Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Pas një përndjekje të gjatë dhe nga më të egrat, të cilat ndodhën në Lindjen Komuniste, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot përjeton një ringritje tërësore të saj. Mund të flasim për një mrekulli në kohët moderne, sikundër është cilësuar nga të gjithë. Zoti, u tregua bujar me ne dhe me Kishën, duke na bërë dëshmitarë të NGJALLJES.
Përsa ngjallja është një realitet shpirtëror i botës së krishterë, KOASH mund të quhet vërtetimi i saj në kohën e sotme. Perëndia na bëri të denjë të dhuratës së madhe dhe të panxënë dhe i dërgoi Kishës sonë, ndoshta të vetmin njeri, që mund të realizonte këtë mrekulli hyjnore. Me mirënjohje falenderojmë paprere Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht, që në krye të KOASH-it vlerësoi të vinte Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas, i cili si vegël e zgjedhur në dorën e Perëndisë u bë hirprurësi dhe arkitekti i kësaj mrekullie hyjnore.
Pjesë e bashkangjitur dhe bashkëpërjetuese e kësaj ringritje historike nga hiri shkatrimtar i së shkuarës është edhe Mitropolia e Shenjtë dhe e Perëndishpëtuar e Korçës, e cila edhe ajo pas rrënimit vdekjeprurës së errësirës filloi rëktimat e para të gjëllimit pas vdekjes.
Sot, në Mitropolinë e Korçës shërbejnë 32 klerikë vendas, të cilët kanë kryer arsimin e nevojshëm teologjik që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë me përkushtim dhe dashuri popullit të Perëndisë në gjithë këto vite të vështira. Gjithashtu shërbejnë edhe 7 katekistë, të cilët kanë grupe me fëmijë dhe të rinj në të gjithë dioqezën.
Për më shumë se 20 vjet funksionon kopshti i Kishës Frymë Dashurie, nga më të mirët dhe të preferuarit në qytetin e Korçës, gjithashtu një kopësht i tillë funksionon edhe në qytetin e Pogradecit. Këto çerdhe dashurie, ngrohtësie dhe përkushtimi iu mësojnë fëmijëve që në hapat e tyre të parë dashurinë për Perëndinë edhe për njerëzit. Po në vazhdën e përkujdesjes për arsimin, në Korçë prej disa vitesh funksionon Gjimnazi Platon, institucion arsimor i KOASH-it. Ky kolegj sot renditet në gjimnazet më të mira të Korçës dhe konkretisht rankohet i dyti në listë, ku studiojnë rreth 90 nxënës, një klasë e tretë, një klasë e dytë dhe dy klasa të para. Përveç formimit intelektual dhe dijeve arsimore prioritet i këtij kolegji është përgatitja e qytetarëve të ndershëm dhe të denjë, duke përfaqësuar vlerat më të mira humane dhe shpirtërore.
Institucionet e ushtrimit të kultit, sot janë prezente në çdo fshat, me dhjetra e dhjetra kisha të ndërtuara nga themelet dhe dhjetra e dhjetra të tjera të rikonstruktuara dhe të rindërtuara.
Në aspektin filantropik Mitropolia e Korçës vazhdon traditën e saj të vyer, duke shpërndarë ndihma dhe dhurata të ndryshme për familjet në nevojë. Mensa Shërbesa e Dashurisë, e cila funksionon prej 21 vitesh, sot ofron drekë 5 herë në javë me një kapacitet prej 80 deri 100 racione ushqimore në ditë, për njerëzit e braktisur dhe ata në nevoja ekonomike. Kriteri bazë i saj është që të shikojë tek çdo njeri një bir të Perëndisë, të krijuar prej Tij dhe sipas imazhit të Tij, duke ofruar jo vetëm ushqim, por edhe dashuri dhe dinjitet njerëzor. Iniciativë e cila mbështetet në ndjenjat humane dhe kontributet që besimtarët e Korçës ofrojnë për këtë mensë, si solidaritet për të mbajtur barën e njëri-tjetrit.
