web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet tek “Petro Nini Luarasi”/ Spiropali: U revoltova nga skenat

11 Mars 2019, 21:10, Aktualitet CNA

Në një reagim në rrjetet sociale Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme në përplasjen mes policisë dhe banorëve tek shkolla ?Petro Nini Luarasi?.

Në reagimin e saj Spiropali tha se është indinjuar nga ato skena, madje është revoltuar duke i parë. Ndërsa përsa i përket shkarkimit të Drejtorit të Policisë, Spiropali vlerësoi Ministrin e Brendshëm, ku sipas saj ka treguar edhe njehere integritetin e tij te lartë qytetar e profesional, i cili kritikoi policinë për mënyrën se si u qas në atë situatë.

?Sot i pashë edhe unë pamjet e ofruara nga ekranet e lajmeve në kohë reale tek rruga e shkollës ?Petro Nini Luarasi?. Edhe unë u indinjova e madje revoltova duke i ndjekur ato skena dhe duke dëgjuar e lexuar tërë mynxyrat me radhë. Sikur të mos mjaftonin lajmet e rreme nga terreni që i mvisheshin pamjeve, që nga IKMT që do prishte shtëpinë e deri tek pallati që do ndërtohej mbi trupat e familjarëve, ishte edhe tërë ai grup policësh që s?bënte asgjë përveçse shtonte ankthin e skenës.

Duke përfituar nga mundësia që më jep detyra, fillova të mbledh informacion mbi atë vendngjarje dhe sa më shumë mësoja rreth të vërtetës, aq më shumë tromaksesha nga gënjeshtrat që vijonin t?u jepeshin live teleshikuesve e portalqëmtuesve…

Mësova se bashkia u ka ofruar atyre një zgjidhje të cilën e kanë refuzuar dhe që në fakt, tekefundit e tëra është një histori konflikti mbi një pronë mes dy palëve, ku as qeveria e as pushteti vendor nuk hyjnë asgjëkundi. Të tëra këto i mësova, falë mundësisë për të marrë informacion, si ministre, po ndërkohë që unë i mora këto informacione, kanalet e televizioneve dhe mediave online vijuan kërdine e tyre, duke dizinformuar në rastin më të keq dhe keqinformuar në rastin më të mirë.

Ministri i Brendshëm, duke treguar edhe njëherë integritetin e tij të lartë qytetar e profesional, kritikoi policinë për mëyrën se si u qas në atë situatë ku as ndërhyri, as u largua, po thjesht qëndroi aty amorfe, pa mundur t?i shpëtoi shigjetimit nga të katër anët. Unë vete s?di të them se sa të drejtë ka pasur gjykata në atë vendim të formes së prerë që ka dhënë, por edhe pse jam e prirur të mos besoj në vendimet e drejtësisë së vjetër të pavetuar, di që ende nuk është zbuluar në botë ndonjë sistem ku vendimi i gjykatës, të rrëzohet nga bindjet e njerit a të tjetrit ? në qeveri a në media a në shoqerinë civile.

Sidoqoftë, përtej të gjithave, kjo ishte një dite e shënuar për forcën goditëse të lajmit të rremë. I cili mori dhenë dhe provokoi reagimin e shumë njerëzve të mirë, që ranë pre e lehtësise së padurueshme me të cilën media ktheu përmbys skenën e sotme tek rruga e shkollës Petro Nini Luarasi. Megjithatë, dita u mbyll në lartësinë e ambicies sonë për shtetin dhe Policinë e Shtetit, me largimin e drejtuesit të policisë së Tiranës. Jo sepse dikush shkeli ligjin. Aspak. Po sepse sic e shprehu qartë kolegu Sandër Lleshi, policia nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht, po duhet të jetë edhe me mendje e zemër në lartësinë e syve të publikut”,- tha Spiropali. /CNA.al

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga