web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti në parlament/ Reagon Lleshaj: Si skenat që krijoi Gruevski

14 Shkurt 2019, 14:17, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka cilësuar të turpshme incidentet e sotme në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ?Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.?.

Më tej, Lleshaj thekson se veprimet e sotme të opozitës, janë të njëjta me skenat që krijoi në 2017, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikoll Gruevski.

?Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.

Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t?u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!?-përfundon Lleshaj postimin e tij.





Lajmet e fundit nga