Protestat/ Kryemadhi thirrje nga Kamza
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet lidhur për sulmin e rëndë që iu bë policisë në shtator të 2017, në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.
Djali i pronarit të tregut Agroushqimor, Suel Çela dhe dy miqtë e tij Enea Bekteshi dhe Kelemnd Xhaferri do përgjigjen para drejtësisë për akuzën e ?Vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit?, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.
Djali i Petrit Çelës, Suel Çela ndodhet në arrati prej një viti. Ndërsa, Enea Bekteshi ndodhet në arrest shtëpie dhe Kelmend Xhaferri në burg. Gjyqtar i kësja çështje është Klodian Kurushi, ndërsa prokuror Behar Dibra.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se ?mesditën e 18 shtator 2017, të pandehurit Bekteshi dhe Kelmendi, punonjës të tregut, përcollën për në Rinas, djalin e pronarit Marjon, bashkë me familjen. Drejt aeroportit, ata udhëtuan me dy automjete, njëra tip Audi me targë, AA478 PV dhe tip RANGE ROVER, me targa AA 040 OJ, në pronësi të biznesmenit Petrit Celaj. Në kthim, përpara se të hynin në tunelin e Krrabës, policia rrugore ndaloi për verifikim automjetit tip Audi, që drejtohej nga Kelmend Xhaferri. Pas kësaj ata vijuan rrugën.
Në këtë kohë, në tunelin e Krrabës, drejt Elbasanit, udhëtonte, edhe një automjet tip Fiat Punto, që drejtohej nga Kristaq Peqini, dhe si pasagjer Sokol Tola. Brenda tunelit, ata vunë re se drejt Elbasanit po udhëtonin njëri pas tjetrit tri automjete. Pasagjerit në mjetin e fundit, Tip Golf 6, ata i kishin parë në dorë, një armë zjarri pistoletë, me të cilën godiste xhamin e makinës së tij në formë kërcënuese ndaj tyre, duke e përsëritur këtë veprim disa here. Duke u ndjerë të kërcënuar, pasi u është afruar edhe drejtuesi I automjetit Range Rover, Sokol Tola i ka telefonuar punonjësit te Policisë, Ervin Ballaci.
?Koli jam më ndihmo, se më kanë dalë dy makina e më kanë bllokuar rrugën ne brendësi të tunelit. Është një Range Rover dhe një Audi me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar?- ka thënë ai.
Pas këtij njoftimi shërbimet e policisë kriminale që udhëhiqeshin nga zv.drejtori i policisë, Elbasan, Gjergj Oshafi, të cilat mbështeteshin edhe nga dy grupe Shqiponja, dolën në Aksion, duke bllokuar hyrje-daljet kryesor të qytetit.
Në rrugën para tregut Agroushqimior, punonjësit e policisë konstatuan në lëvizje në kah të kundërt me ta, automjetin Range Rover dhe i bënë shenjë të ndalonte. Nga krahu i pasagjerit zbriti një person me një radiomarrëse në dorë, të cilën tentoi t?ja linte rojës së tregut.
Por veprimi u ndalua nga Policia. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ndodhej në pronësi të biznesmenit Petrit Cela dhe personat që udhëtonin në të u identifikuan si Ledio Zabeli dhe Endri Copja. Policia vendosi t?i shoqëronte, edhe pse ata kundërshtonin ashpër. Në këto momente, mbërrin me shpejtësi një automjet tip Audi, me targa AA 795 EP, e cila hyri me shpejtësi mes makinave të policisë, duke goditur njërën prej tyre. nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në drejtim të këtij mjeti ishte Suel Cela, djali i biznesmenit Petrit Cela. pas këtij momenti, dera e Tregut u kyc, për disa kohë derisa mbërriti pronari.
Këto veprime, ? sipas prokurorisë ? vunë në rrezik jetën e oficerëve të policisë, të cilët ndodheshin në detyrë, e për këtë arsye të pandehurit, duhet të japin llogari përpara gjykatës.
Në dosje bie në sy fakti, se të pandehurit, Cela, Kelmendi dhe Bekteshi, janë hetua edhe për dy ngjarja të tjera kriminale të ndpodhura në Elbasan. Bëhet fjalë për masakrën e 3 shkurt 2016, ku në lagjen Emin Matraxhiu janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë, si dhe ngjarjes, e datës 6 qershor 2016, ku u plagosën, Bledar Muca dhe Matilda Kermezo. Por, prokuroria nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre në këto krime të rënda.?-thuhet në hetimet e prokurorisë./CNA.al
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për shpërdorim detyr...
Një i ri shqiptar është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në përfundim ...
Analisti Fatos Lubonja ka thënë sot se delegimi i kometencav...
Janë zbuluar emrat e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë së...
Vitamina B kompleksVitamina B kompleks ndihmon rrënjen e fl...
Raporti i Moneyval për Shqipërinë, lidhur me masat ndaj para...
Qindra refugjatë humbën jetën në Detin Mesdhe gjatë ditëve t...
VirgjëreshaNjerëzit e kësaj shenje do të marrin shumë energj...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus...
Banorët e Astirit kanë protestuar edhe sot kundër projektit ...
Përmirëson shikiminStudimet tregojnë se vezët janë të pasura...
Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian parash...
Ata kanë një mendje shumë aktiveNjerëzit krijues, kanë shumë...
18 kg kanabis janë gjetur në fshatin Koplik i Sipërm në Malë...
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbrëmjen e 19 jana...
Dashi është një nga shenjat më të rrezikshme të zodiakut. Kj...
Pedagogët e Shkecave të Natyrës kanë dalë sot në mbështetje ...
Shumë gra duan të kenë një fëmijë, ndërsa disa të tjera thje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...