Zhupa-mazhorancës: Rrëzimi i shfuqizimit të ligjit 21/2024 iu duhet për të realizuar projektet turistike
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Fatos Lubonja nuk është nacionalist. Biles ka një jetë që lufton kundër tyre si, racë dhe si mentalitet. I lufton ata në këndvështrimin e një njeriu mendjehapur, që konsideron bazike lirinë e qytetarit për të zgjedhur, dhe jo detyrimin për të menduar si pjestar i një kombi.
Ai ka qenë idhtari i parë i ?Shoqërisë së Hapur? në Shqipëri, mbështetur nga Soros, dhe jetoi një jetë me paratë e tij.
Sot, ai në fakt është e kundërta e vetvetes. Ai ka gjithë retorikën që nacionalistët etnikë në Ballkan, zakonisht kanë kundër Perëndimit. Ai është kundër mbikqyrjes europiane të Shqipërisë, kundër ndikimit amerikan në Shqipëri, kundër përkushtimit ndaj orientimit Perëndimor të Shqipërisë, dhe çdo gjëje tjetër, nëse këtë gjë e kërkon dhe Edi Rama. Pra, ai është gati të bëhet një nacionalist etnik i vet-izoluar dhe agresiv kundër Perëndimit, për shkak të urrejtjes ndaj një njeriu.
Fatos Lubonja është një intelektual që së paku njeh letërsinë dhe artin në tërësi. Ka bërë përpjekje për të qenë shkrimtar, por së paku është publicist shumë i mirë. Dhe si i tillë, ka bërë vend në opinionin pubik shqiptar.
Por është e çuditshme se si në të njëjtën kohë, ai është urrejtësi më i madh i vlerave shqiptare të çertifikuara në botë si të tilla.
Ai është urrejtësi më i madh dhe baltëhedhësi më i madh ndaj Ismail Kadaresë, shqiptarit që na përfaqëson në majat e letërsisë botërore, dhe që do të duam shekuj ndoshta ta përsërisim historinë e tij. E urren si të suksesshëm. Nuk duron dot suksesin e tij, lexuesit e tij, kritikët e tij, admiruesit e tij, bile as qejfmbeturit ndaj tij. I do të gjithë të jenë urrejtës të tij.
Njësoj si ndaj Kadaresë, ju turr ca kohë më parë Igli Tares, një sportisti të suksesshëm shqiptar në Perëndim, dhe Saimir Pirgut, një tenori të pranuar si talent në Perëndim. E gjithë kjo, për shkak të urrejtjes ndaj një njeriu, Edi Ramës.
Personat e mësipërm, edhe pse janë talente të provuara në Europë, nuk urrejnë Edi Ramën, si ai, dhe kjo mjafton.
Fatos Lubonja është një qytetar Perëndimor me letra, me familje Perëndimore. Jeton dhe mes Shqipërisë e Italisë. Kur e dëgjon nga larg, të duket njeriu i përkushtuar ndaj betejave të mëdha, ndaj oligarkëve, dhe një frymëzues revolucionar në tentativë.
Në fakt, në shtypin shqiptar, përveç periudhës që punonte në një projekt të ?Soros?, ka tërë jetën që punon tek ata që quhen oligarkë.
E ka nisur me Koço Kokëdhimën dhe ka vazhduar me Sandër Frangajn e Irfan Hysenbelliun, të cilët i konsideron fatkeqësi kombëtare. Dhe një herë që donte të ikte nga mafia lokale, siç e quan ai, përfundoi tek një kompani e huaj, gjysma e fisit e të cilës është në burg në Itali, si familje mafioze.
Pra, nëse ka një njeri që ka një jetë të tërë që bën sikur lufton oligarkët dhe përdoret nga oligarkët dhe mafia lokale e ndërkombëtare, me letra është ky.
Kjo tregon se atë nuk e pengon mafia dhe as ata që e paguajnë, por urrejtja ndaj një njeriu. Dhe kjo mund të jetë arsyeja përse këtij njeriu nuk i ngjisin thirrjet për revolucion.
Fatos Lubonja është një njeri i dobishëm i këtij vendi. Dikush duhet të flasë dhe si ai. Dikush duhet gjithmonë të bëjë thirrje për luftë si në vitin 1997, apo për revolucion, si tani, pavarësisht sa dëgjohet. Thirrje të tilla e bëjnë shoqërinë të gjallë, atraktive dhe moderne.
Por Fatos Lubonja duhet ta ndajë mendjen, nëse ne duhet të krijojmë një shoqëri të izoluar nga Perëndimi dhe të mos pyesim për ta, apo një shoqëri që duhet të integrohet në Perëndim, duhet ta ndajë mendjen nëse shqiptarët duhet të jenë të suksesshëm si Kadareja, Tare, Pirgu etj., apo vlera lokale militante si ai, duhet ta ndajë mendjen nëse duhet të bashkëpunojmë me oligarkët për t?i mundur ata, siç po bën ai, apo duhet t?i refuzojmë ata.
Dhe në fund, para se të ngrihemi në revolucion dhe t?i shtypim kokën të keqes në këtë vend, duhe ta dimë ai do jetë këtu me ne, apo do na flasë me Skype nga Italia.
Se po i ka të gjitha këto vetëm për Edi Ramën, kostua më e lirë do të ishte të vriste Edi Ramën dhe të mos i shkonte jeta dëm, pasi në përpjekje për ta mposhtur atë, i ka shpall luftë Perëndimit, ka bërë aleancë me oligarkët dhe mafiozët, ka sulmuar gjithë talentet shqiptarë të pranuar nga Perëndimi, tenton të shpërthejë revolucionin, dhe prapë nuk po ja del.
Në përpjekje për të mundur Edi Ramën dhe nga urrejtja për të, ai në fakt ka vrarë Fatos Lubonjën. Dhe ky mund të numërohet pa hezitim si një krim i Edi Ramës.
Aktorja Marjana Kondi në një postim në rrjetet sociale ka nj...
Ish presidenti, Bujar Nishani ka komentuar situatën në të ci...
“Hetimi mbi hetimin e dosjes së famshme 339 tashmë është më ...
Një aksident masiv ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës n...
GaforrjaGruaja e shenjës së Gaforres është shumë joshëse dhe...
Një denoncues ka bërë publik një rast të prodhimeve bujqësor...
Kreu i PD-së dega Gramsh, Kodhel Lala ka marrë një gjobë të ...
Etilda Gjonaj, e mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë n...
BinjakëtNë këtë periudhë Binjakët do të përballen me shumë n...
Të pëshpërit në veshPëshpërima në vesh është një nga format ...
Ditën e sotme gjatë protestës që u zhvillua në vendin e quaj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu , ka qenë i...
Luani është një shenjë zjarri, ai ka një dritë të veçantë e ...
Gjendet 12-vjeçarja nga Durrësi, e cila u raportua e humbur...
BrokoliBrokoli ka efekte antioksidante dhe antiinflamatore t...
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha pyjesh n...
Sekretari i PD-së dega Berat, Namir Lapardhaja, nëpërmjet nj...
Para disa kohësh pas një konference të organizuar nga Instit...
Veti antibakterialeEfektet antibakteriale të Aloes janë të k...
Disa ditë më parë Ardian Rragani, ka terrorizuar qytetarët a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...