Për tu theksuar është fakti, që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, kjo mensë mbahet vetë me konrtibute, të cilat sigurohen vetëm nga burime të brendëshme të besimtarëve Krishtdashës të Korçës dhe Mitropolisë së Shenjtë.
Gjithashtu Klinika Diagnostikuese Ungjillëzimi, e cila edhe kjo për mbi 20 vjet kontribuon në shërbimin shëndetsor të qytetarëve, me shërbime diagnostikimi, laboratore dhe një farmaci, e cila barnat që ka në dispozicion i jep falas për njerëzit padallim, kjo falë ndihmës dhe përkushtimit të njerëzve dashamirës, të cilët kanë besim tek Kisha Orthodhokse, duke ofruar medikamente të ndryshme mjekësore si dhuratë.
Në qytetin e Korçës, funksionojnë shtatë kisha çdo ditë të javës për t?i shërbyer grigjës së Krishtit, shumica e të cilave të ndërtuara nga themelet, të cilat sot janë të përfunduara dhe të plotësuara edhe me ikona murale dhe gjithçka tjetër. Projekti i fundit që zhvillohet në këtë Mitropoli është rikthimi në identitet i katedrales historike të Burimit Jetëdhënës (Mitropolisë).
Ky realitet mrekullon çdo vizitor vendas dhe të huaj që vjen në Korçë, e cila tashmë është shndërruar në një destinacion pelegrinazhi dhe atraksioni spiritual. Pashka, Krishtlindja, Uji i Bekuar, Fjetja e Hyjlindëses (Shën Maria) dhe mjaft festa të tjera sot kanë marrë karakter mbarë popullor, duke e bërë Korçën qytetin e festave orthodhokse. Kjo falë ringritjes dhe lulëzimit të KOASH-it në përgjithësi, si edhe të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës në veçanti.
Për të gjitha këto falenderojmë Perëndinë, por edhe njerëzit me anë të së cilëve Perëndia veproi, dhurues dhe donatorë të njohur dhe të panjohur, vendas dhe të huaj. Një meritë e padiskutueshme për zhvillimet në Mitropolinë e Korçës i takon Hirësisë së Tij Imzot Joanit, i cili me vizionin e tij, punën dhe përkujdesjen e tij atërore, bariton këtë Mitropoli prej 21 vitesh, duke e lartësuar emrin e saj dhe duke i dhënë dinjitet gjithë Komunitetit Orthodhoks, i cili e do dhe e respekton aq shumë.
Ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri po pëson...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojn...
Një lajm i madh në fushën sentimentale, sot do të jetë një d...
Lulzim Basha do ta shkatërroj Partinë Demokratike, do të mar...
Profesor Arjan Galdini në një postim në rrjetet sociale ka s...
Në një prononcim për emisionin “Top Show” në televizionin “T...
Domethënë , po shurrove në det, kripa ta kthen në gjellë1 – ...
I ftuar në studion e lajmeve në televizionin “Ora News”, ish...
Kriza e thellë politike që ka përfshirë vendin, veçanërisht ...
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Anila Hoxha tha ...
Gjatë debatit në emisionin “Top Show”, Lefter Maliqi i cili ...
Ish deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Dritare me Rud...
Deputeti, Lefter Maliqi, i qenë prezent në emisionin “Top Sh...
Në një postim në rrjetet sociale akademiku Rexhep Qosja, uro...
Tarifa e “Rrugës së Kombit” u komentua nga kryeministri i Ko...
Të ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në televizionin ...
Ish deputeti Flamur Noka ka komentuar pranimin e mandatit të...
Policia Kufitare ka ndaluar ditën e sotme një shtetas polak,...
Një qytetar nga Proptishti i Pogradecit, ankohet pranë Fiks ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...