kukan e Fleckenstein) kanë qenë dhe janë dy nga personat më miqëor ndaj Shqipërisë.?- tha Majlinda Bregu në RTSH.

Intervista e plotë e Majlinda Bregut:

Nëse në Ballkan do të jetonin 100 njerëz…

61 prej tyre do të thonin se shqetësimi kryesor për ta mbetet papunësia!

27 do të thonë se gjendja e tyre ekonomiko-sociale është nën mesataren!

21 nuk mund të paguajnë qeratë dhe faturat!

46, më pak se gjysma thonë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë!

Sa i përket BE-së numri i pesimistëve dhe cinikëve është më i madh se i optimistëve. Nëse 20 persona thonë se nga viti 2030 mund të antarësohemi në BE, 26 të tjerë kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.

Njerëzit në Ballkan duket e shohin më të lehtë dhe të shkurtër rrugën për në BE në mënyrë individuale.

Nëse në Ballkan jetojnë 100 njerëz, 39 prej tyre thonë se duan të punojnë jashtë shtetit! Po kaq thonë se dikush nga familja, kushërinjtë apo miqtë ka humbur vendin e punës.

Numri i atyre që nuk kanë besim tek institucionet që do t?i zgjidhin këto probleme është në rritje.

Mungesa e besimit tek institucionet bën që 70 persona të mendojnë se qeveria nuk e ka seriozisht luftën nda korrupsionit!  Edhe më keq paraqitet opinioni kur vjen puna tek, ?kështjellat e demokracisë?-  partitë politike.

79 thonë se partitë politike janë të korruptuara. Dhe i njëjti numër, (79) është i mendimit se ligji nuk vepron njëlloj për të gjithë.

Megjithëse duket se në Ballkan po përjetohet një stinë protestash për vitin 2018 vetëm 9 vetë protestojnë, 6 prej tyre në rrjete sociale dhe 24 të tjerë thonë thonë se nuk e vrasin mendjen për atë që thotë apo bën qeveria.

Nëse mund të ketë lajm të mirë nga rajoni ëshë rritja e ndjeshmërisë ndaj gjendjes së komunitetit rom është në rritje.  76 thonë se qeveria duhet të ofrojë mundësi për shkollë dhe universitet për komunitetin rom.

Nëse publiku anon më shumë nga pesimizmit, e kundërta duket se ndodh me biznesin. 62 thonë se situata do të jetë më e mirë.

Këto të dhëna janë nga Barometri Ballkanik për vitin 2018- komisionuar prej Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Me dy fjalë ky këshill synon integrimin e rajonit në BE dhe strukturat euroatlantike.

Ky këshill prej datës 4 janar të këtij viti drejtohet nga Majlinda Bregu- ish gazetare, ish sociologe, ish pedagoge, ish ministre dhe ish deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Majlindja Bregu është ministrja e integrimit më jetgjatë në Shqipëri dhe tashmë është përballë sfidës së integrimit të rajonit që ky i fundit të jetë gati për anëtarësim në BE! Në një BE që nuk është më ajo që ka qenë dhe që vetë përballet me ditët e veta më kritike.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Bashkëpunimit Rajonal:

Majlinda Bregu: Harrojeni datën e anëtarësimit në BE…

Nëse dikush kërkon një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: çfarë është Këshilli i Bashkëpunimit Rajona që ju drejtoni prej datës 4 janar?

Eshtë institucioni i cili ka në dorë axhendën e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht përmes procesit të Berlinit, por që ndjek bashkëpunimin rajonal në një koncept më të gjerë?

Na duhet edhe një shpjegim tjetër për ?procesin e Berlinit?….

…dhe ndjek në bashkëpunimin në një nivel më të gjerë që është ai i vendeve të Europës Juglindore, pra janë 13 vende të Europës Juglindore, një pjesë prej tyre sot vende anëtare të BE-së, një pjesë prej tyre duke negociuar anëtarësimin në BE. Një pjesë janë vende kandidate për në BE. Vende të tjera që presin me padurim të bjerë zilja për të çelur negociatat me BE. Pra kemi vende që janë anëtarësuar së fundmi me valën e fundit të zgjerimit të BE-së, sikurse është Kroacia në 2013, pra kemi një set detyrash shumëngjyrëse për të ruajtur jo vetëm trendinin e europianizimit sepse doja ta shmangia këtë fjalë, të këtij rajoni dhe kësaj pjese të botës ku jetojmë, por bërjes dhe mbajtjes gjallë të një axhende që është realisht transformuese për vendet tona.

Nëse përpiqemi t?i japim një kuptim KBR (Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal), nëse flasim për fuqi si SHBA- ShBA ka edhe shkopin edhe karrotën, nëse flasim për BE-në, thuhet që BE ka karrotën. Nëse flasim për Këshillin çfarë instrumenti ka KBR që i detyron vendet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin?

Aspak e thjeshtë, por nëse shohim këto vende, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, kanë probleme në shtëpi, kanë probleme me fqinjët dhe a nuk duket se i ngjajnë pak atij djalit që nuk e qasnin në fshat dhe ai kërkon ?vajzën e priftit?. Kërkojmë të shkojmë në BE, por me 1000 probleme ?.

E vërtetë është se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor,… por në fakt të mos jemi kaq të ashpër gjithë kohën vetëm me veten. Sot ka probleme kudo në botë dhe politika dhe gjeopolitika i ka dhënë një formë të re marrëdhënieve. I ka dhënë një formë të re kompozimit të rajoneve dhe ka një arsye pse vendet dhe rajonet po tentojnë sot të jenë të konkurueshëm në tregun botëror si rajone. Kjo vlen, kryesisht edhe për 6 vendet tona të Ballkanit Perëndimor sepse të gjitha bashkë nuk jemi më shumë se 18 milionë banorë. Që do të thotë se tek e tek nuk jemi interesantë për investitorët e huaj.

Po t?i shtosh këtu edhe problematikat që ka secili vend me zbatimi e ligjit, apo me respektimin e pronës, apo me dënimin e korrupsionit të gjitha këto e bëjnë më të pamundur në rast se nuk kemi një qasje serioze dhe një vendimmarrje se tashmë në këto kohë është e pamundur që të flasësh për zhvillim ekonomik brenda një vendi në rast se nuk bëhesh atraktiv të paktën si një treg i përbashkët. E vërtetë është që ne kemi ndarje. Ka ndonjëherë zemërata të mëdha. Nuk duhet të harrojmë se flasim për një rajon, të paktën për Ballkanin Perëndimor, por duke përfshirë pak më tej dhe vende si Kroacia dhe Sllovenia që janë vende të BE-së, por që kanë qenë përfshirë në një problematikë lufte jo më larg sesa 20 vite më parë. Vetëm Shqipëria ka qenë e paprekur nga shpërbërja e ish Jugosllavisë dhe këto luftra.

Pra flasim për një rajon i cili realisht?.pavarësisht që flasim çdo ditë dhe duke qenë se bëhemi më të paduruar për ta parë zhvillimin dhe kjo është tërësisht normale, sepse qytetarët presin më shumë, sepse kanë më shumë se 20 vite transformimi, ose të paktën që flitet për një retorikë transformimi, e vërteta është që rajoni ka bërë një hap përpara. Ka një trend të konsoliduar sot në rrugën drejt Europës dhe BE-së. Më lejo të them një gjë sepse shpesh jam e detyruar që sa herë që unë si një ballkanase e mirë tipike jam e detyruar edhe unë të flas se çfarë nuk shkon mirë dhe sa të lartë e kemi nivelin e zemërimit ose të zemëratës mes nesh- nuk ka qenë e lehtë edhe për BE-në. Po ta marrësh në periudha të ndryshme historike ka patur situata të cilat kanë qenë konfliktuale.

Psh në 1960 kur sapo kishte filluar të krijohej le të themi BE ose të merrte formë, nëse do të bëja një paralele që nuk është 100% e qëndrueshme me situatën tonë, nuk duhet të harrojmë që patën një konflikt, që quhej ai i karrikes bosh ku de Goli e ndjente veten më shumë francez sesa europian. E njëjta situatë më 1970 kur po ndërtohej ideja e monedhës, konceptet e para të monedhës së përbashkët ku marka gjermane fitonte dhe ishte më e fuqishme, kështu vijoi me Theçer (kryeministra britanike) nja 10 vite më vonë ku vendosën që të mos ishin pjesë e plotë e këtij unioni dhe të ruanin një farë niveli përjashtimi, po kështu më 1990 me Murin e Berlinit dhe Traktatin e Mahstritit- ka patur gjithmonë konflikte- apo me përcaktimin e euros si një monedhë e vetme. Pra edhe BE nuk është se ka kaluar në ndërtimin e tij pa kriza.

Të them të drejtën unë nuk pres që edhe ne vendet e Ballkanit Perëndimor me demokraci asnjëherë të konsoliduara mjaftueshëm, me probleme të theksuara të korrupsionit, me probleme të theksuara të mungesës së zhvillimit ekonomik, të tregut të punës së copëtuar të teknologjisë së pa përditësuar, të jemi vende të dala nga lufta dhe të kalojmë dhe brenda 20 viteve të shkëlqejmë, por qëndron edhe e vërteta tjetër- e kemi humbur shansin shpesh herë dhe e kemi humbur – jo për faj të tjerëve.

Ju flisni për rajonin në këtë rast?

Në këtë rast për rajonin.

Çfarë mendoni se e pengon bashkëpunimin në rajon. Në teori është kjo që ju thoni: një treg më i madh është më tërheqës për investimet e huaja, nuk është kush kundër kësaj. Nëse do të themi një problem kryesor që e pengon bashkëpunimin cili do të ishte?

Eshtë bashkëpunimi.

Bashkëpunimi është problemi kryesor. Ne nuk jemi të sinqertë gjithë kohën në momentin kur vendosim të çojmë përpara një axhendë që të jetë axhendë bashkëpunuese dhe shpesh herë krijohet përshtypja që jemi të zellshëm dhe me vrull për të bërë dy hapa para dhe sidomos kur bëhet fjalë për retorikë dhe pastaj për çështje të caktuara nuk e kemi fare problem të bëjmë 3 hapa pas, pa menduar për një qasje të përbashkët, për një qasje rajonale. Eshtë akoma ndarja dhe paqtimi i ekonomive të ndryshme të Ballkanit Perëndimor me historitë e luftës, është mungesa ose përqëndrimi i vëmendjes më shumë te stabiliteti politik sesa te zhvillimi real i secilit prej vendeve, është deri diku pranimi në linjë të parë dhe në parim se procesi i integrimit europian është shumë i rëndësishëm për vendet tona, por kur vjen puna te zbatimi përditshëm në praktikë i detyrimeve dhe te kryedetyrimi që është zbatimi i ligjit kemi nuanca nga më të ndryshme. Të gjitha këto janë problematika. Eshtë pasiguria e investimeve që është problem shumë i madh për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse pasiguria e investimeve ose konkurenca ku është normale që secili vend të tërheqë më shumë nga vetja, por pasiguria e investimeve e cila lidhet me mos zbatimi ne duhur të ligjit ose me çështje të pronësisë të cilat kanë mbetur për vite e vite problematike në shumë vende të Ballkanit Perëndimor.

Nëse do të flisnim për zgjidhjen e problemeve/mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të rajonit, a ka një rol për të luajtur këtu Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal?

Kampionet e Bashkëpunimit rajonal CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Europën Qendrore) mori këtë çmim nga KBR më 2012? Nëse e kujtojmë sot, është vetëm ironi apo tregues që gjërat mund edhe të përkeqësohen?!

63% e banorëve të rajonit janë të pakënaqur me situatën ekonomike. Ju këtë e keni cilësuar si tregues të qartë që politika duhet të veprojë për të adresuar shpejt shqetësimet e qytetarëve?

Ballkani është edhe zona ku fuqitë e mëdha ushtrojnë ose përpiqen të ushtrojnë kontrollin/ndkimin e tyre: BE- SHBA- Rusia- Kina- Turqia. Si e gjen veten BE në këtë ?poëer game??

Një nga themeluesit e BE-së Jean Monet, thoshte 40 vjet më parë një nga ideatorët e BE-së, Jean Monet tha se të gjithë ne: ?gjermanët, belgët, francezët, hollandezët, italianët, luksemburgasit? jemi drejt rrugës për t?u bërë europian. Në dritën e zhvillimeve të fundit (Brexit- iliberalizmi në disa vende, rritja e frymës nacionaliste)- çfarë do të thotë sot të jesh europian kur në një letër publike të kohëve të fundit të nënshkruar nga intelektualët më në zë të kohës, mes të cilëve edhe Kadare- në manifestin për Europën thuhet se: ?Europa është një ide që po shkallmohet para syve tanë?…

…dhe mbyllet më pas me një thënie të Orhan Pamukut i cili thotë se pa idenë e Europës të mbrosh të drejtën e demokracisë, të barazisë, të drejtave të njeriut do të ishte shumë e vështirë në këtë pjesë time të botës.

Ju përmendët Barometrin 2019, por 83% në Shqipëri dhe 84% në Kosovë e konsiderojnë një gjë shumë të mirë anëtarësimin në BE- ndërkohë në ky optimizëm në Serbi dhe Mal të Zi, dy vendet që janë më para është më poshtë se 50%

Në ditët e para të punës tuaj ju nisët një tur për konsultime politike- në të gjithë vendet e rajonit dhe ju thoni se  ?Vullneti politik dhe lidershipi janë thelbësore për ecjen përpara të procesit të bashkëpunimit rajonal?.  E gjeni të vërtetë vullnetin për bashkëpunim mes vendeve të rajonit? Apo kemi të bëjmë me një retorikë për kamerat që bashkëpunimi është i rëndësishëm, është një hap më pranë BE-së.

Që të jem e sinqertë në të gjithë takimet që kam bërë, nuk kisha menduar se do ta thosha edhe këtë publikisht, jam munduar që në çdo takim të jem me këmbë në tokë, pa retorikë dhe pa atë paragrafin frymëzues për audienca më të gjera. Në çdo takim me politikanë të nivelit më të lartë, kam takuar presidentë dhe kryeminitra të vendeve të rajonit, ministra që ndjekin axhenda tona, ka patur një gjuhë tërësisht të qartë për përfitimin kryesor, axhendat që ne i kemi fasilituar dhe po i shtyjmë përpara janë axhenda në përfitim të të gjithë qytetarëve. Në fakt gjatë këtyre muajve kemi patur në zyrë ndryshime humori të herë pas hershme, psh niseshim në janar me idenë që negociatat shkuan shumë mirë dhe në raundin tjetër të negociatave na dilte një problem tjetër në tryezë që dukej sikur nuk do të mbyllje kurrë. Jo më kot ndërmora edhe turin jo vetëm për t?i bërë të qarta dhe për të treguar përfitimet por edhe për rëndësinë e vullnetit politik për të bërë të mundur jetësimin e këtyre axhendave përfituese dhe transformuese për rajonin dhe të them të drejtën jam befasuar pozitivisht deri në ditët e fundit, pra jam befasuar pozitivisht nga ekonomi të cilët kishin një qëndrim më të ngurtë, për arsye të tyre, dhe nuk duhet të harrojmë që ka edhe interesa në mes- axhenda e roaming ka interesa biznesi shumë të mëdhaja- deri më sot jam befasuar pozitivisht dhe uroj të vijoj këtu dhe këtu po flas për axhenda që po i ndjekim ne. Nuk më takon mua të them se kjo ndodh ngaqë qytetarët përfitojnë dhe politikanët kanë interes që qytetarët e tyre të përfitojnë sepse më pak tarifa për roaming do të thotë më shumë lek në xhepat e tu, se të gjithë do të ndihen më të lirë për të naviguar në internet dhe për të paguar më pak. Deri më sot jam befasuar për mirë nga vullneti politik për t?i bërë të mundur këto axhenda.

Distanca dhe pozicioni i ri ju japin një reflektim më të qetë për marrëdhënien tuaj që keni me PD-në. Keni qenë 7 vite Ministre e Integrimit në qeverinë e PD-së?

–       ? dhe 3 mandate si deputete. Më japin mundësi sot dhe qartësinë për të mos menduar se i përkas dhe nuk mund të jem pjesë e politikës lokale dhe për t?u fokusuar sigurisht në këtë pjesë të politikës të bërë në një nivel tjetër tashmë. Sepse puna është prapë politike dhe mandate është prapë politik, por njëkohësisht më japin mundësinë e analizës, por kur kam kohë Luti, të them të drejtën. Dita e punës është kaq e gjatë, udhëtimet janë kaq të lodhshme sa ndonjëherë nuk kam kohë. Ndjehem keq kur dëgjoj keq dhe kur më bëjnë pyetje akoma për Shqipërinë, por jam po kaq e qartë se ky vend meriton shumë dhe meriton mbi të gjitha pak më shumë dashuri.

Eshtë një pyetje që ndoshta nuk ua lejon pozicioni të përgjigjeni, por gjithsesi do të doja ta ngrija. Konflikti politik, kriza politike në Tiranë, e cila në një farë mënyre ndikon edhe axhedën e bashkëpunimit rajonal apo axhendën e Shqipërisë në varësi të Brukselit. Keni një koment për situatën në Tiranë?

–       Nuk do të doja kurrë ta shihja sot Shqipërinë në 2019-ën, me të njëjtën dinamikë zhvillimi politik si në ?97-ën.

Kjo është deklarata më e fortë ?97-ta është momenti më i ulët I tranzicionit të vendit?

–       Prandaj thashë nuk do doja kurrë ta shihja.

7 vite ministre e Integrimit të Shqipërisë, vështirësitë e hapave për t?u afruar me Brukselin?Nëse do të bëja një metaforë, ndoshta jo shumë të qëlluar, por për shkak se mandati i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal është integrimi I rajonit në BE? e shihni më të vështirë detyrën si Ministre e Integrimit të Shqipërisë apo si ?Ministre? e Integrimit të rajonit?

–       E di çfarë, unë besoj se çdo njeri duhet të bëj detyrën që ka me përgjegjësi dhe vazhdoj t?i besoj kësaj shumë fort. Vitet si ministre e integrimit të Shqipërisë kanë qenë vite të vështira, por vite shumë të bukura dhe vite rezultatesh, që nga firmosja e MSA-së, statusi i vendit kandidat, pastaj liberalizimi I vizave. Sigurisht që ka qenë një axhendë? anëtarësimi në NATO nuk ishte domein i ministrisë së Integrimit, por sigurisht që ishte prapë një marrëdhëie dhe vendosja e vendit që i takonte Shqipërisë në një organizatë të fuqishme, siç është organizata e sigurisë. Por them që kanë qenë vite shumë të bukura tani shoh që ka sfida shumë të bukura përpara dhe mbase atë që nuk e kuptoja dot aso kohe, ndoshta edhe për shkak të moshës, por edhe për shkak të pasionit dhe yryshit politik, mundohem që ta korrigjoj tani. Dhe besoj që është një eksperiencë shumë e mirë që më vjen në ndihmë. Për më tepër kur arrij ta kuptoj procesin dhe ta shoh edhe nga një këndvështrim tjetër sepse nuk e shoh vetëm si një process për një vend, por e shoh si një process përfitim për të gjitha vendet e rajont.

Ju merreni me ekonomitë e gjashtë vendeve dhe po të jesh në kryeqytetet e këtyre vendeve të thonë dy gjëra, vendi ynë është shumë i bukur, vendi ynë ka një pozitë gjeostrategjike shumë të mirë. Në të vërtetë emëruesi I përbashkët I të 6-të ekonomive në kuptimin e sfidës është imazhi. Keni menduar si mund? po të përmendësh Ballkan menjëherë të shkon mendja te lufta, trazira dhe njerëz që nuk marrin dhe nuk merren vesh?

– Për këtë arsye mendoj se është shumë e rëndësishme dhe një nga gjërat që po

përpiqemi të bëjmë është që të ndërtojmë një axhendë, e cila të jetë një

axhendë delikate, por një axhendë agresive në kuptimin pozitiv, për të promovuar

rajonin tonë, nga turizmi deri tek serioziteti i gjithë atyre që përfaqësojnë rajonin,

apo i ndërmarrjes përsipër të sfidave që nuk janë të vogla. Ndaj dhe këto

marrëveshje që ju përmenda pak më parë dhe jo vetëm, janë të rëndësishme

sepse na japin një shenjë të seriozitetit dhe për t?u prezantuar nesër si pasaportë

edhe me këtë Europën e institucioneve të reja që do të jetë e pas zgjedhjeve

Me një fjali përmbledhëse. çfarë do të dëshironit të shikonit të përmbyllur në vitin 2019?

– Dua të shoh të përmbyllur marrëveshjen e roaming-ut, të uljes së tarifave, atë të

njohjes së ndërsjelltë të diplomave dhe kualifikimeve. Dua të shoh që të kemi

përcaktuar politika të qarta për mbështetjen e të rinjëve dhe të start-up-eve në të

gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. Do të doja shumë që të kishim një hov cilësor, por së pari për të përmbyllur këtë historinë e konflikteve përsa i

përket çështjes së tregtisë. Dhe njëkohësisht do të doja shumë që të shihja që të

promovonim më shumë gra në tregun e punës, se gati tani po më bëhet një sfidë e përgjithshme. është e turpshme që në rajon 60% e grave nuk janë pjesë e tregut të

punës, që do të thotë që ne humbasim në terma real zhvillimi ekonomik, më shumë se 16% të GDP-së vit pas viti.





Lajmet e fundit nga