web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Metës/ "Gati të lë mandatin, të mos instalohet juntë ushtarake"

20 Mars 2019, 10:45, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President për zgjidhjen e krizës në vend.

Përveç lënies së mandatin, Meta ka shkuar edhe më tej, duke thënë se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

?I kam dhënë argumentet për krizën. Nuk kemi gjykatë kushtetuese. Kriza e qëllimshme. Po cënohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtuar në të gjitha planet, politike, ligjore, morale. Mund të thirren 1 milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, ka thënë Meta.

Sipas tij, kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.

“Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bëre çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake?, është shprehur më tej ai.

Këto deklarata ai e ka bërë nga Pogradeci, ku ka marrë pjesë në një aktivitet të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga