Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, iu kushtojnë 1 miliardë lekë shqiptarëve, në një mandat të plotë.
Nën strehën e statusit të deputetit, i cili përcaktohet nga disa ligje të ndryshme, që janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2014, deputetët janë shndërruar në zhvatës të taksave te qytetarëve.
Ata përfitojnë dieta nga shërbime të ndryshme, marrin 170 mijë lekë vetëm për shpenzimet e telefonit, paguhen për udhëtimin kur banojnë në një distancë të caktuar larg Tiranës, përfitojnë kompensim të shpenzimeve për qira banese, për fjetje gjatë udhëtimeve, për udhëtimet jashtë shtetit, për shpenzim karburanti, marrin para për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare, për pjesëmarrje në seancat plenare, në komisionet e tjera të posaçme si dhe marrin para kur nuk shkojnë në punë.
CNA.al ka kryer një investigim, në lidhje me pagesën e që iu bëhet për telefonatat.
Një vend të veçantë në trajtimin e deputetëve zë dhe pagesa e celularit, ku për çdo deputet nga buxheti i shtetit jepen 170 mijë lekë në muaj.
Pra, përveç rrogës bazë dhe shimë përfitimeve, depuetët përfitojnë edhe shumën prej 170 mijë lekësh.
Ndërsa, për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e grupeve parlamentare vlera mujore është 20.000 lekë.
Këto janë para që vidhen nga taksat e shqiptarëve që me ligj shkojnë në në xhepat e deputetëve.
Me një llogari të thjeshtë duke shumëzuar numrin e deputetëve me shumën e pagesës për telefon që ata marrin çdo muaj nga taksat e shqiptarëve paguhen gati 24 milionë lekë të vjetra dhe në vit 286 milionë lekë të vjetra, në një sezon të plotë parlamentar janë jo pak por 1.1 miliardë lekë shpenzime telefonike për parlamentarët tanë, ku shumica janë turistë të pa shkollë që siç hyjnë dalin.
Nëse flasim me shifra, mbi 286 milionë lekë të shkojnë në xhepat e tyre çdo vit, sepse këto shuma parash ata i fusin në xhep dhe nuk i shpenzojnë për telefonin.
Në rast se do shpenzohen për punën që bëjnë shuma do të justifikohej, por kur ajo merret për pagesë telefoni dhe më pas deputetët i gjen me paketa 30 mijë lekë të vjetra në kompanitë celulare, duket qartë se kemi të bëjmë më një vjedhje të ligjëruar.
Nuk ka pasur akoma asnjë Qeveri që ta marrë iniciativë për të ndryshuar këtë gjë, pasi batakçinjtë tanë me mandate hedhin poshtë dhe e rrëzojnë ligjin, duke mos votuar.
Në parlament iu paguajnë edhe telefonat edhe në rastet kur bojkotojnë nuk shkojnë fare, ndërkohë që pagat i marrin me vendime gjykate. Vetëm në Shqipëri ndodh të mos shkosh në punë dhe të marrësh dhe rrogën dhe qytetarët nga taksat e tyre të të paguajnë edhe telefonin.
Përgjysmimi i kësaj tarife do i kursente qeverisë 140 milionë lekë në vit, shuma e parave për të ngrohur shkollat e Kukësit, Dibrës apo Korçës në këtë dimër. Përgjysmimi do i kursente shqiptarëve 500 milionë në një session të plotë parlamentar.
Më poshtë po sjellim paketat me ofertat marramendëse të kompanive celulare, ndërkohë që deputetët vijojnë të marrin 170 mijë lekë çdo muaj për telefonin dhe lekët I fusin në xhep.
Paketat me ofertat
Operatorët e telefonisë celulale në Shqipëri ofrojnë edhe pako me çmime tejet të lira që tregojnë se deputetët paguajnë një shumë të vogël nga ajo që marrin për telefonin, pjesën tjetër e fusin në xhep.
Kompania Vodafon ofron paketën Gold për 22 000 lekë me 3500 Minuta kombëtare, 60 Minuta ndërkombëtare,12 GB Internet, 3000 SMS brenda rrjetit Vodafone dhe 400 SMS ndër/kombëtar.
Ndërsa, Operatori Telekom për vetëm 2 990 lekë, ofron Internet 3G/4G/4G+10 GB, Internet Bonus 20 GB, Minuta Kombëtare 5000, Minuta Ndërkombëtare 180, SMS Kombëtare dhe Ndërkombëtare 300 si dhe SMS Telekom 1000.
Kompania Albtelecom, për 19 000 lekë ofron Minuta Kombëtare 3500, Minuta drejt rrjetit ALBtelecom Fiks 3500, Minuta Ndërkombëtare 60, SMS drejt ALBtelecom Mobile 3000, SMS Kombëtare 300, Internet 3G/4G 12 GB si dhe Internet 4G/4G+ 3 GB./CNA.al
Me urdhër të prokurorisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyr...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin...
Kandidati i tretë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçm...
Dy deputetet studente të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida K...
Seanca gjyqësore, e zhvilluar ditën e sotme për vrasjen e Ma...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se kryeminis...
Më në fund, një nga markat më të njohura ndërkombëtare, NEW ...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Cristiano Ronaldo i bëri një dedikim special të fejuarës së ...
Celine Dion, diva e muzikës botërore ka shqetësuar jo pak fa...
Leksion shkence gjatë programit “Masterchef” në Itali. Gjatë...
Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger u fejuan vetëm dy j...
Në 16-vjetorin e USA Gala në Los Angeles, çifti Liam Hemswor...
Ndonjëherë arsyet etike shkojnë përkundrejt traditës. Po e n...
Për disa kohë me radhë, imazhi i vajzave që vishen bukur na ...
Djali i XXXTentacion erdhi në jetë shtatë muaj pas vdekjes s...
Pas situatës në fakultete, ku studentët vijojnë të bojkotojn...
Pavarësisht se Luana Vjollca nuk ka pranuar asnjëherë se ka ...
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar për Media...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, bën të ditu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...