web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tatimet bëjnë njoftimin e rëndësishëm/ Sot afati i fundit për deklarimin e TVSH-së

14 Janar 2019, 09:26, Aktualitet CNA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 14 janar është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat tetor, nëntor dhjetor 2018.

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing.

Administrata Tatimore është e gatshme t?ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni ?Këndin e Asistencës? të dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore.

Gjithashtu për çdo paqartësi, ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t?ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t?u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elektronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, klikoni linkun: https://bit.ly/2LckDFJ/ Monitor





Lajmet e fundit nga