web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Rama: Ballo me maska e Lulit

18 Shkurt 2019, 11:24, Aktualitet CNA

Ndërkohë që grupi parlamentar i PD-së, po diskuton në lidhje me propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve, ka reaguar kryeministri Rama.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialsit, Rama është shprehur se nuk beson se opozita do gjejë konsensusin për djegien e mandateve.

Gjithashtu ai e ka cilësuar propozimin e Bashës, si një ?ballo me maska e Lulit?.

“Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në forme bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë por luan blofin”, vijoi më tej shefi i mazhorancës./CNA.al





Lajmet e fundit nga