Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Nga Mitro Çela
Java e fundit e nëntorit 2018. Familjarisht në Janinë. Për dy sebepe. Së pari. Ezmerka donte të bënte ?zbor? në dyqanet e IKEA.
Së dyti. Vizitë në muzeun e Ali Pashes.
Hipëm e zbritëm në traget. Ishulli në mes të liqenit të Janinës. Ecëm në një rrugicë. Anash dyqane për turistë. Kafene. Restorante. Peshq, ngjala, gafore. Te gjalla-dmth të freskëta- për në tigan. Në krye të rrugicës një portë. Brenda saj dy ?shtëpiza?. Njera dy katëshe. Tjetra një kat.
-Nga jeni,- pyeti ciceronia.-…Nga Shqipëria?…E kemi edhe në shqip broshurën për Ali Pashanë.
Ndërsa Ezmerka bënte pagesën, i hodha një sy broshurës. E kishte shkruar Fotis Rapakousis. Po autori, kishte hapur ?qesen? për ndërtimin e muzeut.
Sikur te shkëputim një paragraf nga faqja e shtatë e broshurës:
?…Ali Pasha ishte …Bonoparti muhamedan, diktator, vezir,luan, tigër,mit, mbret, i drejtë, gjakatar, përparimtar, bisha më romantike e historisë…
Qeverisi për 32 vjet (1788 -1822) një shtet të madh që përfshinte: Epirin, Shqipërinë, Maqedoninë, Peloponezin, Thesalinë etj.?
Ngjitëm një palë shkallë. Futemi në dy -tre oda. Shpta. Jataganë. Servise argjendi për gatim dhe ushqim. Mbretërore. Veshje të kohës. Shkëlqejnë fustanellat.
Çibuku i famshëm i Aliut-1.62 metra i gjatë. Pikturë në vaj e Kel Kodhelit (1900).
Pkturë në vaj e shqiptarit Agim Sudaj( 1989)
Piktura e famëshme: ?Ali Pashai me kokën në preherin e Vasiliqisë.?
Ajo ishte nga Filiati (Çamëri). Në vitin 1805, babai i saj u zu rob nga Ali Pasha. Vajza mbriti në Janinë. Pa Ali Pashën. I ra në gjunjë. Me lot në sy ju lut për babanë.
Aliu u mallëngjye dhe u dashurua. Liroi babanë. Mbajti vajzën në harrem. Ajo ishte 16 vjeçe.
Pas 11 vjetëve u martuan. Ai ishte 75 vjeç. Ajo 27. Dasma u bë në vitin 1816.
Koka e prerë e Ali Pashës mbriti në Stamboll. Vasiliqia e ?shoqeroi? e arrestuar. U lirua. Pastaj u internua. Përsëri u lirua. Vdiq nga dizentaria në vitin 1834.
I thashë Ezmerkës:
-Kush sheh muzeun, kupton madhështinë e Ali Pashë Tepelenës. Vlen sa për lexuar një duzinë me libra…
Një oborr tipik prej fshati. Sofat. Pus. Lule. Bar. Pjergulla. Ballëperballë muzeumi numër dy. Tek hyrja ishin vendosur ky panflet.
Frosina (1773-1801) ishte bashkeshortja e tregtarit të Venedikut Dimitri Vasiliou dhe nëna e dy femijëve: Vasilikia dhe Aleksandra. Ali Pasha e denoi me vdekje e mbyti se bashku me 17 gra te reja ne liqenin e Janines. Frosina pagoi me jetën, bukurinë dhe dashurinë e ndaluar.
E lexojë Ezmerka. Rrudhi buzët. Nuk foli sepse u fut brenda. Llahtar. Skena ferri. Një varkë. Brenda saj një zonjë -Frosina-Pas saj xhelati. Në qafë të gruas një litar. Në fund të litarit lidhur një gur. Zonja me 16 gra përfunduan në fund të liqenit.
-Liqeni nuk i mbajti në ?bark? gratë,-foli ciceronja.-I nxorri në breg. Thonë se xhelati u çmënd.
-Ali Pashai paska qënë katil. -Tha Ezmerka, me lotë në sy. E urrej!
Dolëm jashtë. U ulëm për të pirë kafe turke. Kur u largua efekti i makthit, i thashë Ezmerkës:
-Mendoj se Frosina, ka marrë në qafë veten, 16 gratë dhe femijët. Pa thënë që burrin e la kallogjer-pa grua.-
-Mos e mbro Pashanë. Humba çdo respekt.
