Foto-Veliaj sulmon mediat/ CNA.al i përgjigjet
CNA.al ka filluar një fushatë reklamimi, duke vendosur në kr...
Një sipërfaqe trualli pranë kthesës së Kamzës, ku është parashikuar për t’u ndërtuar një terminal pasagjerësh, është bërë objekt debati.
CNA.al ka siguruar dokumentat se si fillon kalvari për këtë truall, i cili ka nisur nga Komisionet e Kthimit të Pronave tek gjykatat, tek disa pretendetë, për të kaluar tek një deputet kosovar.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, nëpërmjet një letre, lëshoi akuza ndaj kryebashkiakut Eerion Veliaj, se po e pengonte për të ndërtuar në teritorin e Bashkisë së Tiranës.
Kelmendi ka treguar se ka blerë tokën, pesë milion euro, por nuk i është dhënë leje ndërtimi.
Sipas të njëjtit, Bashkia i ka kërkuar t’ia falë pronën në fjalë.
Në fakt, prona në fjalë ka qenë tokë e shtetit, por ndër vite janë kryer abuzime, duke çuar kështu deri në mbivendosje, megjithëse ka pasur një projekt final për të ndërtuar terminalin tek kthesa e Kamzës.
Me pak fjalë, deputeti kosovar ka blerë një pronë të “vjedhur”.
CNA.al sjell historinë e pronës që synonte të shtrinte aktivitetin privat, deputeti i Kosovës.
Fillimisht, ky truall i është dhënë për zhvillim nga Qeveria shqiptare asaj që quhej investimi i malajzianëve për të ndërtuar pallat.
Kjo ka ndodhur në vititn 1993 -1994. Në atë zonë më pas u ndërtuan dhe disa kulla.
Me vendimin nr.130 date 14.04.1997 Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Ish-Pronarëve të Këshillit të Rrethit Tiranë ka vendosur kompensimin në vlerë monetare të ish-pronarëve.
Me vendimin nr.31 datë 27.04.2007 Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka vendosur: Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Zyrën Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Qarku Tirane.
Pas katër muajsh me vendimin nr.1059 date 23.09.2008 Drejtori i Pergjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave , ka shfuqizuar vendimit nr. 136 date 26.05.2008 të dhënë nga Zyra Rajonale e K.K.K.P.Qarkut dhe vendimin nr.130 datë 14.04.1997 të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Çështja ka shkuar në gjykatë, madje në të treja shkallët.
Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë vendosur që të lënë në fuqi vendimin nr.136, por gjithçka është rrëzuar me vendimin e Gjykatës së Lartë nr. 8736 e cila ka prishur vendimin e Apelit dhe të Shkallës së Parë dhe ka kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vjedhja e pronës
Pretendetët se janë ish pronarë duke shfrytëzuar vendimin e gjykatës së Apelit nr. 380, kanë regjistruar pronën e tyre, duke bërë kështu një mbivendosje në një pasuri e cila në fakt në atë kohë administrohej nga shteti.
Prona për të cilën kishin filluar vendimet e gjykatave ku në Apel, tre gjyqtarët, Agron Papajani, Valdete Hoxha, Gramoz Levanaj që dhanë vendimin, sot nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, në atë kohë admisnitrohej nga shteti.
Prona në vitin 2008 nga Ministria e Transporteve ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Financave për të ndërtuar dogaën e Tiranës dhe prona nuk pësoi asnjë tjetërsim.
Më pas me vendimin me vendimin nr. 770, datë 10.11.2011, kjo pronë kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar terminalin e pasagjerëve.
Ndërsa sot, del një deputet nga Kosova, i cili ka blerë një pronë me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila u prish nga Gjykata e Lartë. Por, në fakt gjithçka duket sikur është një pronë e shtetit e vjedhur në hallkat e ndryshme të Gjykatës.
Por, edhe kur Gjykata e Lartë ia kthen sërish shtetit, plasi skandali dhe akuzat.
Trualli i cili ndodhet tek kthesa e Kamzës, përtej çdo diskutimi apo kauze, duhet t ‘ju kthehet qytetarëve dhe të përdoret për ndërtimin e terminalit, kjo qoftë edhe duke shpronësuar dhe zgjidhur përfundimisht me pretendentët që s’janë pronarë.
Në këtë rast kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është me shpatulla pas muri, të zgjedhë, midis një deputeti kosovar që kërkon të ndërtojë mbi një pronë të vjedhur të cilën e ka blerë nga disa pretendentë si pronarë apo Tiranës që ka nevojë për terminal të cilin thjesht po e vonojnë dhe pengojnë vendimet e gjyqtarëve të korruptuar, të cilët sot janë jashtë sistemit të drejtësisë dhe që duhet të hetohen për vendimet e tyre nga Prokuroria. Kjo e fundit duhet të hapë dosjet e këtij skandali që fillon nga disa pretendentë për pronarë dhe shkon tek Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, gjykatat, zyrat e regjistrimit të pasurive dhe deri tek deputeti kosovare që ka blerë këto prona./CNA.al








CNA.al ka filluar një fushatë reklamimi, duke vendosur në kr...
Prokurori Artan Bajrami ka dalë sot në një seancë dëgjimore ...
Komisioni i Prokurimit Publik është një institucion, i cili ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Bregdeti në Shqipëri mbetet i parregulluar nga një ligj i ve...
Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) ka vendosur të lërë në ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndo...
Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuq...
Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës n...
Shqipëria është një vend ku lajmet nga kronika nuk mungojnë ...
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbeten në të gjithë ven...
DASHI 21. mars – 20. prill Do jeni shume shprehës gjate kës...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i qenë prezent në emisionin “Prov...
Emisioni “Stop” trajtoi problemin e stadiumit të Prrenjasit,...
Sipas një studimi të bërë në shtetet e Bashkuara, pasi janë ...
Irritohesh shumë lehtëNëse çdo gjë të bezdis edhe kur nuk ka...
Tragjedia e shembjes së urës në qytetin Genova në Itali, ku ...
Mëngjesin e të martës, një efektiv i Gardës së Republikës së...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i qenë prezent në studion e la...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...