Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Për më shumë se një vit, Fatmir Xhafaj qëndroi në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjatë kësaj periudhe Xhafaj u përball me një sërë akuzash, ku objekt ishte vëllai i tij Agron (Geron)Xhafaj.
Ish- ministri u akuzua se kishte mbrojtur vëllain e tij, në trafikun e drogës.
Opozita publikoi vendimin për dënimin e vëllait të Fatmir Xhafës me 7 vite e 2 muaj burg nga Gjykata italiane për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar droge mes Europës dhe SHBA-së.
Në rrethin e njerëzve të afërt, siç parashikon Ligji Antimafia, bën pjesë edhe vëllai i tij, Fatmir Xhafaj, aktualisht Ministër i Brendshëm.
Sot Agron Xhafaj po vuan dënimin në Itali, ndësa i vëllai i tij është larguar nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.
Në bazë të ligjit Antimafia të gjitha pasuritë e Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt duhej t?i nënshtrohen hetimit dhe të konfiskoheshin.
Sipas Ligjit Antimafia, çdo familjar i një të dënuari për drogë, i nënshtrohet hetimit dhe pasuria e tyre duhet të verifikohet nga Prokuroria.
Më herët, organi i akuzës pati njoftuar se po verifikon pasuritë e Agron Xhafaj, ndërsa për vëllanë ish ministër nuk është ndërmarrë asnjë hap.
Në nenin 3 të Ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, i cili ndryshe quhet “Ligji antimafia”, përcaktohet fusha e zbatimit të Ligjit që prek edhe ministrin Xhafaj.
” Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të: a) personave të afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka) të subjekteve të pikës 1 të këtij nen”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.
Pyetja shtrohet përse nuk vepron Ligji Antimafia mbi Fatmir Xhafën? Pse nuk verifikohen dhe konfiskohen pasuritë e tij?
Ky Ligj duket se po zbatohet vetëm në mënyrë selektive, ndërsa për të pushtetshmit është i pafuqishëm.
Përballë pasurisë përrallore të Fatmir Xhafajt, dhjetra mijëra eurove që ai merr nga dyqanet në Vlorë, disa apartamente dhe dhjetra llogari bankare, Ligji Antimafia nuk vlen.
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, duket se derisa të jetë në atë detyrë, nuk do të lejojë që të preket Fatmir Xhafaj.
CNA.al ka zbardhur pasurinë ish- Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, sipas të dhënave të Open Spending Albani. Xhafaj rezulton se ka të paktën 9 llogari bankare, ndërsa bashkëshortja e tij rezulton pronare e tre apartamenteve. Gjithashtu Xhafaj përfiton të ardhura neto nga qiradhënie dyqani në Vlorë, 13 770 Euro në vit.
Pasuria e Xhafës nga 2013-2017
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 372 166 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Xhafaj, të ardhura nga paga pranë ISSH, 822 197 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Xhafaj, të ardhura në vlerën 10 855 256 lekë nga shitja e tre apartamenteve me sip. totale 220 .5 m2, në Pogradec, të përfituara me shkëmbim trualli.
Znj. Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërbimet pranë “Deloitte Albania” për periudhën Tetor-Dhjetor 132 683 lekë
Gjendja e llogarive në euro në fund të vitit 7 862 euro.
Gjendja e llogarive në lekë në fund të vitit 428 677 lekë.
Gjendja e llogarive në dollarë në fund të vitit 616 dollarë.
Depozitë bankare në fund të vitit me vlerë 1 001 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Xhafaj, gjendja e llogarisë në fund të vitit 65 521 lekë.
Znj. Xhafaj, dhënie huaje me vlerë 6 500 000 lekë një personi të tretë, pa interes, me afat shlyerje deri Dhjetor, 2014.
Burimi: të ardhurat nga shitja e apartamenteve.
Pagesë detyrimi me vlerë 9 162 euro për një kredi bankare të marrë në vitin 2006 për blerje apartamenti.
