E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Është e çuditshme se si në këtë vend, media i jep rëndësi diçkaje që nuk meriton aq shumë vëmendje. Këtu hajduti, një krim i rëndomtë, një vjedhje apo një postim koti në rrjete socale, merr me vëmendje se sanjë shembull i mirë, një arritje personale në botë, një investim a një bamirësi. Kësaj situate i shkon për së mbari ajo thënia ?serioziteti i gjërave të kota?.
E njëjta gjë ndodh edhe me lajmin se Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, shkurt Arkivi i Filmit po zbulon ?thesare filmike?. Në faqet zyrtare në facebook e në ndonjë media po shkruhet për ?suksesin? që po korr me ?thesaret? e zbuluara, drejtoresha Iris Elezi e cila po lumturohet shumë në ?gjetjen? e vet, më shumë sesa koha kur zbuloi ajo vete për herë të parë, Amerikën? Ajo që më ngacmon është fjalia ?bombastike? se ?këto ?thesare? zbulohen? për herë të pare, dhe se në ndonjë rast, si ky i fundit, drejtuesit e mëparshëm paskan dashur t?i zhdukin?. Spekulime, mashtrime, gënjeshtra! Si shumë drejtues të tjerë te rinj, që fatkeqësisht po e mbushin administratën shtetërore, edhe Irisi e ka sëmundje që çdo gjë fillon nga koha kur ajo ka nisur punë, dhe se më parë asgjë nuk ka ekzistuar, ose ca më keq, është bërë gabim. Por historia e kinemase shqiptare nuk nis sot, sidomos me Irisin, por ka nisur shume me herët. Ndersa historia e Irisit në AQSHF nis, diku dhjetë vjet më parë?
Për lexuesin, dy fjalë se kush është Iris Elezi?
Aty nga fundi i 2008, në Arkivin Qendror Shteteror te Filmit, Iris Elezi i dorëzon ish-drejtorit të ndjerë, Artan Minarolli, një dosje me filmin e saj të parë me metrazh të shkurtër, për hir të së vërtetës një film me cilësinë e një filmi eksperimental, i cili as nuk u pa dhe as nuk u degjua më. Ne ato kohe, u permend se regjisorja i kishte kërkuar një mundësi për ta ?sistemuar? diku ne Arkiv. Në vitet që pasuan, me pretekstin për të përfituar sa më shumë nga pasuria filmike e Arkivit të Filmit, dhe e shoqëruar gjithnjë nga bashkëjetuesi i saj aktual, Tomas Logoreci, hynte e dilte lirisht, si studiuese, e mikëpritur nga stafi dhe titullarët e mëparshëm të AQSHF-së, Artan Minarolli e Elvira Diamanti. (Historia e saj me AQSHF të kujton fabulën vjetër të vreshtit dhe gramit, ku gramit iu dha pak mundësi nga vreshti, dhe me pas fundi dihet,,,,).Në vitin 2014, Iris Elezi arriti, falë ndihmës bujare edhe të Artan Minarollit (si kryetar i QKK) të përfundojë filmin e saj të parë e të vetëm, ?Bota?. Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Karavasta, një vend qe as Irisi dhe ca me pak bashkëjetuesi i saj amerikan, Tomas Logoreci, nuk e njihnin. Pas daljes në kinema të filmit ?Bota?, intelektuali i mirënjohur, arkitekti, piktori dhe shkrimtari Maks Velo bën një ankesë publike e ligjore ndaj Iris Elezit, sepse ajo e kishte ndërtuar filmin ?Bota? mbi romanin e tij, ?Klubi Karavasta?. Në bisedë me Maks Velon, thotë se ai ia kishte dhënë personalisht për ta lexuar librin Irisit, dhe pas disa kohesh, filmi ?Bota? doli pa përmendur se ishte mbështetur mbi motivet e librit të Maks Velos. Pas padive në shtyp, ankesave deri te vetë ministerja Kumbaro, artisti I njohur e hodhi në gjyq Irisin, një gjyq që vazhdon ende duke u zvarritur deri në lodhje apo, më keq akoma, pushim të çështjes ?për mungesë provash??
Emerimi i Iris Elezit në krye të AQSHF
Ndërsa Ministria Mirela Kumbaro, buzëqeshte dhe bënte veshin e shurdhër për ankesat e Maks Velos, nuk munguan edhe gradimet për vjedhjen e Iris Elezit. Një skenar katakombesh në korridoret e Ministrisë, për të hequr titullaren aktuale Elvira Diamanti. Detyrë e vështirë sepse flitej për një drejtuese dhe njeri me emër të mirë si Elvira Diamanti, por jo e pamundur për Iris Elezin e cila vazhdonte të endej nëpër Arkiv, duke mbledhur (sajuar) informacione jo zyrtare, per t?ia servirur ato më pas Ministres Kumbaro dhe stafit të saj. Si konkluzion: Një dorëheqje dinjitoze nga një drejtoreshë qe i kishte dhënë për më shumë se 7 vjet Arkivit një emer të mirë në Shqiperi dhe jashtë saj, konkurs i sajuar, kërkesa specifike për kandidatin (të cilat mund t?i sajonte vetëm Iris Elezi) për të shmangur pretendimin e ndonjë regjisori për të drejtuar Arkivin, kandidim me vetëm dy veta (Iris Elezi dhe një shoku i saj i panjohur), letra të kopsitura mirë e mirë, në ministri, dhe nje emërim i shpejtë brenda muajit i Iris Elezit.
?Bëmat? e Iris Elezit në AQSHF
Emërimi i Iris Elezit në krye të AQSHF-së ishte si puna e promocioneve të dyqaneve në prag festash, ?2 në 1?, pra, bashkë me të u ?emërua? në AQSHF edhe Tomas Logoreci, bashkejetuesi I saj, si ?studjues e njohës? i filmit. Tashmë, edhe pse jo zyrtarisht, ai është pjesë e AQSHF, pasi hyn e del lirshëm, si në shtëpinë e vjehrrit të vet. E permendim kte personazh shtese pasi në fund të vitit 2018 nga Arkivi Qendror Shteteror I Filmit na shfaqet një botim me titullin ?Ditar Kinematografik?, dedikuar filmit shqiptar (përvojë e njohur kjo për arkivat e filmit në botë, dhe për vetë Arkivin e Filmit), i cili ka firmën e tij në shumë botime të mrekullueshme, para dhe pas vitit 1990.
Për një lexues të çfarëdoshëm botimi, përveç cilësisë jo të mirë të letrës dhe të lidhjes sidomos, (pas dy shfletimesh, mund të të mbetet në dorë ndonje foto ose letër e shkëputur nga libri), ky ditar mund të jetë një nismë e radhës që zhvillohet në përgjithsi nga insitucionet. Por nëse ulesh dhe e shfleton me dëshiren e mirë për të njohur figurat e shquara te kinematografise shqiptare, artistët, skenaristët, regjisorët, ve re me habi se aty mungojnë emra të rëndësishëm që kanë bërë historinë e flmit shqiptar (ose ata që janë kanë gabime në datat e lindjes), dhe janë vënë emra të parëndësishëm, pa ndikim. Te vret syrin kur sheh datelindjen e Dhimitër Anagnostit, (1963 në vend të 1936), Edi Luarasi ka dy datelindje, Birçe Hasko me diltindje gabim, dhe mungesen e emrave qe bene historine e kinematografise shqiptare si : Aleksander Moisiut, Ndreke Luces, Pjetër Gjoka Demir Hyskjes, Sulejman Pitarkës, Liza Laskes, Violeta Manushit, Llazi Serbos, Serafin Fanko, Nikolin Xhoja, Prokop Mima, Viktor Zhusti, Viktor Gjoka, Ilia Shyti, Besnik Bisha, Kristaq Skrami, Kico Blushi, Petrit Ruka, Loro Kovaçi, Ferdinand Radi, Hamdi Ferhati, Teodor Laço, Dritero Agolli, Feim Ibrahimi, Çesk Zadeja, Dhimiter e Dhorke Orgocka, Mihal Popi, Marianthi Xhako, Gezim Kame, Kujtim Gjonaj, Kristaq Antoniu, etj. etj. Lista pa fund?Emra të rëndësishëm, me kontribute të mëdha, që nuk janë.. Nje Ditar I mbushur me perzgjedhje figurash sipas mendimit personal te Irisit dhe Bashkejetuesit te saj. Atëherë çfarë vlere informuese për publikun shqiptar ka ky ?Ditar Kinematografik? ku, me sa duket, nuk ka marrë fare mendimin e specialistëve.??? Mungese kujdesi, profesionalizmi, asistence nga studiues dhe rregjisore shqiptare, dhe menjëherë e kupton se ky botim është bërë thjesht që Irisi e bashkëshorti i saj Tomas Logoreci të marrin ca para nga buxheti i varfër i AQSHF . Në vitin 2017 Tomas Logoreci hartoi një projekt me Galerine Kombetare te Arteve, për nje botim mbi posterat e filmit shqiptar, nje projekt mjaft cilësor, në krahasim me ?Ditarin Kinematografik?, sepse aty Drejtor projekti ishte ish-drejtori i GKA, Artan Shabani. Një projekt që i solli disa të ardhura të konsiderueshme, por sigurisht jo të mjaftueshme për çiftin Elezi-Logoreci. Dhe kupton se është e njëjta lëndë, me ndryshime të vogla fotosh e skicash, dhe pastaj sheh dhe kupton se janë të njëjtët njerëz që kanë punuar për të dy projektet: (Tomas Logoreci e Genti Gjikola (kuratorë e autorë teksti e përkthyes), Iris Elezi (drejtues projekti, redaktore e korrektore), por kanë ndërruar vendet me njëri-tjetrin. Dhe pastaj kulmi kur lexon falënderimin në faqen e parë për punën e palodhur të Tomas Logorecit dhe kujtohesh se ndoshta do ishte mirë që të kishin marrë edhe ndonjë rregjisor apo studiues shqiptar, i cili me siguri nuk do harronte emrat e artistëve të shquar. Por cilin? Në ambjentet e Arkivit, prej kohësh, sikur nuk sheh më regjisorë, ca me pak të vjetër? Drejtoresha ka vënë orar edhe për ta, pasi ka punë të mëdha e projekte?! Kur flet me disa prej tyre, mëson se drejtoresha u paska thënë se ?nuk ka më tolerime për askënd, (sa mire sikur të ishte vërtet kështu) dhe u kërkon lekë edhe për t?u mbledhur në sallën e kinemasë së AQSHF-së për organizimet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Ka vite që Arkivi nuk është lyer. Ambjentet kundërmojnë era myk, mure që po bien, makineri të prishura, sepse askush nuk po ve më dorë mbi to, magazina që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Eshtë koha që ministria Kumbaro bashke me Iris Elezin të japin llogari për shpërdorimin e miliona lekëve për një botim skandaloz, keqinformues, sipërfaqesor, si një keqmenaxhim fondesh që nuk shkojnë aspak në të mirën e Arkivit, por për të mbushur xhepat e shpuar të Iris Elezit, bashkejetuesit te saj Tomas Logorecit dhe të miqve e klientëve të Asaj, si botues.
