Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Nga Frank Shkreli
* Media shqiptare njofton se gjatë një shkëmbimi pyetje-përgjigje me gazetarët të mërkurën para kryeqendrës së Partisë Demokratike në Tiranë, kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha pranoi dështimin e marrëveshjes së fshehtë të 17 Majit me kryeministrin Rama. Jo vetëm dështimin, por ai më në fund pranoi edhe dëmin që ajo marrëveshje i shkaktoi Shqipërisë dhe zhvillimeve demokratike në vend, në përgjithësi. Nuk dua të flas për këtë marrëveshje midis dy të parëve të Shqipërisë pothuaj një vit më parë, pasi kam reaguar duke shprehur që atëherë dëmet që mund të sillte ajo marrëveshje për Partinë Demokratike si opozitë dhe si rrjedhim edhe dëmet që ajo marrëveshje e fshehtë ? përmbajtja e të cilës ende nuk dihet mos qofsha gabim ? shkaktoi për politikën shqiptare në përgjithësi.
Marrëveshja Rama-Basha ishte në thelb anti-demokratike për nga natyra, rezultati i të cilës shihet sot. Por nuk dua të komentoj atë marrëveshje, të cilën edhe dy protagonistët e saj e shohin tani si të dështuar, por dua të mirëpres deklaratën e Z. Lulzim Bashës dje në lidhje me, siç tha ai, ?dy ditë jashtëzakonisht të suksesshme bashkëpunimi me Institutin Republikan Amerikan, përfaqësuesit e të cilit janë këtu për të ndihmuar Partinë Demokratike në një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për ne, por për Shqipërinë? tha Basha. ?Kam vendosur?, shtoi ai, ?të sjell standardet e demokracisë perëndimore në Partinë Demokratike dhe për këtë kam mbështetjen e të gjithë botës? duke përmendur disa ente dhe organizata perëndimore, të cilat sipas tij, e mbështesin këtë ide.?
Ai premtoi një model, sipas të cilit, kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike do të zgjidhen me parimin një anëtar një votë, nga anëtarësia e plotë e Partisë Demokratike, duke organizuar, me ndihmën e partnerëve të PD-së, zgjedhje paraprake që ai i cilëson si ?primaret?. Dua të theksoj se kjo nuk është një ide e re, pasi gjatë këtyre 30 viteve të post-komunizmit, sidomos grupe dhe individë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë propozuar dhe mbështetur këtë ide, si të domosdoshme për demokratizimin e partive dhe si rrjedhim, të demokratizimit të Shqipërisë. Në disa prej takimeve ku është ngritur shpesh ky subjekt kam qenë edhe unë prezent, në takimet me zyrtarët qeveritarë dhe partiakë shqiptarë, që prej shembjes së komunizmit, duke filluar nga prilli/marsi, 1991.
Si atëherë ashtu edhe sot, unë këtë model ose propozim të Bashës e shikoj si pozitiv, dhe nuk dua ta shikoj me sy kritik. Por, nëse Z.Basha është serioz në lidhje me këtë propozim, kjo mbetet për t?u parë. Por, duke pasur parasysh përvojën e zhvillimeve politike të këtyre 30 viteve post- komunizëm, është e qartë se mungesa e demokracisë së vërtetë dhe autoritarizmi aktual brenda partive politike dhe, sidomos, roli i 1-shit të plotfuqishëm në parti dhe si rrjedhim edhe në qeveri, që udhëheq me dorë të hekurt, e kanë sjellë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, në gjendjen katastrofale të udhëkryqit politik, në të cilin gjendet sot.
Këshilloj, në qoftë se më lejohet, se në qoftë se Lulzim Basha dëshiron që shqiptarët të mbështesin Partinë Demokratike, sepse ajo ofron diçka ndryshe, ky model që ai propozoi dje duhet të zbatohet një minutë e më parë. Jo nesër, jo pasnesër ose muaj më vonë, në qoftë se dëshiron që shqiptarët ta konsiderojnë Partinë Demokratike, si një parti ndryshe. Në qoftë se dëshiron që të jesh ndryshimi, si masë të parë, mos i përjashto deputetët që nuk kanë djegur mandatet e tyre, përfshirë edhe vajzën e Azem Hajdarit, duke u treguar tolerant ndaj mendimeve ndryshe, brenda partisë. Modeli që propozon Z. Basha, në thelb toleron mendimet ndryshe, brenda partisë. Ky është edhe shembulli politik i partive politike amerikane, në qoftë se je serioz për këtë që propozon, dhe në qoftë se dëshiron që shqiptarët të besojnë se PD-ja është ndryshe dhe jo si ajo partia që nënshkroi marrëveshje të dyshimtë në dhoma gjysmë të errëta pas mesnatës, me kryekundërshtarin politik.
Kot e kini, të humbni kohë të gjithë, se pa demokratizim të partive, Shqipëria nuk do të ketë as demokraci, as liri të vërtetë, por do vazhdojë të cilësohet si gjysmë e lirë, ashtu si deri tani.
Zoti Basha thotë se për këtë model ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Në rregull! Por kjo mbështetje ka qenë gjithmonë aty për ju. Mund të kini nevojë për këshillat, bazuar në përvojën e tyre politike, por jo domosdoshmërish për mbështetjen e tyre për zbatimin e këtij modeli partiak. Ndërkombëtarët mund të ofrojnë ndihmën teknike dhe njohuritë politike, por zbatimi është në duar tuaja dhe të Partisë Demokratike, në qoftë se dëshironi një kuvend me të vërtetë demokratik e të lirë nga autoritarizmi i udhëheqësve të partisë, një parlament me anëtarët e të cilit do të jenë krenarë të gjithë shqiptarët kudo. Jo si ky që po na turpëron para botës!
Zbatimi i këtij modeli që propozoni, kërkon vullnet të mirë, guxim politik dhe atdhedashuri. Koha për veprim është tani, Z. Basha! 
Ndonëse shpesh herë rekomandohet që lëngjet të jenë pjesë e ...
Zyrtari i BE Christian Danielsson nënvizoi se për të dalja n...
Batuta me mesazhe sekreteShpesh batutat sekrete mund të kenë...
Gjatë takimit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisje...
Ideja e arkitektit Stefano Boeri për një kullë me pyll verti...
Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Sh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha ka dhënë dorë...
Nga 20 në 30 vjeçKjo është periudha kohore kur shumica e nje...
Sot në vendin tonë festohet 7 Marsi, dita e Mësuesit. Më 7 m...
Gazetari Mero Baze, në një editorial të botuar në gazetën “T...
Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tashmë president, dhe krye...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhuma ka hedhur akuza ...
Je shumë i pashëmBurrat zakonisht i kanë zili gratë, sepse a...
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësis...
Një lajm i madh në fushën sentimentale, sot do të jetë një d...
Në “Ditën e Mësuesit”, ish-deputetja e Partisë Demokratike, ...
Një 65-vjeçar me iniciale K.XH., i shpallur në kërkim ndërko...
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, në një prononcim për ...
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësis...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...