web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

(Video) U bë tapë, moderatorja shqiptare: “Qëndrova tre orë në banjë”

25 Shkurt 2019, 09:11, Lifestyle CNA

Einxhel Shkira njihet si një ndër vajzat e cila e shijon shumë jetën e natës dhe është mjaft aventuriere. Ajo e ftuar këtë javë në barin e emisionit ?THUMB? të Fatmës dhe Aulonës ka treguar se është e përmbajtur shumë me pijen, edhe pse mund të duket e kundërta, por gjithsesi e ka pasur një histori me ?hangover? në jetën e saj.

?Unë jam shumë e vetëpërmbajtur përsa i përket pijes, edhe mund të duket ndryshe ,por gjithsesi ka pasur një rast kur jam bërë tap me tekila dhe ishte hera e parë dhe e fundit. Isha aq keq sa fillova t?i tregoj të gjitha, edhe pse kishte persona që nuk i njihja mirë. Pastaj ika në tualet që të bëj një dush të marr veten dhe kam dalë pas tre orësh.  Kur unë dola nga dushi pas tre orësh vura re që ishte përmbytur i gjithë hoteli. Mikesha ime ishte zgjuar i kishte dalë gjumi dhe ka parë që unë nuk kisha dalë akoma dhe i është zhytur këmba në ujë. Kishte ardhur gjithë personeli i hotelit.  Nuk e di nëse më kishte zënë gjumi apo më kishte rënë të fikët, por kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë isha hangover.?- ka përfunduar Einxhel.

Ndërkohë që ajo ka pirë tekila në barin e ?THUMB? për herë të parë pas asaj që i ka ndodhur dhe kujtimeve që kishte me atë pije.

 





Lajmet e fundit nga