-Dëgjomë. Pastaj gjykomë. E zëmë se Pashai e ftoi në harrem. Mendoj që zonjës nuk do i binte radha për të fjetur dhe bërë seks me Pashanë. Së pari. Harremi kishte 300 femra. Së dyti,kur ndodhi tragjedia, Pashai ishte 62 vjeç. Kandari i lodhur. Ende nuk kidhte lindur Murati ( shqiptari që zbuloi viagrën dhe rrëmbeu Çmimin Nobël).
-Fantazi bajate,-tha Ezmerka dhe përsëri u përlot.-
U kthyem në hotel. Rrëmbeva broshurën. E ndarë në tre pjesë. 1. Ali Pashai. 2. Vasiliqia. 3. Frosina. E nisa leximin nga fundi.
Frosina ishte bijë e Mitropilitit të Janinës. Ishte e bukur. E turpëshme dhe shumë e kulturuar. Jetonte në shtëpi. Rrallë dilte në qytet. Një ditë shkojë për vizitë tek një familje. Aty u njoh dhe u dashurua me shikimin e parë me Muhtar Pashën, djalin e Ali Pashës. Ai ishte 32 vjeç. Ajo 28 pranvera.
U dashuruan si të marrë. Puthje, shtërgime, seks me lepurin në bark.
Por djali ishte i martuar me Pashunë. Vajza e Pashait të Beratit dhe Vlorës. Martesa ishte bërë me marreveshje ushtarake dhe ekonomike.
Një ditë Pashuja pa në gishtin e Fristinës, unazën e saj të martesës. Burri ja kishte falur të dashurës?!
Pashuja u tërbua nga xhelozia. Në mëri e sipër u ankua tek Ali Pasha:
-Pasha! Burri im dhe djali juaj më tradhëton. zgjidh! O mua, o Frosina! Ndryshe do kthehem në shtëpinë e babait.
Pashai ra në të thella. Nuk donte të humbiste një aleat, me ?nishane?.
Aliu nxorri një dekret:? Urdhëroj:
1.Arrestimin e Frosinës dhe 16 grave.
-Lexoje broshurën,-i thashë Ezmerkës.- Më duket sikur Frosina, e ka ?dredhur pak bishtin?!?
-Pse?!
-Ke dëgjuar për dredhinë greke? Zanafillën e ka në Trojë. Me Odisenë. Ai ndërtoi një kalë prej druri. Me dredhi e futi brenda mureve te qytetit. Në bark të kalit futi ushtarë…Dhe pushtoi Trojën…
-Ku e lidh Kalin e Trojës me Frosinën?
-Duke lexuar broshurën. Ali Pasha ishte famshëm. Por kishte një cen për grekët: ishte shqiptar nga Tepelena. Mendo moj Ezmerkë: Një shqiptar Bonopart! Një shqiptar-legjendë. Mit. Duhej groposur miti. Dhe dëgjo dinakërinë.
-Frosinën kisha e shpalli ?Martire? Historia frymëzoi shumë këngëtarë dhe piktorë. U bë një legjendë; një mit grek për të harruar mitin e Ali Pashë shqiptarit. Dinakëria greke triunfoi. Me ketë filozofi, mendoj, është ngritur edhe muzeu në ishullin e liqenit të Janinës?!
-Janë harruar bëmat e Ali Pashës?!
-Ndoshta në Greqi. Por nuk mbulohet dielli me shoshë. Ali Pashë Tepelena është pjesë e historisë dhe kulturës evropiane.
Në publikimin e bilancit të pagesave nga Banka e Shqipërisë,...
Drejtoria e Përgjishme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një posti...
Gjithmonë 6 Janari është një ditë e veçantë në fillim të vit...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” p...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev po përpiqet t’i bindë drej...
Protestuesit e Unazës Re gjatë mbrëmjes së sotme janë shpreh...
Një pjesë e madhe e ndërmarrjeve publike në Maqedoni edhe gj...
Aktori Neritan Liçaj, i cili është dhe një prej zërave më ku...
Mbrëmjen e sotme banorët e Unazës së Re, të cilët prej më sh...
Dy studentë të fakultetit të Ekonomisë të qenë prezent në ru...
Depresioni atipik është një nga llojet e shumta të çregullim...
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë filluar protestën për m...
Aktori i njohur Neritan Liçaj në një postim në rrjetet socia...
Në Shqipëri, një ditë pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi nd...
PeshqitViti i Ri do të vijë me shumë dashuri për ju. Si roma...
Stuhitë e mëdha të dëborës kanë bllokuar disa nga fshatrat ...
Vështirësi në të ndjenturin zgjuarNjë nga shenjat më të qart...
CNA.al fillon një rubrikë të re për të parë sesi kanë ndrysh...
Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në rrje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...