Soreca jep lajmin e mirë/ BE, 20 milionë euro për Shqipërinë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, n...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, mbi supet e të cilit rëndon vrasja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, nuk heq dorë nga skandalet.
Aq skandale mbajnë firmën dhe emrin e tij, saqë nuk njihet më si kryebashkiak, por si sekser edhe shantazhues.
Të shumta janë rastet, kur ai akuzohet për shantazhe me pronat publike.
Rasti më i fundit kishte të bënte me deputetin kosovar Ramiz Kelmendi, i cili zbuloi rolin e Veliajt si sekser për pazare me pronat publike.
Bëhet fjalë për truallin, i cili ndodhet tek kthesa e Kamzës, për të cilin Veliaj sot thotë se është parashikuar për ndërtimin e një terminali autobuzësh.
Kelmendi me anë të një letre publike, akuzoi Erion Veliajn se ishte tërhequr nga premtimi i dhënë për të ndërtuar një qendër tregtare në zonën e kthesës së Kamzës.
Sipas tij, Veliaj e kishte thirrur në zyrë, ku i kishte dhënë fjalën se projekti do të realizohej.
Kelmendi pretendon të jetë takuar dy herë me kryebashkiakun, një herë kur e ka pyetur nëse mund të investojnë për ngritjen e një qendre tregtare tek kthesa e Kamzës dhe një herë për të konfimuar lejen e ndërtimit. Në të dyja rastet ka marrë “ok” e tij.
Por, pasi ka bërë sekserin, Veliaj ka ndërruar fytyrën, duke marrë rolin e shantazhuesit dhe duke iu hakërryer deputetit kosovar, se nuk mund të dalë kundër interesasave të qytetarëve.
Kur nuk mund të dilte kundër interesave të qytetarëve, përse e thirri deputetin kosovar në zyrë? Përse i premtoi atij leje ndërtimi? Apo ka dashur të blejë dhe shesë pronën shtetërore si të dojë?
Ndërsa dje Veliaj, negocionte, premtonte, bënte pazare nga zyra me deputetin kosovar, sot me pafytyrësinë më të madhe flet për interes publik .
CNA.al, një ditë më parë ka denoncuar me dokumenta se si është tentuar ndër vite që të grabitet prona publike pranë Kthesës së Kamzës, duke çuar deri në mbivendosje.
Në këtë krim pronësor janë përfshirë një sërë institucionesh, duke filluar nga Komisionet e Kthimit të Pronave tek gjykatat, tek disa pretendetë, për të vijuar tek deputeti kosovar Ramiz Kelmendi.
Sipas të gjitha fakteve dhe dokumentave të publikuara nga CNA.al, deputeti Kelmendi rezulton se ka paguar 5 milion euro për një pronë “të vjedhur”.
Në vitin 1993 -1994, ky truall është dhënë për zhvillim nga Qeveria shqiptare asaj që quhej investimi i malajzianëve për të ndërtuar pallate.
Më pas kalvari i abuzimeve ka marrë udhë tek Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe gjykatat, madje në të treja shkallët.
Por edhe gjykatat janë bërë pjesë e këtij abuzimi. Gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës, të cilët sot nuk ndodhen në sistemin e drejtësisë, kanë lënë në fuqi një vendim që cënonte pronën shtetërore.
Risjellim në vëmendje se prona në vitin 2008 nga Ministria e Transporteve ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Financave për të ndërtuar doganën e Tiranës dhe prona nuk pësoi asnjë tjetërsim.
Më pas me vendimin me vendimin nr. 770, datë 10.11.2011, kjo pronë kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar terminalin e pasagjerëve.
Por, ndërkohë që Veliaj e ka ditur këtë gjë, nuk i ka lënë mënjanë pazaret me pronën publike, duke i premtuar deputetit kosovar leje ndërtimi.
Nga ana tjetër ky skandal është një këmbanë alarmi për Prokurorinë, e cila ka plot fakte për të hetuar dhe për të vënë para përgjegjësisë, abuzuesit deri tek Erion Veliaj./CNA.al
Ekskluzive/Deputeti kosovar bleu një tokë të “vjedhur”
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, n...
Sot është prezantuar raporti me rezultatet e luftës kundër k...
Ndërsa denoncimet nëpërmjet rrjeteve sociale s’po i lënë rad...
Pas ndryshimeve drastike që kryeministri bëri në kabinetin e...
Me datë 16 shkurt, opozita ka paralajmëruar zhvillimin e një...
DASHI/ Në aspektin e ndjenjave, shkurti do të jetë një periu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur so...
Gjatë takimit me qytetarët e Burrelit, kryetari i Partisë De...
Hawaii njihet për plazhet piktoreske dhe si një nga vendet m...
Dhe pse mund të jesh single çdo ditë të vitit dhe të jesh e ...
Ditën e sotme, aktorja e njohur Almeda Abazi feston 27-vjeto...
Në vijim të turit të tij të takimeve nëpër rrethe, kryetari ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një sipërfaqe trualli pranë kthesës së Kamzës, ku është para...
CNA.al ka filluar një fushatë reklamimi, duke vendosur në kr...
Prokurori Artan Bajrami ka dalë sot në një seancë dëgjimore ...
Komisioni i Prokurimit Publik është një institucion, i cili ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Bregdeti në Shqipëri mbetet i parregulluar nga një ligj i ve...
Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) ka vendosur të lërë në ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...