web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haki Çako i "iku" nga duart/ Prokurori i lobimit rus, nuk u ndahet politikanëve

7 Mars 2019, 13:40, Aktualitet CNA

Procesi i Vettingut po vijon me ritme të shpejta, pavarësisht standarteve që  po mban.

Prioritet  iu dhënë kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive, por edhe subjekteve që kanë palikuar për t’u bërë pjesë e institucioneve të prodhuara nga reforma në drejtësi.

CNA.al në vijimësi ka raportuar për subjektet që kanë kaluar në Vetting dhe për ata që pritet të kalojnë apo për subjkete q ëkanë në duar çështje të ndjeshme.

Një nga prokurorët që ka një çështje të ndjeshme në duar është prokurori i Tiranës, Gjergji Tako.

Ky i fundit po heton lobimin rus të kreut të PD -së Lulzim Basha,

Së fundmi Tako, ka marrë në duar prova të reja në lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për dy letër porosi  të ardhura nga SHBA dhe Skocia.

Prokuroria dyshon se në këtë  skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia është i përfshirë edhe Lulzim Basha.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur që vitin e kaluar dhe tashmë me mbërritjen e letër-porosive janë thelluar.

Prokurori Gjergji Tako, më herët ka thirrur edhe zyrtarë të PD për t’i marrë në pyetje.

Nuk është lobimi rus i Bashës, rasti i vetëm i ndjeshëm  në duart e prokurorit Tako.

Ky i fundit më herët ka përgatitur  edhe dosjen, ku është vënë nën hetim ish- drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako me akuzën e përgjimit të paligjshëm të bërë nga ana e Policisë me pajisjen e Interforcës Italiane. Po më vonë hetimet për këtë rast janë pushuar.

Emri i prokurori Gjergji Tako është lakuar edhe në lidhje me Parkun e Lodrave të Liqeni.

Madje për këtë çështje, në vitin 2016, ai ka thirrur në prokurori, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku e ka marrë në pyetje për rreth një orë, për të dhënë shpjegime nëse është shkelur apo jo ligji për Këndin e Lojërave të Parku i Liqenit. Edhe këto hetime nuk kanë rezultuar frytdhënëse.

Gjithsesi ajo çfarë vërehet ne anën profesionale, është se prokurori Tako nuk iu ndahet politikanëve. Nga Erion Veliaj i PS, tashmë tek Lulzim Basha i PD-së.

Ndërsa sa i përket pasurisë, sipas të dhënave nga Open Spending Albania, rezulton se të ardhurat e vetme i ka nga paga si prokuror dhe si pedagog tek ish-Universiteti “Kristal”.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, prokurori Tako deklaron edhe amortizimin e shtëpive dhe makinave. Nga një banesë që kishte në vitin 2004, është berë me 2 të tilla në vitin 2015./CNA.al

Deklarimi i pasurisë ndër vite

Viti 2004

Ka deklaruar apartamenti banimi në vlerën 3 400 000 lekë.

Depozitë bankare-180 000 lekë.

Autoveturë, Benz viti i podhimit 1984 që kushton 650 000 lekë.

Autoveturë, viti i podhimit 1989 që kushton 550 000 lekë, në emër të Ermal Takos.

Depozitë bankare në shumën 150 000 lekë, në emër të Pavllo Takos.

Depozitë bankare në shumën 200 000 lekë, në emër të Ermal Takos.

Depozitë bankare në shumën 169 000 lekë, në emër të Ermal Takos

Viti 2005

Ka deklaruar se  i kanë vjedhur automjetin, Benz viti i podhimit 1984.

Ka blerë një automjet 5 mijë euro.

Automjet -90 000 lekë.

Pagën dhe shpërblimet-1 162 088 lekë.

Paga, si prokuror në Lushnjë -1 162 088.

Humarrje -600 000 lekë.

Viti 2006

Pagën si prokuror në Lushnje- 867 376 lekë.

Hua i marrë nga i afërm-500 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga-992 127 lekë.

Viti 2008

Paga- 854 829 lekë.

Viti 2009

Paga-862 800 lekë.

Pensioni i babait-234 000 lekë.

Pensioni i nënës-133 920

Kredi bankare për blerjen e një apartamenti, por nuk deklaron shifrën e plotë.

Over-draft:65 000 lekë.

Llogari bankare-303 263

Llogari bankare-707 616 lekë.

Aparaturë eko-5 000 euro.

Viti 2010

Paga-938 788 lekë.

Pensioni i babait-239 400 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i licensës personale të babait-200 000 lekë.

Viti 2011

Depozitë bankare-58 056 lekë.

Ka deklaruar se i është amortizuar aparati Eko.

Pensionin e babait-247 836 lekë.

Viti 2012

Paga-942 218 lekë.

Pensioni i babait-262 992 lekë.

Paga e babait pranë klinikës “Tre yjet”-70 192 lekë.

Paga si pedagog pranë universitetit “Kristal”-91 800 lekë.

Kredi bankare e marrë me 24.06.2009 me kapar 11 800 euro, Afati i kredisë deri më 2013, por që rezulton e paguar që më 2012-n.

Kredi Bankare për blerje apartamenti marrë me datë 14.09.2012 me afat 20 vjeçar, në shumën 3 450 000 lekë.

Over draft-260 000, ku ka pa paguar edhe 181 524 lekë.

Viti 2013

Pagën si prokuror në Tiranë-952 753 lekë.

Honorar si  pedagog tek Kristali -101 250 lekë

Të ardhura nga një ambjent banimi i lëshuar me qira-120 000 lekë.

Paga e atë atit nga puna në një klinikë private-210 576 lekë.

Pensioni i babait-273 276 lekë.

Hua për të plotësuar shumën për blerjen e apartamentit-8 mijë euro.

Viti 2014

Paga: 1 216 238 lekë.

Të ardhura nga ambjenti i banimit me qira-180 000 lekë.

Paga nga puna e të atit-234 432 lekë.

Pensioni i babait-273 276 lekë.

Viti 2015

Ka deklaruar se i është amortizuar banesa në rrugën “Niko Avrami”/

Ka deklaruar se i është amortizuar apartamenti në Kashar.

Ka deklaruar se është amortizuar automjeti.

Paga:1 249 798 lekë

Të ardhura nga ambjenti i banimit me qira-120 000 lekë.

Paga nga puna e të atit-195 360 lekë

Pensioni i babait-278 616 lekë

Viti 2016

Ka deklaruar se i është amortizuar automjeti

Ka shitur automjetin-140 000 lekë

Ka blerë automjet-200 000 lekë

Ka blerë automjet-135 000 lekë.

Paga: 1 387 921 lekë

Të ardhura nga ambjenti i banimit me qira-153 000 lekë.

Paga nga puna e të atit-234 432 lekë

Pensioni i babait-284 832 lekë

Paga e bashkëshortes nga ALUIZNI-120 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit-140 000 lekë.

Automjet në emër të bahkëshortes Mirela Tako- 4 000 euro.

Paga e bashkëshortes nga Drejtoria e Burgjeve në periudhën 1.01.2016-30.07.2016: 351-400 lekë





Lajmet e fundit nga