U largua nga “Tv Klan”/ Balerini shqiptar do të shfaqet si moderator në një tjetër televizion
Balerini i njohur Graciano Tagani vetëm pak javë më parë dek...
CNA.al, do të fillojë nga sot një rubrikë të re, ?Dje dhe Sot?.
Ne do të sjellim të gjitha deklaratat e bëra gjatë kohës që Partia Socialiste dhe Rilindja ishin në opozitë. Ne do sjellim deklarata të bëra para 6, 7 apo 10 vitesh, nga mazhoranca e sotme, gjatë kohës që kjo e fundit ishte në opozitë.
Për t?ju treguar lexuesve tanë, por dhe shqiptarëve në përgjithësi, se cila është e vërteta e politikës tonë, e cila flet shumë kur është në opozitë, por nuk bën asgjë kur është në pushtet.
Më poshtë po sjellim një deklaratë të deputetit Erion Braçe, e 28 qershorit 2010, ku nën cilësinë e nënkryetarit të PS-së në atë kohë, ai akuzonte qeverinë e djeshme të ish-kryeministrit Berisha për të gjitha monopolet dhe oligopolet shtetërore.
Por, fakti është se edhe pse kanë kaluar gati 9 vite nga kjo deklaratë e zotit Braçe, asgjë nuk ka ndryshuar. Zoti Brace flet për OSHEE-në, për KESH, për rrënimin ekonomik, madje edhe për pushtet ilegjitim, për vjedhje të votave, etj, por asgjë nuk ka ndyshuar.
?Rrënimi ekonomik kombëtar, rrënimi ekonomik familjar, janë pasoja direkte e vjedhjes së votës, ngritjen mbi vjedhjen e votës të një pushteti ilegjitim në raport me zgjedhjet, të pa përgjegjshëm në raport me ligjin, të pa kontrolluar në raport me të drejtën e qytetarit, të korruptuar e abuziv kur administron e shpërndan pronën, kontratat qeveritare shumëmilionëshe, ndërhyn dhe vret konkurrencën, favorizon e pasuron klientët politike e familjar.
Sot në Shqipëri nuk ka korrupsion, sot Shqipëria është e kapur ! E kanë kapur !?-thoshte në atë kohë Erion Braçe.
Por, çfarë ka ndryshuar në këtë deklaratë, sot pas 9 vitesh? Në fakt nuk ka ndryshuar asgjë, përveç rolit të zotit Braçe, i cili sot është në mazhorancë dhe këto deklarata artikulohen çdo ditë nga opozita e sotme.
Më tej, Braçe theksonte se ?Sot në Shqipëri nuk ka thjesht oligopole e monopole, sot në Shqipëri oligopolet dhe monopolet janë konsoliduar dhe përfitojnë maksimalisht duke rrjepur deri në lëkurën e fundit çdo qytetar !
Më konkretisht, këto janë monopolet dhe kjo është fatura që paguajnë shqiptarët :
-Prodhimi, transmetimi, shpërndarja e shitja e energjisë elektrike janë monopol ! KESH-monopol i Qeverisë, OST-monopol i Qeverisë, OSSH-monopol i Qeverisë dhe një privati të përzgjedhur prej saj !
Çmimi i energjisë elektrike caktohet nga këta, rritet prej tyre për të përfituar maksimalisht! Kjo është arsyeja që qytetarët paguajnë më shtrenjtë energji dhe që nga 1 janari do ta paguajnë edhe më shtrenjtë ! Nuk janë pak, por 600 milion euro të paguara/vit.
-Kërkimi, prodhimi, përpunimi, depozitimi, tregtimi i naftës dhe gazit është monopol dhe oligopol! Qeveria përgjithësisht ka hequr dorë nga kjo pasuri shqiptare dhe e ka lëshuar qëllimisht në duart e disa privatëve, të përzgjedhur politikisht, në mënyrë të korruptuar !
Çmimi i naftës dhe gazit caktohet nga këta, rritet prej tyre për të përfituar maksimalisht ! Kjo pasuri shqiptare llogaritet në mbi 3.5 miliard usd dhe nga kjo Shqipëria po përfiton 0 USD, klientët politik dhe familjet në pushtet disa qindra miliona. Kjo është arsyeja që qytetarët, gjithnjë, paguajnë më shtrenjtë naftën dhe gazin për konsum të përditshëm. Nuk janë pak, por 800 milion euro të paguara/vit.
– Telefonia, fikse dhe e lëvizshme, është monopol dhe oligopol, i disa privatëve të përzgjedhur politikisht pa garë ose me gara të korruptuara. Qeveria, Albtelekom, AMC, VODAFON, EAGLE, MOBIL 4AL, ndajnë monopolin, oligopolin dhe përfitimet.?.
Por, të gjitha vijojnë të qëndrojnë ashtu siç ishin, për më tepër Rilindja ka futur edhe PPP-të, për të cilat ka mjaft hije dyshimi.
Të gjitha ato që përmend me sipër, vijojnë të jenë sikurse i etiketonte Braçe 9 vite më parë. Duke filluar që nga OSHEE, OST, KESH, nafta, telefonia fikse dhe e lëvizshme, vijojnë të rrjepin qytetarët shqiptarë, dhe zoti Braçe, sot në pushtet nuk ka marrë asnjë masë për ta ndaluar.
Çmimi i energjisë në Shqipëri, renditet ndër më të shtrenjtat në Rajon. Maqedonia, Serbia dhe Kosova kanë çmime më të lira.
Po ashtu, Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë.
Nga ana tjetër, në atë kohë, Braçe deklaronte se ?Çmimi, tarifa e çdo bisede telefonike caktohet nga këta, ulet minimalisht por dhe rritet për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që qytetarët, çdo ditë, paguajnë më shtrenjtë se mesatarja e vendeve fqinje apo evropiane, çdo tingull, çdo germë, çdo foto brenda një komunikimi që paraja e bën të pamundur. Nuk janë pak, por 550 milion euro të paguara/vit.?.
Por, çfarë ka ndodhur?
Cmimet e telefonisë celulare në vendin tonë janë rritur me 50-70%. Një fakt ky i denocnuar së fundi fort nga mediat.
Nga ana tjetër, Braçe në atë kohë deklaronte se ?Ndërtimi i rrugëve, shkollave, spitaleve, ujësjellësve e kanalizimeve, është oligopol i disa privatëve ku qeveria dërgon, me gara të korruptuara, paratë publike të taksave të shqiptarëve.
Qeveria ua jep kontratat qeveritare 4-5 kompanive, klientë politikë të saj. Qeveria, ka urdhëruar përqendrimin edhe më të kontratave dhe para tek këta, kur me vendim ka përjashtuar nga tregu dhjetëra kompani që sipas saj nuk kanë realizuar një kontratë të mëparshëm në 70% të vlerës së saj. E gjitha kur ka mbi një vit që nuk i paguan! Ndaj shqiptarët do të paguajnë çdo km rrugë më shtrenjtë, nga 2-15 milion euro. Nuk janë pak, por 750 milion euro/vit.?.
Por çfarë do të thotë sot zoti Braçe për PPP-të, koncesionet, për rrugën Tiranë-Elbasan që nuk ka përfunduar ende dhe për të cilën vetëm është shtuar investimi. Cfarë do të thotë Braçe për Unazën e Madhe të Tiranës? Çfarë do të thotë sot Braçe për koncesionet në shëndetësi?
Ka pasur raste, të denoncuara publikisht, ku për një PPP, shteti ka paguar që në vitin e parë 5 herë më shume se investimi total i privatit për gjithë koncesionin, të cilat duket të jenë devijim i pastër i buxhetit në llogari private.
Më tej, Braçe deklaronte se ? 8 tregje të tjera, i importit të grurit/prodhimit dhe shitjes së miellit për bukë, i duhanit, i çimentos, i transportit ajror, i menaxhimit të aeroporteve, i shërbimit/kolaudimit të automjeteve, i menaxhimit të porteve detare, i pullave fiskale, i ilaçeve të rimbursueshme, makinave që kontrakton Qeveria, janë monopol/oligopol/ pa konkurrencë i disa privatëve, përgjithësisht të zgjedhur nga Qeveria politikisht, në gara të korruptuara ku sërish Qeveria ka pjesën e saj.
Çmimet i caktojnë këta, i rritin këta për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë dhe do paguajnë edhe më shtrenjtë bukën, duhanin, çimenton, biletat e avionit, taksat e aeroportit, kolaudimin e automjeteve, biletat e taksat e porteve, ilaçet, makinat. Nuk janë pak, por 720 milion euro/vit.?.
Dhe sot Braçe nuk mund t?i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri për ti ndryshuar këto që ka thënë vetë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Chek-up në shëndetësi vijon ta këtë Vilma Nushi, aeroporti i Rinasit vijon të ketë cmimet më të larta në rajon, për shkak të monopolit, cmimet e ilaçeve në Shqipëri vijojnë të jenë të larta, kolaudimi i automjeteve po ashtu vijon të jetë një problem më vete. Buka dhe madje ushqimet bazë të shportës në Shqipëri vetëm sa janë rritur.
?Tregtimi i bonove të thesarit nuk ka konkurrencë dhe tregu është i përqendruar tek një bankë. BSH dhe Qeveria kanë lejuar këtë gjë duke bërë që çmimi i bonove të thesarit të rritet në mënyrë të pa arsyeshme, për pasojë kostoja e borxhit qeveritar të rritet po aq.
Çmimi i bonove të thesarit caktohet nga këta, pra Banka private, BSH dhe Qeveria, rritet nga këta! Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë e do të paguajnë edhe më shtrenjtë për borxhin publik të shtetit, deri në 2 mld usd për tre vite.
Po e mbyll faturën këtu! Janë gati 4 miliard euro që i xhirojnë e përfitojnë monopolet, pra rreth 60 kompani dhe që i paguajnë mbi 3 milion shqiptarë!!!
Kjo është kapja e shtetit! Monopolet po zhvasin çdo shqiptar, po pasurojnë çdo Qeveritar!
Ky është pushteti i tyre, nuk është pushteti i shqiptarëve. Monopolet dhe ekonomia kriminale është arsyeja pse në këtë vend ka krizë politike dhe nuk ka zgjidhje! Këta nuk lejojnë zgjidhje!?-përfundonte deklarata e Braçes.
Tashmë ne mund ti bëjmë një pyetje zv.kryeministrit aktual, po sot cila nga ato që ka përmendur më lart vetë, nuk është e kapur nga qeveria?
Në vitin 2018, Shqipëria është renditur ndër 15 vendet me borxhin publik më të lartë në Europë. Borxhi publik ka arritur në rreth 66.00 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Rilindja ka të paktën 6 vite në pushtet dhe Erion Braçe është tashmë zv.kryeministër i Shqipërisë.
Çfarë e pengon të zgjidhë ato probleme që ka theksuar vetë Braçe, të cilat i ka njëlloj si 9 vite më parë, kur bënte deklarata në opozitë?
Asnjë nga pikat e thëna prej tij nuk janë zgjidhur./CNA.al
Balerini i njohur Graciano Tagani vetëm pak javë më parë dek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tak...
Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore ‘The L...
Një trup i tonifikuar është i rëndësishëm në çdo moshë, por ...
Alex Rodriguez u shfaq me një shenjë të nxirë në afërsi të s...
Femrat të cilat i kanë flokët me gjatësi mesatare apo të shk...
Jeni gati t’i zbuloni?Janë shumë të thjeshta dhe lehtësisht ...
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e gru...
Në vijim të turit të tij të takimve në rrethe, kryetari i Pa...
Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë në...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka sqaruar për ...
Vera e 2019-s do të sjellë shumë trendë të reja, por edhe ri...
Dy deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, ndod...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ish-ministri i Dejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ...
Shqipëria konsiderohet si vend i varfër, po me politikanë të...
Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim m...
Ndërkohë që vetëm një ditë na ndan nga protesta e paralajmër...
Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, referuar mungesës së Gjy...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama ka zgjedhur të përshënde...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...