*Thesaret? më të fundit të Iris Elezit në kinema ?Agimi?.
Ne nje nga te merkurat, e ketij muaji , ne kinemane Agimi, filmi i titulluar ?Në flakët e revolucionit? i Endri Kekos, ne format 35 mm u prezantua si një film i pashfaqur kurrë më parë dhe si një ?thesar? i Arkivit, fakt që i shtyu spektatorët kuriozë dhe artdashës të shihnin këtë vepër, qoftë edhe me bileta. Verej se është hera e parë në historinë e Arkivit të Filmit, që shfaqet një film me pagesë për publikun. Ky film shumë mire mund të shfaqej pa pagesë në sallën e kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (e cila në numër vendesh nuk është më e vogël se kinema ?Agimi?). Kjo do të ishte dhe një prezantim akoma më i mirë për Arkivin e Filmit, dhe do t?i hapte rrugën për bashkëpunime të mëtejshme. Por këtë Irisi nuk mund ta bëjë, ndoshta sepse nuk do, ose ndoshta sepse nuk ka aftesitë e duhura menaxheriale, ose ndoshta sepse I ka vene vetes detyre te shkateroje kte pasuri filmike Arkiv, duke demtuar filmat 35 mm qe jane kopje origjinale, dhe te patjetersueshme dhe duke ja vene ne sherbim te nje kinemaje private.. Ndërsa spektatori përcjell me interes filmin, fundi i tij ishte surprizues. . Thirja qe del nga goja e saj per publikun është shpifja e rradhës: ?Titullarët e mëparshëm kanë dashur ta djegin këtë film, prandaj e shfaqa!!!!?. Si ka mundësi të abuzohet deri në këtë pikë nga një drejtoreshë, e cila nuk ka respektin më të vogël për ish-drejtuesit para saj, duke nisur nga Natasha Lako, Ilia Xhokaxhi, Artan Minarolli, Elvira Diamanti etj. Kush prej tyre ka dashur ta zhdukë?! Kujtoj se me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri Arkivi e ka shfaqur këtë film si në Muzeun kombëtar ashtu dhe në aktivitete të tjera, pa llogaritur edhe festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Si konkluzion, pasi, për fat të keq ?bëmat? e saj nuk kanë të sosur, e ftoj të reflektojë dhe të vazhdojë rrugën e saj si kineaste, pra të zgjedhë atë që di të bëjë më pak keq, sepse Arkivi Qendror Shteteror i Filmit është barrë shumë e rëndë për supet e brishta të Irisit të vogël, tashme e mbetur vetëm, pa Mirela Kumbaron, që e mbështeti në këtë rrugëtim (pa krye), duke mbajtur në ndërgjgjen e saj një vit pune aspak të suksesshëm dhe të shkuar dëm.
Nga Sajmir LAMI
Një incident ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku po zhvilloh...
Në të vërtetë çdo çift është botë më vete dhe është e vështi...
Banorët e Unazës së Re po vazhdojnë protestën kundër prishje...
Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur ditën e sotme në qyteti...
Vendimi për djegien e mandateve nga ana e Partisë Demokratik...
Tradhëtia nuk ka gjini. Si burrat dhe gratë, kanë shumë mund...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Të nevrikosesh pakNëse jeni me nerva dhe filloni të lëvizni ...
I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, ish-deputeti Nar...
Ish-deputeti, Nard Ndoka, ka shpërthyer në akuza ndaj kryemi...
Më herët u njoftua vetëdorëzimi në polici i shtetasit Ervin ...
Një zjarr ka rënë në një banesë ditën e sotme në qytetin e G...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotm...
Klanet në prokurori janë zhvendosur në KLP. Edhe në instituc...
Me datë 4 mars 2019, kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi t...
Një qytetar ka denoncuar një katastrofë mjedisore, ku sipas ...
Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 4 Tetori...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano të Italisë ku një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...