Pagesë detyrimi me vlerë 25 000 euro për shlyerje kredie të marrë për blerje makine.
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 303 395 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse e ISSH-së gjatë periudhës 01.01.2014 – 01.10.2014, 675 851 lekë.
Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga “Deloitte Albania”, 683 520 lekë.
Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga “Intesa Sanpaolo Bank”, 590 484 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga shlyerja e huasë nga vëllai, 5 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 793 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 832 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 604 dollarë.
Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 1 035 234 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8 euro.
Gjendja cash, 4 200 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 300 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 37 215 euro.
Vajza, Amantia Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 457 euro.
Vajza, Aulona Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 347 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 44 999 euro, principali 100 000 euro, norma e interesit 13 euro, e marrë më 18.07.2006 me afat 15 vjet.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare të biznesit në një bankë të nivelit të dytë, 4 750 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare të biznesit në një bankë të nivelit të dytë, 48 euro.
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 317 935 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 19 930 lekë.
Të ardhura nga qira dyqani në Vlorë, 6 441 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë së noteres, 963 598 lekë.
Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 545 964 lekë.
Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga “Intesa Sanpaolo Bank”, 873 208 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga shlyerja e huasë nga vëllai, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga vendimi i gjykatës së datës 25.06.2015, 1 337 630 lekë.
Të ardhura nga shitja e veturës tip Hyundai, 5 000 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 38 480 euro për një kredi për blerje ap. Banimi marrë më 18.07.2006 me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet.
Vajza, Amantia Xhafaj, detyrime të papaguara në vlerën 15 000 euro për një kredi për studime marrë më 21.12.2015 me principal 15 000 euro dhe afat shlyerje 5 vjet.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, -481 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 995 129 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 827 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 593 dollarë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 055 164 lekë.
Çelur depozitë bankare, 1 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 348 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0.01 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 300 317 euro.
Shkëmbyer ap. Banimi në Vlorë me sip. 128 m2 me një tjetër ap. Banimi me sip. 113.4 m2.
Vajza, Amantia Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 979 euro.
Vajza, Aulona Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 188 479 lekë.
Gjendja cash, pakësuar me 1 200 000 lekë.
Vajza, Aulona Xhafaj, bashkëpronare me 50% i një veture blerë më 27.07.2015 me cmim blerje 12 500 euro.
Bashkëshortja, dhënë hua motrës së bashkëshortit, 14 000 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 32 487 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 222 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 72 652 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 124 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 363 895 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, -37 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 041 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -6 520 euro për një kredi për blerje ap. Banimi marrë më 18.07.2006 me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 333 208 lekë.
Të ardhura neto për pjesëmarrje në Komisionin e Venecias, 769 euro.
Të ardhura neto nga interesa të dy depozitave bankare, 31 548 lekë.
Të ardhura neto nga qiradhënie dyqani në Vlorë, 13 770 euro, tatim në burim i paguar sipas kontratës së qerasë së datës 17.06.2015.
Bashkëshortja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë së noteres, 618 050 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga shitje ap. me sip. 96.7 m2, 30 000 euro, bashkëpronare me hallën.
Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 929 309 lekë.
Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë PriceëaterhouseCoopers S.P.A. Milano, 3 190 euro.
Gjendje llogarisë së Master Card, shtuar me 812 euro, nga rimbursim shpenzimesh për pjesëmarrje në komisionin e Venecias si dhe derdhje personale.
Gjendje llogarisë pagës shtuar me 757 240 lekë.
Gjendje llogari bankare, pakësuar me 4 028 euro për pagesa këst kredie.
Gjendje llogari bankare, pakësuar me 12 dollar.
Gjendje depozitë bankare çelur më 11.12.13 me afat maturimi 1 vjeçar, shtuar me 10 126 lekë, me të ardhura nga interesa.
Gjendje depozitë bankare çelur më 18.12.15 me afat faturimi 1 vjeçar, shtuar me 21 422 lekë, me të ardhura nga interesa.
Gjendje llogari bankare shtuar me 13 745 euro, me të ardhura nga qiraja.
Gjendje llogari bankare shtuar me 49 euro.
Gjendje llogari bankare, pakësuar me 288 008 lekë për pagesa këst kredie.
Gjendje para çash, pakësuar me 1 500 000 lekë, për mbulim shpenzimesh.
Bashkëshortja, Znj. Mimoza Xhafaj, gjendje llogari bankare shtuar me 29 982 euro, me të ardhura nga shitje prone në Pogradec në bashkëpronësi me të afërm.
Bashkëshortja, gjendje llogari bankare shtuar me 6 162 lekë.
Bashkëshortja, mbyllur depozitë bankare, 1 006 100 lekë dhe hapur depozitë me të njëjtën shumë në bankë tjetër.
Bashkëshortja, shtesë kontrate sipërmarrje më 30.06.2004 sipas së cilës do të përfitohen tre ap. me sip. 89 m2, 77 m2 dhe 70 m2.
Vajza, Aulona Xhafaj, gjendje llogarisë së pagës, shtuar me 30 499 lekë.
Vajza, Amantia Xhafaj, gjendje llogari bankare, pakësuar me 4 704 euro.
Vajza, Amantia Xhafaj, gjendje llogari bankare, shtuar me 100 euro.
Shlyer në vitin 2016 -10 257 euro për një kredi për blerje ap. banimi marrë më 18.07.2006 me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet, për të cilin më 31 dhjetor mbeten papaguar 30 000 euro.
Shlyer në vitin 2016 -3 239 euro për një kredi bankare marrë nga vajza Amantia Xhafaj për ndjekjen e masterit, për të cilën është dorëzanë Z. Xhafaj. Kredia është marrë më 21.12.2015 me principal 15 000 euro dhe afat shlyerje 5 vjet, për të cilën mbeten papaguar më 31 dhjetor 12 181 euro.
Bashkëshortja, blerë veturë 200 000 lekë.
Të ardhura neto me vlerë 756 486 Lek nga paga, shpërblime dhe rimbursim shpenzimesh nga pozicioni si Ministër i Brendshëm.
Të ardhura neto me vlerë 970 398 Lek nga paga, shpërblime, komisione të përhershme dhe komisione të përkohshme etj., nga Kuvendi i Shqipërisë.
Të ardhura neto me vlerë 180 Euro si rimbursimi fondesh nga udhëtimi në Kroaci nga Komisioni i Ligjeve.
Të ardhura neto nga interesat me vlerë 18 781 Lek, nga dy depozitat pranë Credins Bank, të çelura përkatësisht në datat 11.12.2013 me afat maturimi 1 vjeçar dhe 18.12.2015 me afat maturimi 1 vjeçar.
Të ardhura neto për vitin me vlerë 13 770 Euro, nga dhënia me qira e dyqanit në Vlorë për Procredit Bank, sipas kontratës me datë 17.06.2015
Bashkëshortja, të ardhura neto të vitit me vlerë 1 344 167 Lek nga fitimi i realizuar nga ushrimi i aktivitetit të Noterit.
Vajza, Znj.Aulona Xhafaj, të ardhura neto me vlerë 745 450 Lek nga paga, shpërblime dhe skemat e kursimit si punonjëse në Intesa San Paolo Bank.
Vajza, Znj.Aulona Xhafaj, të ardhura me vlerë 166 544 Lek nga përfitimet nga leja e lindjes.
Vajza, Znj.Amantia Xhafaj, të ardhura neto me vlerë 28 268 Euro nga punësimi në PRICEËATERHOUSECOOPERS S.P.A Milano.
Pakësim me 225 Euro në llogarinë pranë Raiffeisen Bank.
Pakësim me 295 203 Lek në llogarinë pranë Credins Bank.
Pakësim me 10, 41 Euro në llogarinë në Credins Bans.
Pakësim me 11,56 USD në llogarinë në Credins Bank.
Shtesë me 13 770 Euro në llogarinë rrjedhëse në Procredit Bank nga qiradhënia, e përshkruar në seksionin Të ardhura nga qiradhënia.
Pakësim me 41,25 Euro në llogarinë rrjedhëse në Alpha Bank.
Pakësim me 600 Lek në llogarinë rrjedhëse në Alpha Bank.
Pakësim me 1 500 000 Lek i gjendjes cash për mbulimin e shpenzimeve.
Shlyer shuma prej 32 241 Euro për kredinë për blerje apartamenti ne Tiranë, me vlerë 100 000 Euro dhe afat 15 vjet. Kredia është çelur në datë 18.07.2006 dhe është mbyllur në vitin 2017, njëpjesë e të cilës është paguar nga bashkëshortja (shiko pikën 11.).
Bashkëshortja, shtesë me 3 304 250 Lek në llogarinë rrjedhëse në BKT, nga shitja e pronës në Pogradec në bashkëpronësi me të afërm.
Bashkëshortja, pakësim me 18 018 Euro i llogarisë rrjedhëse në BKT, për mbylljen e kredisë në emër të Bashkëshortit pranë Alpha Bank.
Bashkëshortja, përfituar dy apartamente me sipërfaqe 69 m2 dhe 76 m2 përkatësisht, në datë 16.05.2017 si burim shkëmbim trualli sipas kontratës me datë 06.05.2017.
Bashkëshortja, shitje apartamenti me vlerë 3 300 000 Lek, me sipërfaqe 64.5 m2 , i përfituar si shkëmbim trualli sipas kontratës me datë 06.08.2016 dhe kontratës të këmbimit në datë 06.05.2017. Apartmenti është regjistruar pranë ZRPP Pogradec në datë 16.05.2017.
Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 14 000 Euro nga kthimi i huasë të marrë nga motra e bashkëshortit.
Vajza, Znj,Aulona Xhafaj, shtesë me 453 952 Lek në llogarinë rrjedhëse të pagës në Intesa San Paolo Bank.
Vajza, Znj.Amantia Xhafaj, pakësim me 10 Euro në llogarinë rrjedhëse në Credins Bank.
Vajza, Znj.Amantia Xhafaj, shtesë me 3 752 Euro në llogarinë bankare në Intesa San Paolo Milano.
Subjekti deklaron se ka shlyer shumën prej 3 228 Euro (2907 Euro principal dhe 330Euro interes) për kredinë e marrë nga vajza e Z. Xhafaj për ndjekjen e studimeve në Gjermani, me vlerë 15 000 Euro dhe afat 5 vjeçar. Data e fillimit të kredisë është 21.12.2015 dhe detyrimi i mbetur në 31 Dhjetor 2017 është 9 273,58 Euro./CNA.al
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka thë...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka thënë sot s...
Anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo i qenë prezent në stu...
Partia Demokratike ka bërë me dije se Policia e Shtetit ka ...
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka thënë se në protes...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin St...
Protesta e 16 Shkurtit ka fituar jo vetëm vëmendjen kombëtar...
Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josef Daul është ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i ka numërua...
Ka shumë pikëpyetje lidhur me aktin ekstrem të Edi Palokës, ...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i qenë prezent në ru...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është përgjigj...
Në margjinat e Konferencës së Varshavës për situatën në Lind...
Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PR Fatmir Mediu ka komentuar...
Të shohësh bashkë, krijesat më të pafajshme në planet, norma...
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka të pamundur që të fillojë se...
Tërheqja seksualeKur bëhet fjalë për tërheqje seksuale një b...
Deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht nënkryetare e K...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor S...
Kjo metodë është tërësisht natyrale dhe nuk shkakton efekte ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...