Bllokohen fishekzjarret/ 3 ministritë firmosin urdhërin.
Në vend do të ndalohet hedhja në treg e lëndëve piroteknike ...
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt 2019, Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt e CRCA Shqipëri, Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve në Internet www.ISIGURT.AL në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Child and Youth Policy Hub, AKEP, ECPAT Shqipëri, AITA dhe ABCOM organizuan Forumin Kombëtar për Sigurinë në Internet. Në këtë forum u prezantua për herë të parë, RaportiKombëtar ?Krime pa Ndëshkim? mbi situatën e sigurisë së fëmijëve në internet, i cili është bazuar në raportimet e vetë fëmijëve dhe të rinjve pranë platformës kombëtare www.ISIGURT.AL. Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, e hapur që prej vitit 2016 dhe deri më sotka mbledhur të gjitha të dhënat e raportimeve të fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët janë rrezikuar nga përdorimi i internetit të pasigurt.
Gjatë vitit 2016-2018 pranë Platformës Kombëtare www.ISIGURT.al janë raportuar mbi 200 raste të fëmijëve dhe të rinjve, nga të cilat 136 prej tyre janë raste të ekspozuar në internet me imazhe të papërshtatshme dhe gjuhë urrjetje, ngacmim seksual, psikologjik dhe fyerje, vjedhje identiteti apo edhe pornografi. Mosha e prekur si shkak i internetit të pasigurt janë grupmoshat nga 11-18 vjeç, ku ndër më e ekspozuara është grupmosha 15-17 vjeç nga të cilët. Rreth 46% e raportimeve janë djem, ndërsa 43% e tyre janë vajza të cilat kërkojnë ndihme të menjëhershme pranë pratformës ISIGURT.AL. Platformat kryesore për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë paraqitur pasiguritë e tyre janë Instagrami, i cili mban edhe vendin kryesor, duke u pasuar me YouTube, e më pas mesazhet në faqe të ndryshme shqiptare dhe Facebook.
Drejtori i Qendrës Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri i CRCA Shqipëri, z. Altin Hazizaj tha se referuar të dhënave të Raportit ?Krime pa Ndëshkim? duhet gjetur patjetër një zgjidhje me industrinë e internetit për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në internet por edhe me institucionet shtetërore për rruget ligjore për përmbajtet e papërshtatshme në internet.
Referuar situatës, znj. Adriana Jaku – Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka gati një Vendim për Këshillin e Ministrave që rregullon të gjithë procedurën se çfarë duhet të ndodhë me një fëmijë që të jetë i sigurt përgjatë navigimit në internet, ku dhe CRCA ka dhënë inputet e saja.
Përgjatë fjalës së tij këshilltari i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë z. Oerd Bej, u shpreh se siguria e fëmijëve në internet është në fokus të MASR, ku në kurrikulën e re që në klasën e katërt tashmë adresohen çështjet e cyber security dhe internetit të sigurt për të ndërgjëgjësuar fëmijët që në moshë të hershme.
Komisari i Sektorit për Krimet Kibernetike në Policinë e Shtetit z. Hergis Jica përgjatë fjalës së tij e vendosi theksin kryesisht tek rëndësia që duhet t?i kushtohet bashkëpunimit të ngushtë mes organizatave të fëmijëve, shkollave dhe policisë për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që ofron navigimi në internet.
Sipas z. Jorgo Çipa përfaqësues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP prej vitit 2015 ka hartuar një Rregullore të re ku ka anashkaluar disi nenin 2 të Ligjit 9918 ?Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë? në të cilin përcaktohet se AKEP duhet të merret më tepër me strukturën e rrjetit sesa me përmbajtjen e tij. Bazuar në këtë rregullore, AKEP po merr masa teknike për sigurinë duke i kushtuar kështu një rëndësi të madhe përkrah strukturës edhe kontentit, përmbajtjes së informacionit për ti bërë rrjetet sa më të sigurta për të gjithë.
Ilgli Gjoni drejtor i Marketingut në ABCOM u shpreh se familjet shqiptare ende nuk janë ndërgjegjësuar për të përdorur filtra mbrojtës në pajisjet elektronike për të mbrojtur fëmijët e tyre nga rreziqet e ndryshme në internet. ABCOM në çdo moment është duke punuar fort për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe mbarë shoqërisë mbi rëndësine e filtrave mbrojtës të cilat ofrohen falas nga kompanitë e ndryshme të komunikimit.
Siguria në internet është një factor shumë i rëndësishëm sidomos sot në epokën e dixhitalizimit. Raporti më i fundit i The Economic Intelligence Unit e vlerësoi Shqipërinë me zero pike sidomos për sigurinë e fëmijëve në internet!
Në vend do të ndalohet hedhja në treg e lëndëve piroteknike ...
Nga Julie PeakmanAskush nuk e di me saktësi se si u zbulua o...
Ndryshimet klimatike, kanë bërë që Qershori të karakterizohe...
Mesditën e djeshme, kryeqyteti i vendit u përfshi nga stuhi ...
Prej dy javësh janë hapur aplikimet për projektin “Smile Alb...
Qendra shëndetësore numër 4 në Njësinë 9 dhe dispanceria, kl...
Në fund të javës së parë të qershorit hynë në fuqi një seri ...
Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dho...
Kërkesa e kahershme e operatorëve të transportit urban qytet...
Besimtarët e fesë Islame festojnë sot ditën e parë të festës...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi në një postim në faqen e ...
“Grupe terreni për identifikimin e fëmijëve që shfrytëzohen ...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë hapur aplikimet...
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë dr...
Java e parë e qershorit ka shënuar ditë të nxehta me tempera...
Çmimet globale të mallrave ushqimore bujqësore u rritën në m...
Nga fshati Shëngjergji, i qarkut të Tiranës, ministri ka bër...
Pesticidin methomyl nuk e njohin të gjithë, por një gjë ësht...
“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Sheqeras të Korçës. ...
Spitali i Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë është rehab...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...