Shitblerja e votave/ Ish deputeti këshillon Ramën
Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama i ftuar në studion e emisio...
Nga Ditmir Bushati
Politika shqiptare sërish është në një rrethrrotullim. Opozita ka ndërmarrë një veprim in extremis, siç është djegia e mandateve parlamentare. Një veprim i dëmshëm dhe me pasoja që kërkon të ?militarizojë? mendjen dhe artikulimin publik. Bojkoti e ka shoqëruar, për fat të keq, jetën parlamentare gjatë gjithë trajektores së demokratizimit të vendit që prej shembjes së regjimit komunist, duke mos shënuar nga ana tjetër suksese të prekshme në arritjen e objektivit politik. Por kësaj radhe ne përballemi me një situatë të paprecedentë, pasi djegia e mandateve është një rrugë pa kthim, çka e bën rrjedhimisht më të vështirë parashikimin për daljen nga rrethrrotullimi.
E megjithatë, nuk do shumë mend për të kuptuar që takimi i pritshëm në qershor i Bashkimit Europian, ku do të shqyrtohet edhe mundësia e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, do të ndikohet nga kjo situatë. Është e vërtetë që BE-ja po përballet me sfida të panumërta brenda shtëpisë dhe vëmendja ndaj oborrit të vet nuk është e madhe. Ky realitet duhet të na bëjë edhe më të vetëdijshëm e të përgjegjshëm për rrugëtimin tonë, pasi në BE askush nuk ka ?oreks? të ulet në bisedime e të projektojë procesin e anëtarësimit me një vend, klasës politike të së cilit i mungon baza e kulturës politike, dialogu. Elementë këta, të trupëzuar edhe në të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit, që një vend aspirant për anëtarësim në BE duhet të përmbushë.
Pikërisht, rëndësia e përmbushjes së këtyre kritereve, jo vetëm gjatë procesit të anëtarësimit, e ka bërë BE-në që të zhvillojë mekanizma mbikëqyrës edhe për vetë vendet anëtare, në lidhje me sundimin e së drejtës.
Nuk e di pse është kaq e vështirë për të kuptuar se rreziku që i kanoset Shqipërisë nga mungesa e qartë e perspektivës europiane, është më i madh për ne sesa për BEnë. E them këtë, pasi BE-ja ka jetuar për një kohë të gjatë pa Shqipërinë dhe shqiptarët. Mund të jetojë fare mirë edhe dekada të tjera pa ne. Dikujt mund t?i duket i ekzagjeruar ky konstatim, por përveç integrimit europian nuk shoh asnjë mundësi tjetër që Shqipëria të zhvillohet e demokratizohet më tej. Është një rrugë e vështirë, që kërkon reforma shtetkonsoliduese dhe mirëkuptim politik. Një gjë të tillë na e dëshmon edhe eksperienca e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, vende të cilat kanë pasur një traditë demokratike më të pasur se vendi ynë.
Për të ilustruar këtë rrezik ia vlen të kujtojmë se Shqipërisë së mesviteve ?90 iu ofrua mundësia për të nënshkruar një marrëveshje europiane me BE-në. Mirëpo, për shkak të krizës politike dhe kaosit që përjetuam në ?97, u deshën rreth 10 vjet dhe vetëm në vitin 2006 nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila gjithsesi nuk parashikon të njëjtën shkallë integrimi siç parashikonin marrëveshjet europiane. Nuk humbëm një stacion, as një dekadë, por mundësinë e një brezi të tërë, i cili do të ishte përfituesi kryesor i Shqipërisë Europiane. Sot mund të ishim fare mirë në një tryezë me Bullgarinë, Rumaninë apo me Kroacinë, e cila deri në 1995 ishte e përfshirë nga flakët e luftës. Mund të ishim përfitues dhe kontribuues më të mëdhenj e me më shumë plagë të kuruara nga tranzicioni.
Ndoshta gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë sot është të hedhim sytë nga fqinjët, të reflektojmë për një çast e ta ngulisim një herë e mirë në mëndje se, nëse nuk jemi në gjendje të krijojmë një perspektive të prekshme europiane e të gjenerojmë kapacitet për ndryshim duke dalë nga rrethrrotullimi, askush nga institucionet europiane nuk do ta bëjë një gjë të tillë për ne. E as nuk do të impresionohet nëse ne do t?u bishtnojmë përgjegjësive tona, duke mbetur peng të instinkteve të vjetra. Duke humbur kësisoj sërish mundësinë e një brezi, i cili nuk do të ketë zgjedhje tjetër veçse të na ndëshkojë.
Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama i ftuar në studion e emisio...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Nga Lorenc VangjeliPër ditë me radhë qytetarët e angazhuar t...
Historitë e tij të problemeve me ligjin datojnë që prej viti...
Televizioni Klan ka mundur të zbardhë letër-porosinë e mbërr...
Gjatë një operacioni policor të quajtur “Lapraka”, janë arre...
Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e paralajmëruar ng...
Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëll...
Policia gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në një automj...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një takimi në Kam...
Ditën e sotme, gjatë takimit të tij me qytetarët e Beratit, ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, po mban një takim me s...
Mësohet se pak minuta më përpara një ngjarje e rëndë ka ndod...
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Ylli Shehu ka rea...
Koalicioni Qytetar për Shqipërinë i ka dërguar një letër të ...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklar...
Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij me qytetarët e ...
Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka fill...
Në datën 21 Mars do të zhvillohet seanca paraprake për ish-m...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë para prot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...