web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama quan “Kazan” Zërin e Amerikës

14 Janar 2019, 19:02, Aktualitet CNA

Kyeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet e tij sociale kundër ?Zërit të Amerikës?, duke e cilësuar edhe atë si pjesë të ?Kazanit? mediatik. Ky reagim erdhi fill pas informacioneve që VOA, publikoi lidhur me përgjimet për punësimet në burgje në kohën kur Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko.

?Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike?Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik?Çfarë katandie?. Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit,?-shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga