web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon "furtuna" në Hipotekën e Durrësit/ Shkarkohen 6 zyrtarë të tjerë

13 Shkurt 2019, 13:28, Aktualitet CNA

Ministrja e Drejtësisë , në kuadër të koordinatores së Task-Forcës antikorrupsion, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku theksoi se do të hetohet çdo praktikë e dyshimte, për çdo punonjës që dyshohet për abuzim me detyrën.

Ministrja Gjonaj theksoi se Hipoteka e Durrësit është vënë në qendër të disa kontrolleve, ku janë evidentuar shkelje të rënda në detyrë.

?Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31?- tha ajo.

Deklarata e plotë:

Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ashtu sikurse edhe të gjitha institucionet dhe zyrat e tjera shtetërore ku ofrohen shërbime për qytetarët kanë qenë dhe do të vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes dhe kontrollit përsa i përket mënyrës së zbatimit të ligjshmërisë dhe ofrimin e shërbimeve publike. Nga ana tjetër ne jemi të vendosur që t?i shkojmë deri në fund çdo denoncimi, që bëhet si në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al apo edhe nga media, duke hetuar në mënyrë të detajuar çdo praktikë të dyshimtë dhe duke marrë masat përkatëse për çdo punonjës që dyshohet të ketë kryer veprime korruptive apo abuzim me detyrën.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, ka qenë në fokus të disa kontrolleve të ndryshme administrative, nisur nga denoncime që kanë ardhur më herët pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, si dhe falë denoncimeve të mediave. Në muajin Janar, falë denoncimit të një media, për shkelje të rënd në detyrë, përfshirë edhe shkeljen e etikës dhe komunikimit me publikun është shkarkuar nga detyra, ashtu siç dhe ju jeni në dijeni, Regjistruesi i Zyrës Vendore Durrës si dhe disa punonjës të Sektorëve të Regjistrimit dhe Hartografisë.

Po në janar të vitit 2019, të bëra publike dhe në konferencën për shtyp, në përfundim të kontrollit ushtruar nga inspektimi i brendshëm janë marrë gjithashtu dhe 14 masa të tjera, ku 12 prej tyre kanë qenë largim nga puna e punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Në vijim të angazhimit tonë për të reformuar rrënjësisht këtë zyrë, bazuar dhe në informacionet e mëtejshme mbi praktika abuzive dhe shkelje në dëm të cilësisë së ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve, Task Forca Antikorrupsion ka ushtruar një kontroll tjetër administrativ pranë Zyrës së Durrësit.

Nga kontrolli rezultoi se: Nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara në aktet nënligjore ?Për afatet e trajtimit dhe përpunimit të kërkesave nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme?. Sistemi on-line i menaxhimit të aplikimeve nuk pasqyron situatën reale të praktikave të trajtuara ose jashtë afatit, për faktin se është gjendur se sistemi nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij nga specialistët e kësaj Zyre.

Nuk është vepruar në përputhje me kërkesat e rregullave ?Për arkivimin e dokumentave tekniko-ligjore në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme?, duke bërë kështu dhe referenca dhe praktika të shërbimeve të ofruara në një masë të konsiderueshme duke mos u arkivuar dhe duke sjellë pasoja në vërtetimin e origjinës së pasurisë si dhe duke krijuar hapësira për veprime të cilat mund të fshehin figura të veprave penale. Aktet e verifikimit nuk janë të bazuara në ligj dhe aktet nënligjore në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi kërkohet plotësimi i një dokumentacioni i cili nuk është i nevojshëm të paraqitet nga qytetari për përfundimin e procedurës së regjistrimit ku në mënyrë abuzive nga kjo zyrë është kërkuar nga qytetarët. Bazuar në gjetjet e këtij kontrolli, nga Task Forca Antikorrupsion janë rekomanduar gjithashtu një sërë masash të tjetra disiplinore, duke ju shtuar 15 masave disiplinore të marra më herët.

Dhe pikërisht: – Largim nga puna për 6 specialistë, të kësaj Zyre, Sektorit të Regjistrimit dhe Hartografisë; – Vërejtje me shkrim për 10 specialistë të tjerë, juristë dhe hartograf, të Sektorit të Regjistrimit dhe Hartografisë, duke çuar në total numrin e masave disiplinore për punonjësit e kësaj zyre në 31 masa. Ekipi i ri i stafit të zyrës së Durrësit, në bashkëpunim edhe me Zyrat Qendrore të këtij institucioni, janë duke marrë masat e duhura për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore situatën në këtë zyrë dhe duke krijuar kushtet e përshtatshme për një shërbim sa më cilësor, të drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët. Në të njëjtën kohë, në rolin e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion më duhet të nënvizoj punën e mirë të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Gjatë javës së kaluar nga Policia e Shtetit janë evidentuar dhe referuar në Prokurori materialet për 9 raste të veprave penale, ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve dhe i personave që ushtrojnë funksione publike? si dhe ?Shpërdorim detyre?.

Janë proceduar penalisht: 27 autorë, të cilët janë ndaluar dhe arrestuar 2 prej tyre duke u marrë dhe masa e sigurisë ?Detyrim për paraqitje? për pjesën tjetër. Në përfundim të këtij raportimi javor më duhet të nënvizoj mesazhin e qartë për të gjithë: Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ashtu sikurse edhe të gjitha institucionet apo zyrat e administratës që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve, kanë vetëm një detyrë, të veprojnë në respekt të ligjit dhe duke iu shërbyer cilësisht dhe në mënyrë transparente qytetarëve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe asnjë kthim prapa për këdo që shkel ligjin dhe që nuk ofron shërbimet cilësore ndaj qytetarëve. Kontrollet e Task Forcës do të vijojnë gjithnjë e më intensive dhe do t?i shkojnë deri në fund çdo denoncimi apo çdo indicie që do të kemi për akte korruptive apo abuzim me detyrën për çdo zyrtar





Lajmet e fundit nga