Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar. Të gjithë kontabilistët e miratuar që janëaktualisht aktivë do të verifikohen për vërtetësinë e arsimit, rregullsinë e mbajtjes së dokumentacionit për fitimin e titullit, do tu verifikohet dosja personale, etj. Nërast se e kalojnë këtë verifikim, ata do të pajisen me njëkartë profesionale, që do tu mundësojë atyre tëvazhdojnë aktivitetin.
Këto masa merren në kuadër të një rregulloreje të re, ?Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të profesionit të kontabilistit të miratuar dhe organizatave të tyre profesionale të Bordit Të Mbikëqyrjes Publike?, të miratuar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike në fund të muajit shkurt. Ky vendim është miratuar në zbatim të ligjit nr. 10 091, datë 05.03.2009 ?Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar?.
Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet kombëtar, nën varësinë e Ministrisë së Financave, aktiviteti i së cilit deri tani ka qenë mbikëqyrja transparente e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar (EKR)dhe firmave të auditimit, mbikqyrja e të gjithë ekspertëve, firmave audituese dhe veprimtaria e organizimit profesional të EKR. (këta të fundit janë të detyruar t?u nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme, ndërsa paguajnë tarifa të caktuara ndaj këtij Bordi, si përqindje e auditimeve për shoqëritë me interes publik).
Tashmë, Bordi do të mbikëqyrë dhe të gjithë kontablët e regjistruar. Në një njoftim, Bordi i Mbikëqyrjes Publike u ka kërkuar të gjithë kontabilistëve që deri në 30 prill të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, qëdo të shërbejë për verifikimin e aktivitetit të tyre dhe për lëshimin e kartës.
Rregullorja
Sipas njoftimit të Bordit, kjo rregullore parashikon procedurat e verifikimit të Kontabilistëve të Miratuar Aktivë, si dhe kriteret për pajisjen me kartë profesionale.
Verifikimi i Përputhshmërisë Ligjore të Veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar
1. Procesi i verifikimit bëhet për të gjithë zotëruesit e titullit Kontabilist i Miratuar, dhe përfshin sa më poshtë:
· kontrollin e kryerjes së edukimit të vijueshëm,
· rregullsinë e dokumentacionit lidhur me fitimin e titullit KM, (kontabilist i miratuar),
· rregullsinë e dokumentacionit në momentin e regjistrimit në OP(organizatat profesionale) pas marrjes së titullit KM
· marrëdhëniet e punës apo angazhimit përgjatë 5 viteve të fundit dhe pajtueshmërinë me dispozitat ligjore në fuqi,
· si dhe verifikimin e dosjes personale të lidhura me çështjet gjyqësore dhe dëshmisë së penalitetit.
· çështje të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës për ushtrimin e profesionit apo me legjislacionin në fuqi.
2. Në fund të procesit bëhet një vlerësim lidhur me pajtueshmërinë ligjore dhe secili subjekt për të cilin dëshmohet se janë përmbushur kriteret ligjore pajiset nga BMP me një kartë profesionale, e cila dëshmon të drejtën për të vijuar ushtrimin e profesionit në periudhën në vijim.
3. Dokumentacioni dorëzohet pranë BMP drejtpërdrejtë nga subjekti ose pranë OP ku subjekti është i anëtarësuar.
4. Në rastet kur subjektet e parashikuara në këtë rregullore nuk kanë dorëzuar dokumentacionin brenda afateve të parashikuara në këtë rregullore, veprimtaria e tyre pezullohet si pasojë e mos-përfshirjes në regjistrat publikë të OP-ve.
5. Të gjithë ato subjekte që duan të përfshihen në këtë proces pas afateve të përcaktuara në këtë rregullore duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim pranë BMP, i cili merr në shqyrtim rastin dhe brenda një periudhe 3 mujore vendos nisjen e procesit të verifikimit.
6. Të gjitha subjektet të cilat përgjatë procesit kalojnë në statusin pasiv duke u tërhequr përkohësisht nga ushtrimi i profesionit apo që deri në momentin e kryerjes së procesit të verifikimit nuk kanë qenë ushtrues të profesionit janë të detyruar të kalojnë në proces verifikimi sikurse të gjitha subjektet përpara se të regjistrohen në regjistrin publik për të vijuar më pas me ushtrimin e profesionit.
7. Dokumentacioni që do të jetë pjesë e vlerësimit paraqitet si më poshtë:
a) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
b) Dëshmi penaliteti;
c) Certifikata e titullit KM;
ç) Numri i identifikimit të personit të tatueshëm (certifikatë NIPT);
d) Vërtetim nga OP përkatëse:
i. për rezultatet e kontrollit të cilësisë realizuar nga OP përkatëse (në rastet kur janë kryer);
ii. nëse janë marrë masa disiplinore ose jo nga OP përkatëse;
iii. për kryerjen me sukses të kualifikimit të vijueshëm për 5-vitet e fundit;
dh) Vërtetim nga sigurimet shoqërore për marrëdhëniet e punësimit, për 5 vitet e fundit. Në rast se individi ka qenë jashtë vendit, si dokument vërtetimi shërbejnë kontratat dhe certifikatat e punësimit (fotokopje të noterizuara);
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm është deri më 30 prill 2019.
Shënim. Të gjithë dokumentet, bazuar në listën më sipër, që disponohen nga OP-të vihen në dispozicion të Komisionit ad-hoc, drejtpërdrejtë nga OP-të përkatëse./ Monitor
Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë deri në mesdi...
Sot do jeni ne humor te shkëlqyer ju te dashuruarit dhe do j...
Gjatë një lidhje direkte me “A show” në televizionin “News 2...
Në emisionin “360 gradë” të mbrëmjes së sotme si temë diskut...
Mbrëmjen e sotme ish-deputeti, Ervin Salianji në emisionin “...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një tjetër skandal ...
Kjo parti është partia DEMOKRATIKE, që ka lindur pikërisht n...
Rudina Hajdari, deputetja e pabindur e Partisë Demokratike, ...
Në një reagim në rrjetet sociale Ministrja e Shtetit për Par...
Në të përditshmen italiane “Libero” është publikuar sot një ...
I ftuar në emisionin “Real Story”, në televizionin “Vizion P...
Një kronikë e çuditshme e Top Channel raportoi sot se shefi ...
Kriza aktuale nuk është sporadike, por vijim i gjithë situat...
Gazetari, Basri Çollaku, i ftuar në studion e emisionit “Ope...
Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë prezent n...
Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka zbuluar mbrëmjen e s...
“A po mbërrihet te zgjedhjet e parakohshme?” Është kjo tema ...
Ish-deputeti Nard Ndoka ka qenë i ftuar në edicionin qendror...
Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, ka folur rreth zgjid...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...