web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI ultimatum Ramës/ Plotëso kërkesat e studentëve

21 Janar 2019, 14:24, Aktualitet CNA

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka kërkuar sot plotësimin e kërkesave të studentëve.

Në një deklaratë për mediat, Mehmetaj ka thënë se e vetmja zgjidhje që studentët i japin kryeministrit Edi Rama është plotësimi i kërkesave.

?Kryeministri dhe vasalët e tij duhet të përgjigjen për shkeljet publike që kanë kryer me koncesionet. Ka vetëm një zgjedhje që japin ne studentët që është plotësimi i kërkesave dhe zbatimi i tyre.?-tha ajo.

Deputetja e LSI-së deklaroi se paratë që Rama shpezon për PPP-të dhe jetën luksoze duhet t?i kalojë në arsim.

?Të  gjitha paratë që ai shpenzon për PPP-të apo te fondi i luksit që kryeministri përdorë për kolltuqet e tij të rehatshme.?-vijon deputëtja e LSI-së.

Ai theksoi se opozita e ka propozuar prej kohësh që 5% e buxhetit të shpenzohet për arsimin, por sipas deputetes propozimet e tyre flenë në Parlament, pasi nuk merren parasysh.

?Ka kohë që propozimet e opozitës flenë në Parlament, ashtu si amendimi që ne kemi propozuar për 5% të buxhetit për arsimin.?-u shpreh Kejdi Mehmetaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga