web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Maqedoni/ Rëndohet bilanci i viktimave

14 Shkurt 2019, 12:29, Aktualitet CNA

Është shtuar akoma më shumë numri i personave që humbën jetën nga aksidenti që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë.

Raportohet se deri më tani numri i viktimave  ka shkuar në 15, ndërsa shtohet se 31 të tjerë janë të lënduar.

Mes viktimave raportohet të jetë edhe djali i një deputeti të Kuvendit të Maqedonisë.

Kujtojmë që pasditen e djeshme një autobus që ishte duke udhëtuar nga Shkupi për në Tetovë është përfshirë në një aksident si pasojë e shpimit të gomës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe autobusi është rrotulluar, duke u përmbysur në anën tjetër të autostradës.

Ndërkohë, Maqedonia e ka shpallur 14 shkurtin ditë zie kombëtare./CNA.al





Lajmet e fundit nga