web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punime në rrugën Tiranë-Durrës/ Si devijohet qarkullimi

26 Janar 2019, 09:37, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në kuadër të punimeve në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford, do të ketë devijim të qarkullimit të automjeteve.

Sipas, ARRSH-së, punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim.

?Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e neë jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.?-thuhet në njoftimin e ARRSH-së.





Lajmet e fundit nga