Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin ?Last Hurrah? (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publikuar në youtube shihen mes të tjerash skena lezbikesh e homoseksualësh, mes të cilëve vërtitet vetë këngëtarja me veshje e poza sensuale. Pamje të videoclipit po rrjedhin edhe në ekran.
Ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes? Bah, ju e dini qëndrimin tim lidhur me këtë argument. Unë jam kundër manisë për të lozur pa fund me lakuriqësinë, pasi kjo gjë, në mos tjetër, ushqen dukurinë e hiperseksualizimit të mjedisit e botës ku jetojmë, me fjalë të tjera inkurajon praktikat e sjelljet që rreken të përcjellin mesazhin se njeriu, sidomos gruaja, është vetëm e thjesht një objekt seksual, e për rrjedhjë gruaja, po nuk qe e bukur dhe ndjellëse, nuk vlen asgjë, nuk i duhet as dreqit.
Dhe kuptohet pra, që këtë kritikë nuk e bëj nga pozitat e një njeriu konservator, sepse nuk jam i tillë, veç i tillë nuk jam, dhe kjo pak a shumë dihet. Mua më pëlqen sa s?ka ku të shkojë një vajzë lakuriqe. Çfarë nuk më pëlqen, është banalizimi i lakuriqësisë.
T?ju them të drejtën, lakuriqësia në art e në muzikë nuk më shqetëson. Ndoshta ngaqë kam bërë timen idenë se një artisti po t?i hiqet e drejta për të eksperimentuar, për t?i shtyrë kufijtë e eksplorimit, për të qenë i lirë, tërësisht i lirë, ai si zor të jetë artist. E kështu, nuk më shkon mendja të kritikoj Bebe Rexhën. Lëri të tjerat, por në këtë mes problemi nuk do të ishte i Bebe Rexhës. Kjo e fundit nuk është se ka bërë ndonjë gjest prej pioneri. Jo, kjo është e fundit që po e heq këtë valle.
Por le ta lëmë mënjanë këtë çështje, me të cilën jam marrë edhe herë tjetër. Është diçka tjetër, ku duhet të ndalem. Babai i këngëtares, Flamur Rexha, ka mbetur keq prej videoclipit të së bijës. Dhe i ka shkruar një sms, ku i thotë: ?Mjaft më me këtë pornografi, që m?i sjell zorrët te goja! Më ka ardhur në majë të hundës. Më ke turpëruar. Më ke bërë të mos shkoj në asnjë vend.? Bebe Rexha e ka hedhur këtë reagim të babait në Instagramin e saj, të shoqëruar me shënimin: Im?atë më urren. Një veprim mendjelehtë dhe i pamend, sigurisht, pasi me këtë ajo e bëri babain personazh të lajmeve të botës, gjë që ai nuk e kishte kërkuar e synuar.
Flamur Rexha nuk është si Thomas Markle, i ati i dukeshës së Suseksit, që po ia nxin jetën së bijës faqe botës, thjesht se kjo është mënyra që të jetë në qendër të vëmendjes. Jo, Flamur Rexha nuk ka kërkuar ndonjë vëmendje. Ai i bëri një qortim të bijës në rrugë private.
Por pasi thashë këtë, më duhet të them se qortimi i tij është ai i një burri shqiptar. I një babai shqiptar. Ai nuk e ka hallin që e bija po bën një gjë të gabuar, por që e bija po bën një gjë, me të cilën po turpëron të atin. Ai nuk limitohet t?i thotë së bijës 29 vjeçare që ti ke turpëruar veten, dhe në këtë rast do të kishim të bënim me një opinion, me një qëndrim kundër apo pro një norme të caktuar morale, por i thotë që ?ti më ke turpëruar mua?.
Është këndshikim tipikisht e pastërtish kanunor, sipas të cilit gruaja e vajza i vë njollë familjes me gjërat e gabuara që bën, se gruaja e vajza nuk kanë një nder, integritet, personalitet të tyren, që mund ta njollosin. Ato mund të bëjnë gjënë më perverse të përfytyrueshme, por me këtë nuk i bëjnë asgjë vetes, sepse ato vetë janë ? këtë po e them unë, ë, jo kanuni ? sepse ato vetë pra janë si balta, në mos si gjirizi, bëjnë pis, por nuk bëhen pis. Dhe në perëndim këtë nuk e kuptojnë, prandaj e kanë qortuar babain e Bebe Rexhës.
Unë e di, janë me mijëra, në fakt me qindra mijëra, shqiptarët e këtyre anëve që provojnë empati për Flamur Rexhën. E megjithatë nuk është dëgjuar ndonjë kritikë për Bebe Rexhën. Me siguri, janë të njëjtët, duhet ta themi këtë, me pak përjashtime janë të njëjtët që eksitohen prej gjoksit e shalëve të Bebe Rexhës, e në përgjithësi prej gjoksit e shalëve të një vajze sensuale, por nuk do donin që këto gjokse e shalë të ishin të bijave të tyre.
Kështu jo, jo, kështu rrëmbehen thikat dhe hanxharët, dhe gjaku shkon deri në gju. Bijat shkojnë në botën tjetër, dhe familjes në këtë botë i mbetet nderi. Se njeriu për një nder rron, apo jo? Si thuhet në Kanun? Dy gisht nder në lule të ballit na i ngjiti i madhi Zot. Dhe fjala është për nderin e burrave, pasi në Kanun veç për këtë flitet, për nderin e burrave. Dhe nderin e burrave dihet se kush e kanë në dorë. Gratë.
Një vendim i qeverisë për t’i dhënë statusin e Investitorit ...
Një gomonone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bi...
Një tjetër “tradhëtar” u zbulua dje. Një personazh që e la L...
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-nënkry...
Seriali i preferuar i shqiptarëve dhe që ka arritur rekord a...
Një grua e fuqishme është dikush që do të shërbejë si një mo...
Një nga gjuhët më të kuptueshme është ajo e trupit.Sipas një...
Kryeministri Edi Rama deklaron se 17 çështje gjyqësore në pr...
Investigimi zbulon se gjatë vitit 2018 numri i gjobave të ma...
“Arrest me burg” është masa e sigurisë që Gjykata e Vlorës k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Një 38-vjeçar nga Gramshi ka përfunduar në prangat e policis...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Prishtinës që të ...
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani në kuadër ...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore prej janarit të 2019-së ka ...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar në fa...
Komuniteti Myslim Shqiptar zhvillon sot zgjedhjet për kreun ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ekonomia shqiptare po e ndryshon gradualisht strukturën e sa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...