Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Skënder Minxhozi
Të enjten në Uashington u shkrua një faqe historie, kur Nancy Pelosi mori në dorë për herë të dytë çekiçin e kreut të dhomës së ulët të ligjvënësve amerikanë.
Pelosi, një ndër figurat kyç të demokratëve, u bë gruaja e parë që zgjidhet dy herë në krye të Kongresit.
Megjithatë, nuk janë këto detaje unike që e bëjnë ngjitjen e saj në poltronin e lartë të Kongresit, një ngjarje të madhe dhe me shumë peshë në politikën amerikane.
Prej dy vjetësh Amerika jeton politikisht e ndarë, për shkak të stilit qeverisës të presidentit Trump, i cili ka thyer të gjitha barrierat klasike të politikbërjes, brenda dhe jashtë vendit. Rënia e Kongresit në duart e demokratëve në këtë fillimviti përkon me një situatë tejet të acaruar mes Trump e republikanëve nga njëra anë dhe demokratëve e Pelosit, Shumer e të tjerëve liderë liberalë.
Të cilët nuk kanë ngurruar të njoftojnë dhe të fillojnë hapat konkrete, për të hetuar dhe për t?u informuar për një mori aspektesh të biznesit dhe menaxhimit politik të Donald Trump. Mediat amerikane njoftojnë se mbi presidentin rëndojnë momentalisht jo më pak se 17 procese hetimore, të cilat kanë të bëjnë me deklarimin e taksave të Trump, lidhjet e dyshuara me Rusinë, Organizatën Trump, Komitetin e Inaugurimit të tij si President, fushatën e tij elektorale, ryshfetet e paguara për të mbyllur gojët e pornostareve, interesa e dyshuara financiare në pjesë të ndryshme të botës etj.
Deri dje këto akuza apo edhe hetime në vijim, kishin që të gjitha një peshë shumë relative. Me të dyja dhomat nën kontroll, republikanët kishin vendosur një mburojë të fortë mbi çdo tentativë për të hetuar dhe dënuar presidentin e tyre. E gjitha kjo ndryshoi kur Nancy Pelosi bëri betimin si kryetare e Kongresit Amerikan dhe kur demokratët u bënë shumicë në dhomën e ulët. Një moment që nga shumë komentatorë shihet si përcaktues për të gjithë presidencën Trump.
Demokratët nuk kanë vonuar për të kthyer në realitet kërcënimet e tyre ndaj presidentit. Hapi i parë, sipas mediave amerikane, do të jetë ai i kalimit të një projektligji që kërkon deklarimin e taksave dhe tatimeve për çdo kandidat presidencial. Nga ana tjetër ata po lëvizin këto orë, për të mbrojtur hetuesin e posaçëm Robert Mueller, i cili po ndjek procesin delikat të lidhjeve të Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në 2016. Demokratët kërcënojnë gjithashtu që të hetojnë të gjitha akuzat kryesore që kanë rënë mbi presidentin këto dy vjet. Një zinxhir hetimesh dhe përplasjesh që duket se tashmë ka nisur.
E premtuan dhe po fillojnë ta bëjnë. Pikërisht ashtu siç e dimë se funksionojnë punët në një demokraci normale. Jo si këtu tek ne, ku akuzat dhjetravjeçare të të gjithëve kundër të gjithëve, kanë prodhuar një vrimë në ujë. Kur në vitet 2003-2004 Berisha sulmonte ministrat e Nanos, njërit prej tyre i thoshte vazhdimisht se ?i janë zbardhur flokët? nga kokaina që trafikonte. Pas vitit 2005, kur fitoi zgjedhjet, këtë ?flokëbardhin? e bëri?ministër. A nuk hakërrehej ai se do zbulonte kush vodhi floririn në Krrabë, se do dënonte ?mamuthët e korrupsionit?? A nuk betohej se do hetonte nga e para vrasjen e Azemit, ngjarjet e ?97 e shumë zullume të vjetra e të reja?
Sa e sa akuza ka prodhuar klasa politike këto 28 vjet që kanë mbetur në faqe gazetash?! A nuk thoshte dikur Edi Rama se sapo të vinte në pushtet (siç erdhi, në 2013), do të hetonte Gërdecin, 21 janarin dhe shkeljet e përbindshme në projektet e financuara me para publike, më së pari Rrugën e Kombit? Çfarë ndodhi? Një mal me rrena.
Dhe rrena janë jo akuzat, pasi ato kanë pasur brenda thuajse gjithmonë diçka të vërtetë. Rrena janë premtimet hipokrite për të bërë drejtësi. Një drejtësi që tek ne vazhdon të vonojë dhe që na bën në thelb të ndryshëm nga politika amerikane, ku kreu i shtetit ka një dyzinë e gjysëm procesesh hetimore mbi shpatulla.
Dhe ku prokuroria e FBI hetojnë me vite me rradhë çdo aspekt të jetës dhe veprimtarisë së presidentit të SHBA. Kurse këtu tek ne në dy dekada e gjysëm janë futur në burg një tufë burokratësh të nivelit të ulët a të mesëm dhe kaq. Jemi vërtetë një vend ku për faturën e dritave shkon në burg, por po të vjedhësh një hekurudhë bëhesh, siç e ka thënë Mark Tueini i madh, senator?
Moti i keq dhe reshjet e mëdha të dëborës janë bërë shkak që...
Fytyra juaj duket më e vjetër se e atyre të moshës suaj?Për ...
Qimet janë aty për të të bërë që të ndjehesh komodeQimet pub...
Ish- kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në rrj...
“Bonusi i bebes po shpërndahet në çdo maternitet në vend, në...
Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ...
Shpesh qelizat e fshikëzës së urinës ndryshojnë, kjo mund të...
Policia Rrugore e Tiranës vijon me kontrollet për të evident...
Parfumi ka lindur me nevojën e njeriut për të patur gjithmon...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida tabaku ka rea...
Nuk i jep vëmendjen e duhur partneritNdërsa ai është duke fo...
Nëse mendoni se ngjyra e buzëkuqit është thjesht një zgjedhj...
Në PD po vazhdojnë ethet për zgjedhjen e strukturave drejtue...
Gjethet e mentesPërbërësi kryesor i gjethes së mentes është ...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet...
Nëse ju pëlqen ëmbëlsia në orët e vona të antës, atëherë mun...
Topi i parëTë pret një vit i pazakontë. Më parë të kanë lajm...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një posti...
Virgjëresha dhe BricjapiAta duan të dinë çdo gjë madje edhe ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për situatën e rrugëve p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...