web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat serbe: “Luana Vjollca na urren!"/Reagon moderatorja: “Mirë që e dini!”

19 Mars 2019, 14:20, Lifestyle CNA

Mediat serbe kanë pasur nën fokus moderatoren shqiptare, Luana Vjollca dhe disa postime të saj në lidhje me Kosovën.

Lajmin e ka dhënë vetë Luana përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

?Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, Kosovën?!

Por çfarë kanë shkruar mediat për Luanën? Përmes një kërkimi të thjeshtë u pa se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që të kenë vënë re në postimet e saj, përpos dashurisë dhe mbështetjes për Kosovën. Ata janë kapur me detajet e shqiponjës dykrenare apo mesazhet e urimeve për Kosovën dhe ushtrinë e saj:

?Sa herë që i jepet mundësia, ajo (Luana) jep mbështetje për shqiptarët në Kosovë në luftën e tyre për pavarësi. Ajo gjithashtu mbështeti formimin e Ushtrisë së Kosovës duke dërguar një mesazh urimi nëpërmjet Instagram-it?, thuhet në shkrimin e ?espreso.rs?.

?Luana kohët e fundit lançoi linjën e saj të veshjeve dhe kozmetikës, e cila në një kohë të shkurtër u bë një hit i madh midis femrave në provincën jugore serbe?, vijon shkrimi.

Por nëse duan të dinë reagimin e moderatores  në lidhje me këtë, ajo e tha qartë:

?Mirë që e dini!?





Lajmet e fundit nga