web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet mat prokurori i Krimeve të Rënda/ Apartamentet dhe dhuratat "dogjën" Artan Bajramin

13 Mars 2019, 15:34, Aktualitet CNA

Artan Bajrami, i cili drejtonte Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda u shkarkua pak ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupi gjykes i përbërë ngga Valbona Sanxhaktari, kryesuese Suela Zhegu realtore dhe  Brunilda Bekteshi anëtare, firmosën shkarkimin e tij, me arsyetimin se  ka deklarim të pasaktë dhe mospërputhje deklarimesh, se ka deklarim të rremë dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm.

Bëhet fajlë për apartamente, hua, dhe një automjet, për të cilat KPK kosntatoi se ka probleme me deklarimin.

Pasuria që e “dogji” Bajramin

Referuar ?Deklaratës Fillestare të vitit 2003? të dorëzuar pranë ILDKPKI-së, subjekti ka deklaruar apartament banimi, me sipërfaqe 111 m², ndodhur në Tiranë:  vlera e deklaruar: 6,500,000

Si burim të krijimit subjekti ka deklaruar:kredia në Bankën e Kursimeve, në vlerën prej 5,000,000 lekësh dhe shuma 1,500,000 lekë nga të ardhurat në vite.

Hetimi i kryer nga Komisioni është përqendruar në: – vërtetësinë e deklarimeve të bëra nga subjekti i rivlerësimit dhe – burimin e ligjshëm të krijimit të kësaj pasurie.

Komisioni ka kërkuar informacion dhe dokumentacion nga institucionet, si ZVRPP Tiranë.

ZVRPP Tiranë13 me përgjigjet e dërguara, ka konfirmuar se kjo pasuri është regjistruar në emër të shtetasit Artan Bajrami.

?Raiffeisen Bank?, me shkresën nr. *** prot., datë 14.02.2018, ka konfirmuar se subjekti i rivlerësimit është kredimarrës pranë kësaj banke, për një kredi të marrë, më datë 05.05.2000, në shumën prej 5,000,000 lekësh dhe se aktualisht detyrimi i pashlyer i kredisë është në shumën 1,871,167.34 lekë. Bashkëlidhur shkresës, ka dërguar dhe kontratën e huas, kontratën e hipotekimit dhe dokumentacion shoqërues lidhur me këtë kredi.

Nga verifikimi i ?dosjes së kredisë?, konfirmohet se, më datë 05.05.2000, subjekti i rivlerësimit ka lidhur kontratën e huas për blerje me palë huadhënëse Bankën e Kursimeve (sot ?Raiffeisen Bank?), shuma e akorduar në vlerën prej 5,000,000 lekësh.

Sipas procesverbalit 16 të mbajtur pranë ILDKPKI-së, nga shpjegimet e subjektit më datë 23.02.2016 dhe nga përgjigjet e pyetësorëve të dërguara nga subjekti pranë këtij Komisioni, subjekti ka deklaruar se: ?Ky apartament fillimisht është prenotuar nga shtetasi P. A 17 sipas kontratës së sipërmarrjes së vitit 1998 dhe se me datë 18.04.2000, subjekti i rivlerësimit duke kaluar në cilësinë e blerësit ka lidhur kontratën e shitjes me kusht me shoqërinë ?Teknoprojekt? sh.p.k.

Subjekti i rivlerësimit i pyetur nga Komisioni, ndër të tjera ka deklaruar se: ?Shuma prej 4,000 USD ka shërbyer për efekte të prenotimit vetëm në momentin fillestar të apartamentit ku banon, sipas kontratës së porosisë, datë 25.04.1999, të lidhur ndërmjet z. P. A (djalit të baxhanakut të tij) me shoqërinë e ndërtimit.

Ka deklaruar se, për blerjen e shtëpisë së tij në Tiranë ka  kontribut vetëm shumën e kredisë, dhe pjesa tjetër është mbuluar nga familja A.. Përfundimisht, shpjegon se shuma prej 4,000 USD është përdorur për prenotimin e apartamentit sipas kontratës së porosisë datë 18.05.2006.?

Ky deklarim është konfirmuar dhe nga z. Ll. A, i cili deklaron se ka kontribuar financiarisht në shumën prej 1,500,000 lekësh për blerjen e banesës në Tiranë, të subjektit të rivlerësimit?.

Komisioni nga verifikimi i deklaratës ?Vetting?, krahasuar me deklarimet para fillimit të detyrës në vitin 2003:  ka konstatuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarime lidhur me burimin e krijimit nga subjekti i rivlerësimit, për pagesën e këstit prej 1.5 milion lekë për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Në deklaratën ?Vetting? deklarohet si burim, shuma 4,000 USD nga shitja e apartamentit në Gramsh dhe kursimet ndër vite nga pagat.

Në ?deklaratën e vitit 2003?, deklarohet si burim shuma nga të ardhurat në vite. Gjatë hetimit përpara Komisionit subjekti ka deklaruar se shuma prej 4,000 USD është përdorur për prenotimin e apartamentit.

Pagesa prej 1.5 milion lekë është deklaruar nga subjekti ?si dhuratë? nga z. Ll. A.

Lidhur me këto mospërputhje deklarimesh subjektit iu kalua barra e provës për të dhënë shpjegime lidhur me konstatimet e Komisionit.

Subjekti ndër të tjera, ka shpjeguar se, ? pagesa në shumën 1.5 milion lekë nuk është kryer prej tij, por nga shtetasi Ll. A si ?dhuratë?.

Për këtë qëllim subjekti ka depozituar edhe një deklaratë noteriale me datë 29.11.2018, të shtetasit Ll. A, i cili deklaron se ka kontribuar financiarisht në shumën prej 1,500,000 lekësh për blerjen e banesës së subjekti i rivlerësimit në Tiranë dhe pjesa tjetër prej 5,000,000 lekësh u mbulua me kredi nga ana e subjektit.

Kjo për shkak të lidhjeve të tyre familjare. Subjekti në shpjegimet e tij ka sqaruar shprehimisht se: ?Deklarimi në deklaratën ?Vetting? se shuma prej 4,000 USD është përdorur për blerjen e apartamentit në Tiranë, është lajthitje nga ana tij, që mund të ketë ardhur nga pakujdesia gjatë plotësimit të formularit… ”

Vettingu kap mat Bajramin

Deklarimet e subjektit përpara Komisionit të shoqëruara me dokumentacion mbështetës, siç është deklarata e shtetasit Ll. A përpara noterit publik, janë deklarime krejtësisht të ndryshme nga deklarimet që subjekti i rivlerësimit ka bërë në deklaratën ?Vetting? në lidhje me burimin e ligjshëm të krijimit të këtij aseti.

Për më tepër, subjekti i rivlerësimit në asnjë nga deklaratat periodike vjetore nuk ka deklaruar ?dhurimet?, përfshirë dhe dhurimin e shumës prej 1,300,000 lekësh apo 1,500,000 lekë nga shtetasi Ll. A, për të cilën ka deklaruar se ka shërbyer si burim 10 për krijimin e apartamentit, të blerë nga ana e tij në vitin 2000.

Si rrjedhim, nuk ka prova që të mbështesin deklarimet e subjektit, të dhëna gjatë procesit të rivlerësimit. Mosdeklarimi i ?dhurimit? si burim në shumën prej 1.5 milion lekësh në deklaratën ?Vetting? dhe në deklaratën e vitit 2003, për blerjen e banesës në Tiranë, e vë subjektin e rivlerësimit në kushtet e deklarimit të rremë.

Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të rremë në deklaratën ?Vetting? mbi burimin e krijimit, për pagesën e këstit prej 1.5 milion lekë në blerjen e apartamentit në Tiranë, pasi në deklaratën vetting subjekti ka deklaruar si burim shumën prej 4,000$ nga shitja e apartamentit në Gramsh dhe kursimet ndër vite nga pagat, ndërsa gjatë hetimit administrativ dhe në seancë dëgjimore deklaroi se burim janë të ardhurat e dhuruara nga shtetasi LL.A.

Gjatë hetimit administrativ u evidentuan dhe ?dhurime? të tjera nga z. Ll. A në favor të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.

Vlera prej 1,300,000 lekësh/1,500,000 lekësh, për apartamentin e blerë në vitin 2000.

Vlera prej 1,500 eurosh (konvertuar 207,450 lekë), për studimet e djalit të subjektit të rivlerësimit në vitin 2011.

Vlera prej 1,800 eurosh (konvertuar 251,500 lekë) për shërbime mjekësore dhe udhëtim të bashkëshortes së subjektit në vitin 2012.

Vlera prej 150,000 lekësh paguar për studimet e djalit të subjektit të rivlerësimit për vitet 2013 dhe 2014.

Vlera prej 900 eurosh (konvertuar 125,000 lekë), për operacionin e djalit të subjektit të kryer në Turqi, periudha e padeklaruar.

Totali i dhurimeve të deklaruara si të përfituara prej shtetasit Ll. A, janë në vlerën prej 2,234,400 lekësh apo rreth 16,600 euro.

Një tjetër pasuri me probleme

Apartament, me sipërfaqe 55 m² dhe verandë 110 m², i ndodhur në  Kavajë, i prenotuar në vitin 2006, me vlerë 30,000 euro, nga të cilat janë paguar vetëm 20,000 euro.

Si burim të krijimit të saj, subjekti ka deklaruar kursime në vite nga pagat. Kjo pasuri është fituar nëpërmjet kontratës së porosisë, datë 18.05.2006, lidhur midis z. Artan Bajrami dhe  nje shoqërie private.

Referuar Deklaratës Periodike Vjetore (në vijim DPV) të vitit 2006, subjekti ka deklaruar prenotim apartamenti, sipas kontratës së porosisë të datës 18.05.2006.

Vlera e deklaruar e apartamentit: 30,000 (tridhjetëmijë) euro, sipërfaqja: 55 m² + 110 m² verandë, vendndodhja në Plazh.

Pagesa e kryer: deklaruar se është paguar shuma prej 20,000 eurosh sipas mandat arkëtimit nr. 15, datë 17.05.2006.

Burimi i krijimit (i kryerje së pagesës): pakësuar kursimet e deklaruar më parë.

Gjithashtu Komisioni ka evidentuar pasaktësi në deklarim për shumën prej 4,000 USD, e përfituar nga shitja e apartamentit të tij në Gramsh, pasi në ?deklaratën fillestare të vitit 2003? të dorëzuar pranë ILDKPKI-së, më datë 26.03.2004, është deklaruar se ka shërbyer në krijimin e gjendjes së cash-it në shumën prej 15,000 USD, ndërsa në deklaratën ?Vetting? është deklaruar si burim krijimi për blerjen e apartamentit në vitin 2000. Për më tepër, subjekti në deklaratën ?Vetting? ka deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie vetëm të ardhurat nga paga e tij.

Për më tepër CNA.al po sjell vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku arsyetohet shkarkimi i prokurorit Artan Bajrami./CNA.al

Vendim-Artan-Bajrami

 

Në ?sitë? prokurori i radhës/ Vettingu i ?pret? kokën ?

Rehatohet Kryeprokurori/ Artan Bajrami ?uzurpon? institucionet shtetërore





Lajmet e fundit nga