Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Koalicioni Qytetar për Shqipërinë i ka dërguar një letër të hapur të gjithë faktorëve opozitarë ku kërkon krijimin e një fronti të madh opozitar për formimin e një qeverie teknike 6 mujore.
Në letër shkruhet se qeveria teknike 6 mujore do të ketë për detyrë të ndryshojë sistemin Zgjedhor, të hartojë një Kushtetutë të re dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Letra e plotë:
LETËR E HAPUR
e Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë
Drejtuar të gjithë faktorëve opozitarë (PD, LSI, etj), dhe
aktivizmit kritik ndaj Pushtetit!
Tiranë 15 Mars 2019
Zgjidhja e krizës së përfaqësimit në Zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe lokale është:
KRIJIMI I NJË FRONTI TË MADH OPOZITAR
që NUK synon të qeverisë 4 vjet por kërkon të krijojë një
QEVERI TEKNIKE 6 MUJORE!
Kjo QEVERI TEKNIKE 6 MUJORE do të jetë detyrë të organizojë PËRSËRI ZGJEDHJE TË REJA brenda 6 muajsh pas Zgjedhjeve të parakoshme me:
– SISTEM TË RI ZGJEDHOR,
– KUSHTETUTË TË RE,
– Polici dhe Administratë Neutrale
– Media të Balancuar
– Legjislacion të Ri parandalues dhe ndëshkues të krimit Zgjedhor!
Pra, Koalicioni Qytetar ?PËR SHQIPËRINË?
gjykon se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga një diktaturë monopartiake është paraqitja e një:
PROPOZIMI KOMBËTAR ELEKTORAL OPOZITAR
jo për Qeverisje 4 vjeçare, por vetëm 6 Mujore, pra një Qeveri Teknike që do të organizojë Zgjedhje të Reja parlamentare dhe lokale brenda 6 muajsh.
Vetëm kështu ky Propozim Elektoral Opozitar do të bindë dhe do të fitojë mbështetjen e çdo votuesi se kriza e përfaqësimit dhe besimit kapërcehet duke ndryshuar SISTEMIN ZGJEDHOR dhe NEUTRALIZUAR efektin frikësues dhe manipulues të Diktaturës së instaluar në Shqipëri.
Vetëm kështu Shqiptarët do të kenë të drejtë të votojnë për herë të parë si çdo qytetar i botës demokratike në ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME për atë parti, kandidat dhe program elektoral që u duket më i mirë dhe jo më pak i keqi!
Elektorati shqiptar ka një mosbesim ekstrem ndaj klasës politike dhe sistemi aktual zgjedhor është një mekanizëm antidemokratik që garanton kapjen e shtetit dhe politikës nga banda elektorale politike në pushtet ku bandat e opozitës shërbejnë si fasada demokratike të sistemit politik.
Elektorati ndodhet gjthm përballë ZGJEDHJES TË SË KEQES MË TË VOGËL dhe kjo sjellje politike ka vrarë çdo shpresë se ky vend mund të bëhet i jetueshëm dhe i duhuri për shqiptarët.
Aktualisht për shkak të mos angazhimit të deritashëm politik të ishOpozitës Parlamentare, Zgjedhjet e reja të parakohshme do të kryen vetëm me Kodin e Vjetër Zgjedhor dhe me një Qeveri Socialiste sipas rregullave të vjetra të cilat nuk ka asnjë shans të përshtaten në një Kod të Ri Zgjedhor të pranuar edhe nga Opozita si për shkak afatesh kohore ashtu edhe për shkak të konfiguracionit parlamentar.
Për të mundur elektoralisht këtë Mazhorancë duhet një mobilizim kombëtar por pak gjasa ka që oferta elektorale aktuale dhe reputacioni i rrënuar me të drejtë i ishOpozitës Parlamentare si dhe koha e pamjaftueshme e forcave të reja politike të arrijë të prodhojë reaksionin e duhur publik në kutitë e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare dhe Lokale.
Deri më tani, në çdo sondazh online pavarësisht nga autorët dhe audiencat e zgjedhura del një konkluzion i përbashkët:
Opozita IshParlamentare nuk fiton as me Ramën as pa Ramën si për shkak të përqëndrimit të pushtetit de facto të mazhorancës por po aq për reputacionin e rrënuar të lidershipit opozitar ish parlamentar!
Opinioni publik shpresëvrarë nuk shpreson te asnjë zgjidhje dhe pjesa gri mosbesuese ndaj mazhorancës dhe opozitës ish parlamentare është mbi 50% duke favorizuar në çdo formulë koalicionesh një fitore të përsëritur të Mazhorancës aktuale duke e vrarë përfundimisht shpresën për shpëtim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Opozita ishParlamentare prej 2 vjetësh nuk ka marrë absolutisht asnjë hap për Reformë Zgjedhore dhe afatet e kapërcyera nuk favorizojnë Zgjedhjet e mundshme të Parakohshme me model tjetër përveç këtij aktual!
Duke qenë se lidershipi opozitar ishparlamentar pavarësisht sloganeve që mund të bindin vetëm pjesën minimaliste militante të mbetur, duhet të ndërgjegjësohet se nuk arrin të mobilizojë aq mbështetje publike sa të sjellë ndryshimin e garantuar në këto Zgjedhje të Parakohshme që po kërkon.
Lidershipi Opozitar ishparlamentar duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se Formula Elektorale që do t?i paraqitej elektoratit në Zgjedhjet e Parakohshme ku të mos kërkohet Qeverisje 4 vjeçare por Qeveri Teknike 6 mujore:
– Shmang koston e mosbesueshmërisë dhe skepticizmit humbës
– Mobilizon maksimumin e burimeve dhe mbështetjes publike nga të gjitha segmentet elektorale të votuesve, madje edhe ato të majta.
– I vendos shqiptarët në Zgjedhjet e Parakohshme përballë një zgjedhje shumë të lehtë: të mbajnë këtë gjëndje që po vuajnë apo të ndryshojë gjithshka pa frikën se një bandë e babëzitur ikën dhe një bandë e uritur dhe babëzitur vjen pasi përballë do të kenë shansin për një Qeveri Teknike teknicienësh me reputacion që nuk janë në kontrollin e formacioneve elektorale aktuale.
– E çarmatos pushtetin aktual si politikisht dhe teknikisht nga avantazhet e sulmeve ndaj opozitës ishparlamentare.
– I jep mundësi të gjithë faktorëve opozitarë që të prezantojnë (pa shumë rezistencë të brendëshme) Lista Kandidatësh me reputacion maksimal si deputetët që do të bëjnë Reformën Zgjedhore Kushtetuese dhe jo menaxherë votash apo partie, pra de facto një Listë Përfaqësuesish të Popullit për një ?Asamble Kushtetuese? sps kjo do të ishte avantazh jetik pët të siguruar besimin dhe votën e publikut.
Koalicioni Qytetar ?PËR SHQIPËRINË? gjykon se e vetmja rrugë për të kthyer shpresën duke mobilizuar dhe garantuar çdo votë është pra vetëm një Ofertë e Re e përbashkët Elektorale e të gjithë forcave politike aktuale dhe të reja (përfshi edhe Koalicionin Qytetar ?PËR SHQIPËRINË?) e mbështetur nga të gjithë faktorët publik dhe kritik ndaj pushtetit, e cila do t?i propozonte bashkarisht dhe me një zë elektoratit shqiptar:
KJO OFERTË ËSHTË E NEGOCIUESHME VETËM ME KUSHTIN E PRANIMIT TË ofertës së ribërjes së Zgjedhjeve brenda 6 muajsh me një Sistem të Ri Zgjedhor nëpërmjet NJË QEVERIE TEKNIKE 6 MUJORE e dalë nga Zgjedhjet e tanishme.
Koalicioni Qytetar ?PËR SHQIPËRINË? nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë politike e cila nuk bie dakort me këtë kusht pasi:
– Nga një anë është e pamundur të rrëzohet Oligarkia në pushtet pa siguruar besimin e elektoratit shqiptar që forcat opozitare synojnë ti sigurojnë popullit shqiptar Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe këtë mundësi mund t?ja japi veç një Qeveri Teknike e dalë nga Zgjedhjet e tanishme të parakohshme që do t?i jepnin fund tranzicionit!
– Nga anë tjetër Shqipëria s?mund të jetë përgjithmonë peng i ?TEORISË TË SË KEQES MË TË VOGËL? e cila ka rezultuar gjthm ?NJË E KEQE MË E MADHE SE AJO QË ISHTE?! Dhe rezultati është shpopullimi i Shqipërisë me shpejtësi ferri dhe rrënimi pa kthim i Kombit!
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklar...
Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij me qytetarët e ...
Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka fill...
Në datën 21 Mars do të zhvillohet seanca paraprake për ish-m...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë para prot...
Deputeti, Ylli Shehu, i cili pranoi mandatin si pjesë e list...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, i qenë prezent në s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në qyte...
Opozita ka lajmëruar më parë për protestën qe do të mbajë më...
Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë prononcimit të tij për medi...
Protesta e ditës së nesërme që është paralajmëruar nga opozi...
Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të ...
Në vitet e fundit qetësuesit që jepen me recetë kanë rënë në...
Shumë gra mendojnë se përdorimi konstant i reçipetave mund t...
Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij me qytetarët e ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, i...
Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të shkollës së mesme “Ish...
Respekto partnerinTë kuptosh dhe të respektosh partnerin ësh...
Kryeministri Edi Rama në vijim të turit “për Bashkinë që dua...
PeshqitPeshqit duan të krijojnë një imazh misterioz të vetes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...