7 ngjyrat për të qenë në modë këtë pranverë
Së shpejti pritet të hymë në stinën e pranverës dhe padyshim...
Moda duhet të jetë vetëm për shije, mes të tjerave. Por për shijen e mirë mund të mjaftojë vetëm një njeri. Siç ka thënë Diana Vriland: ?Vulgariteti është përbërës shumë i rëndësishëm në jetë?. Vriland, e cila ka qenë botuese e ?American Vogue? në vitet 60, besonte te vulgariteti po me aq pasion sa te këpucët rozë. Pa atë, njeriu mund të vdiste nga mërzia: ?Një shije e keqe është si pak piper në pjatë. Të gjithë duam pak. S?ka shije që të më ketë mua kundër.?
Ky vulgaritet ishte gjithnjë i pranishëm në mbretërinë e tij, që nga bishti i flokëve e deri te rripi me diamante. Lagerfelti pëlqente t?i përziente gjërat, një dëshirë që u vjen atyre që fitojnë vetëbesim në fushën e modës. Ai ishte i informuar mirë për operën, mobiliet dhe arkitekturën. Kishte një bibliotekë të madhe dhe lexonte në shumë gjuhë.
Ai koleksiononte stoli të dizenjuara nga Suzanë Belperron, që kishte klientë si Koletë dhe Zhan Kokto. Kështu që, pse duhej ta vriste mendjen se ç?mendonin të tjerët për xhinset e ngushta që kombinoheshin me kostumin me kravatë?
Lagerfeldi lindi në Gjermani, në vitin 1933. Babai i tij, Otoja, ishte pasuruar nga biznesi me qumësht të kondensuar. Mamaja e tij, Elizabeta, ishte shitëse rrobash të brendshme që vishej si Kruela De Vil. Karlit i kishte thënë Mutti që kishte duar të shëmtuara, ndaj mbante dorashka. Por kjo nuk e bënte djalin e saj të stepej. Përkundrazi. Ai thoshte në intervista që e pëlqente padurimin dhe të folurën e drejtpërdrejtë të nënës së tij. Ai mund të ketë trashëguar prej saj vullnetin e madh për punë, pasi publikonte 14 koleksione në vit, si dhe arrogancën fyese (thoshte që tatuazhet janë të shpifura, si të jetosh gjithë jetën në një kostum Puçi), frikën nga braktisja (e humbi muzën e tij, modelen franceze Ines de la Fresanzhë, kur ajo u martua).
Lagerfeldi u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare dhe u arsimua në Paris. Në vitin 1954, dizenjoja e tij, e një xhakete leshi, mori çmim nga Sekretariati Botëror i Veshjeve të Leshit, në Francë. Këtë çmim e mori bashkë me Iv Sent Laurent, që më pas u bë rivali i tij i përjetshëm. Pasi u bë ndihmës i një prej gjykatësve të jurisë, ai punoi te Zhan Pato dhe në vitin 1964 iu bashkua ?Kloe?. Në vitin 1965 iu bashkua Fendi-t, me të cilët vazhdoi derisa vdiq. Në vitin 1983 bashkëpunoi me Chanel.
Marka në atë kohë i bazonte të ardhurat te parfumet dhe kostumet për gratë në moshë të mesme (Koko kishte vdekur në vitin 1971). Detyra e Lagerfeldit ishte ta përshtaste me të tashmen.
Misioni i tij u përmbush shumë shpejt. Fillimisht ishin dizenjot e tij, më të guximshme e më seksi, por që kujtonin Chanel, siç kishte qenë që në vitet 1930. Siç thoshte Vriland: ?Funde ciganësh, qëndisje fantastike për zbukurim dhe bolero?.
Edhe një herë, Chanel ishte simboli i statusit të modës. Si gjithnjë, fliste për shije të lartë dhe parà. Por tani po sillej edhe në mënyrë argëtuese. Në vitet 1990 kam pasur një shefe që kishte një kostum Chanel, të cilën ajo e vishte si armaturë (i nevojitej, ashtu si silleshin kolegët meshkuj). Por kishte dhe diçka të bukur. Mëngët ishin të zbukuruara me marabu, në mënyrë neglizhente, duke bërë që të mos ishte një kostum si gjithë të tjerët.
Pas vdekjes, Lagerfeldit i janë thurur shumë tribute nga bota e modës. Akuzat i mori për të qenit diskriminues, pasi kishte quajtur këngëtaren Adele ?shumë të shëndoshë? dhe modelet ?mumje të shëndosha që kanë zili të dobëtat?, dhe pasi doli kundër lëvizjes #MeToo.
Si një feministe që i pëlqen veshjet, e që i sheh si të rëndësishme, dua të citoj dikë që ka thënë se rrobat janë mobilimi i mendjes, në mënyrë që ta shohin të gjithë, e shpesh janë pasqyrë e shpirtit. Ndaj, unë e shoh Lagerfeldin nga të dy pikëpamjet: nga gjenialiteti në stilim, dhe arroganti që nuk i pëlqente koleget femra me këpucë pa taka.
Njëra nuk ka pse e fshin patjetër tjetrën. Dhe botës së modës ka për t?i munguar shumë. Është fantastike që tani ka shumë gra që drejtojnë shtëpi të modës e që prodhojnë rroba për gjininë e tyre. Por Lagerfeldi është i fundit i llojit të tij. Dhe pas tij do të ketë vetëm deklarata të thjeshta e të mërzitshme, të bëra me kujdes nga zyrat e shtypit.
Së shpejti pritet të hymë në stinën e pranverës dhe padyshim...
Një studim i Observatorit ushqimor “Grana Padano” me mbi 6,2...
Einxhel Shkira njihet si një ndër vajzat e cila e shijon shu...
Prej disa muajsh Evi Reçi ka lënë Italinë dhe është zhvendos...
Orinda Huta rrëfeu në Prive, 10 gjërat të cilat nuk i kemi ...
Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara kj...
Thonë që bukuria është në gen dhe Valbona Selimllari na e ka...
Alketa Vejsiu po e shijon fundjavën shumë larg Tiranës.Moder...
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj nuk ndalon së na surprizu...
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” këtë vit ishte e veça...
Kur flitet për veshjen te “Oscar” nuk mund të jesh asnjëherë...
Në nëntor të vitit të kaluar u ngritën diskutime të shumta r...
Ditën e djeshme reperi i njohur Fero është ofenduar rëndë ng...
Prej kohësh, moderatorja e njohur Viola Spiro është përfolur...
Këngëtarja e njohur Bleona Qereti u bë edhe këtë vit pjesë e...
Pak muaj më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se prez...
Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr mjaft vëmendjen e m...
I ftuar së fundmi në emisionin “Da’Sara Show” ishte këngëtar...
Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Os...
Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu, me anë të një postimi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...