Pasi u dashurua në “Instagram”, djali i propozon “live”
Arditi ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj...
Letra apel e plot 30 shkrimtarëve europianë (mes të cilëve edhe Ismail Kadare) që bëjnë thirrje për shpëtimin e një Europe që po merr flakë, mund të interpretohet nga një mori këndveshtrimesh të ndryshme.
Ajo mund të përndezë gjakrat e një europiani të djathtë, që nuk e gjen fajin e vetëm për këtë që po ndodh tek rritja e ekstremizmit, tek demagogët dhe populistët që etiketohen si fajtorët ekskluzivë të situatës aktuale, por që i shpjegon ato me kalimin e sovranitetit tek burokratët e pavotuar të Brukselit, me anashkalimin e qytetarëve të thjeshtë të vendit të tij dhe me zhbërjen e identitetit kombëtar, në emër të elitave kozmopolite të shkëputura krejtësisht nga realiteti.
Ajo mund të shihet me përçmim nga një besimtar i së majtës, pasi i bishtnon problemeve reale të krizës së sotme: akumulimin e pushtetit në duart e pakicës, rritjen galopante të pabarazive, qeverisjet e vëna në funksion të bankave dhe korporatave, këmbënguljen në politikat çnjerzore të frymëzuara nga teoritë neoliberale, të cilat sollën rendjen e më të pambrojturve drejt ekstremeve dhe zhgënjimin nga ëndrra fillestare e Europës.
Por, pavarësisht nga polemikat, nëse ky apel është në gjendje të rokë ose jo thelbin e krizës së sotme, ai mbart një mesazh disi të ndryshëm, por tejet të fortë për mbarë botën shqiptare.
Sepse në këtë moment, kur në të dy anët e mëdha të kombit tonë po gëlon debati i dialogut shqiptaro-serb, kur më shumë se kurrë, si zgjidhje e artë po serviret rivizatimi i kufinjve etnikë, kur si opsion final për fundin e të tëra problemeve po shitet bashkimi kombëtar, kur ideja e tij po përdoret si një shantazh nacionalist ndaj kontinentit të vjetër që rrefuzon të na pranojë në gjirin e vet, thirrja e 30 shkrimtarëve europianë jep dy mesazhe të forta.
I pari konsiston në faktin se ?atdheu i dytë për të gjithë njerëzit e lirë të globit? është braktisur nga Amerika e Trump-it dhe rrezikohet nga Rusia e Putinit.
Mesazhi i dytë, edhe më i fortë, është se zgjidhja nuk gjendet tek thirrjet e demagogëve populistë për tu kthyer tek shpirti i kombeve, tek përkatësitë etnike, tek ngritja e mureve dhe tek fshehja pas kufijve nacionalë.
Por, kohët e fundit të gjithë ata që po propogandojnë coptimin e Kosovës dhe gjetjen e zgjidhjes së artë përmes shkëmbimit të territoreve, që krijojnë shtete etnikisht të pastra, po i mbështesin pikërisht këtu themelet e projektit të tyre të ardhshëm.
Ajo që thonë nën zë është se plani i tyre ka nga pas miratimin e Trump-it dhe Putinit. Ajo që e shprehin me gojën plot është se krijimi shteteve etnikisht të pastra mbetet shkopi magjik që do të zgjidhë të gjitha problemet.
Në këtë kuptim, letra e 30 shkrimtarëve të shquar europianë, edhe nëse s?bie ideologjikisht dakord me optikën e tyre, është një porosi e madhe për mbarë shqiptarët.
Sepse ajo përbën një apel për të parë drejt vlerave të përbashkëta të së ardhmes dhe jo për tu ngujuar tek zgjidhjet e provuara nacionaliste të së shkuarës, sepse ajo e sheh zgjidhjen tek triumfi i një identiteti të përbashkët europian dhe jo tek kthimi në ?shpirtin e kombit? që propagandojnë demagogët populistë.
Pikërisht për këtë, ajo mund të lexohet si një shuplakë e fortë kundër të gjithë atyre që duan t?u imponojnë shqiptarëve (po aq sa edhe serbëve) zgjidhje që bien krye këput ndesh me idealin e një Europe që kërkojmë dëshpërimisht të përqafojmë.
Arditi ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj...
Detaje të reja kanë dalë nga vdekja, e zëvëndësministrit të ...
Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e protestës madhës...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Bashkimi...
Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale i ka ...
Qendra e skive në Brezovicë ku humbi jetën ditën e sotme zëv...
Pak ditë më parë u vetëdorëzua i ashtuquajturi “Escobari i B...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur...
Jo shumë kohë më parë, qarkulloi në rrjet një video e portie...
Një magazinë e një shtëpie private është përfshirë nga flakë...
Sekretari i Përgjithshëm për Aleancën Demokristiane, Eduard ...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste në Agron Duka në një pos...
Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u dorëzoi sot peshkata...
Mbrëmjen e sotme Policia arrestoi shtetasin Besnik Doçi, pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin...
Zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera e...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një pos...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë një i...
Deputetja e Partisë Demokratike, në një intervistë për emisi...
Pasditen e sotme zëvendësministri i Diasporës në qeverinë e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...