web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen pasojat e tërmetit që goditi Jugun e Shqipërisë

4 Janar 2019, 21:33, Aktualitet CNA

Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme Jugun e Shqipërisë, duket se ka lënë pasoja. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje rreth lëkundjeve të orës 19:26.

Sipas saj, tërmeti i regjistruar me magnitudë 4.8 rihter fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz, por vetëm me dëme materiale në 5 shtëpi në fshatin Kuç të Vlorës.

?Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05  veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh. Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative?, njofton Ministria e Mbrojtjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga