Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Një nga ikonat e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja për disa mandate, një nga personalitetet e së majtës shqiptare, Arta Dade kohët e fundit është treguar mjaft e ashpër me kryeministrin Rama por ka zbuluar jo pak detaje nga pazaret politike.
Ajo ka mbajtur qëndrime të forta ndaj tij, jo vetëm në lidhje me atë çfarë ka bërë qeveria, jo vetëm në lidhje me sjelljen e Edi Ramës ndaj PS-së, por së fundi ka zbuluar edhe disa pika të errëta të kryeministrit të vendit me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën.
Në televizionin ?ABC News?, Arta Dade dy ditë më parë ka pasur qëndrime të forta, të cilët janë anashkaluar nga mediat dhe duket se nuk kanë pasur vëmendjen e duhur.
Arta Dade, duke folur për opozitën e djeshme dhe qeverinë e sotme, për Edi Ramën para 2013-ës dhe sot, tha se ky i fundit tradhëtoi tre nga kauzat kryesore të opozitës në atë kohë.
Për Arta Daden tre kauzat kryesore të opozitës në atë kohë, të forta të Edi Ramës dhe socialistëve, të cilat ishin pikat kryesore që i ndihmuan të vinin në pushtet, ishin tre denoncime të mëdha:
Së pari, afera me Rrugën e Kombit, abuzimi me qindra million euro, për të cilën socialistët i drejtuan gishtin Sali Berishës. Sipas Dades, me qëndrime të forta politike.
E dyta, ishte nënshkrimi i marrëveshjes detare, me Greqinë. Sërish një akt i fortë i socialistëve, të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe solli anullimin e marrëveshjes, e firmosur nga dy ish-kryeministrat, Berisha-Karamanlis, dhe ministrat e Jashtëm, Dora Pakojanis dhe Lulzim Basha.
E fundit dhe më e rëndësishmja për Daden ishte, ngjarja e 21 Janarit 2011. Katër viktima, të cilat erdhën si pasojë e një denoncimi në emisionin Fiks Fare, ku zv.kryeministri i atëhershëm Ilir Meta kapej me bllok në dorë, duke bërë një Pazar për rreth 700 milion lekë me ministrin e tij të Ekonomisë, në atë kohë të ndjerin Dritan Prifti, të cilit i kërkonte të firmoste disa leje si benefite të tij politike.
Në fakt, për Arta Daden, të tre këto pika që ishin kyçe, pra Rruga e Kombit, Marrëveshja e ujërave detare me Greqinë dhe 21 Janari.
Socialistët ja drejtuan Berishës, por çuditërisht në të tre këto kauza qëndronte Lulzim Basha.
Edi Rama premtoi se kur do vinte në pushtet do t?i zbardhte secilën nga këto pika dhe do të vinte përpara drejtësisë përgjegjësin kryesor, i cili ishte Sali Berisha.
Por megjithëse ne, tha Arta Dade e drejtonim gishtin tek Sali Berisha, në të treja këto kauza ka qënë Lulzim Basha.
Pra, në lidhje me akuzat për Rrugën e Kombit, ministri i Transportit ka qënë Lulzim Basha, ministër i Jashtëm kur u nënshkrua marrëveshja me Greqinë ka qënë Lulzim Basha dhe ministër i Brendshëm në 21 Janar 2011 ka qënë sërish Lulzim Basha.
Për Arta Daden ka një rastësi të ?çuditshme?, ku gishti drejtohej ndaj Sali Berishës, kur në fakt përgjegjësi kryesor ka qënë Lulzim Basha dhe në të treja rastet u premtua nga Edi Rama se do të hetoheshin dhe do të zbardheshin deri në fund ditën që Partia Socialiste do të vinte në pushtet.
Por, çfarë ndodhi?
Ajo që tha Arta Dade më lart, është krejtësisht e vërtetë. Socialistët kanë gjashtë vite në pushtet dhe në asnjë moment qeveria nuk luftoi dhe nuk zhvilloi betejën e saj, as për zbardhjen e aferës në Rrugën e Kombit, as për Marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe as për 21 Janarin, kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u la me gjakun e katër viktimave.
Në të treja rastet ministër ishte Lulzim Basha dhe në të treja rastet përgjegjës ishte Lulzim Basha, i cili jo vetëm nuk u hetua dhe Edi Rama nuk e çoi në fund asnjë nga kauzat apo premtimet e bëra para shqiptarëve, por u ul me Bashën, bëri një marrëveshje dhe sot përtej fasadës politike, janë dyshja kryesore në vend e pandashme, ku njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën.
Palët politike, përtej asaj çfarë duket në skenë apo faktorëve të tjerë që ndërhyjnë dhe i fusin në beteja janë me prova dhe fakte konkrete bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit. Rama dhe Basha tashmë janë të provuar në shumë e shumë raste se bashkëpunojnë në distancë apo nga afër për interesa të njëri-tjetrit.
Ashtu si Rama luftoi dhe mbylli tre kauzat e socialistëve, të cilat ishin ?kali i tyre i betejës? në opozitë, kundër qeverisë së Berishës, me përgjegjës ministrin kryesor të Saliut, zotin Lulzim Basha, nga ana tjetër edhe ky i fundit lufton për Ramën si pjesë e financimeve nga Soros.
Që nga marrëveshja e 17 majit, interesa të ndryshme, deri te 16 milion eurot e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës apo dhe favore të tjera nga qeveria, për ngjarje siç janë financimet ruse nga off-shore e shumë e shumë të tjerë, janë qokat e pandalshme të Edi Ramës.
Kauzat ishin tre dje për socialistët, sot për Rilindjen nuk ekzistojnë dhe ky tashme është fakt që mbi të gjitha vlen vetëm Luli./ CNA.al
Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:45 të paradites së sot...
Dhuna ndaj mjekëve ka çuar në reagimin e “bluzave të bardha”...
Javën e kaluar Netflix bëri një njoftim të rëndësishëm ku tr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ju japë sot mandatin e d...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo jave do jete edhe me e bukur...
Pak e dinë se Eqrem Çabej ndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe ...
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masav...
DASHI21. mars – 20. prill Dite delikate dhe e mbushur me ko...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spi...
Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takim në ...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ditën e djeshme, publ...
E mbani mend Klodin e Big Brother që bëri bujë në ‘Big Brot...
Rike Roci njihet si vajza më tërheqëse e clia disa vite më p...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ribashkimi i Marcelos me skuadrën shkaktoi një incident te R...
Ditën e djeshme u zhvillua një protestë në qytetin e Fierit ...
Gazetari Ferdinand Samarxhi i qenë prezent në rubrikën “Opin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...