Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida tabaku ka reaguar pas bilancit të ekonomisë që bëri sot, ministri në detyrë i Financave, Arben Ahmetaj.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon Ahmetajn se ka shifrat e borxhit publik, ndërsa 2019 sipas saj do të jetë fundin e investimeve të huaja dhe rritja e taksave do të thellojë varfërinë
Sipas Tabakut, Ahmetaj vazhdoi të prodhojë gënjeshtra të denja për manualin e gënjeshtrave të Republikës së Rilindjes.
Deklarata e plotë:
Kjo qeveri do të mbahet mend për shumë gjëra, por sigurisht që në krye të listës është dhe megallomania dhe paturpësia për të tjetërsuar shifrat e financave publike. Të mbetur gafil sot Ahmetaj vazhdoi të prodhojë gënjeshtra të denja për manualin e gënjeshtrave të Republikës së Rilindjes.
Për hir të biznesve që mbyllin dyert, familjeve që varfërohen, investitorëve të huaj që largohen, fermerëve që hedhin produktet dhe studentëve që sot protestojnë po ju parashtroj disa argumente dhe të dhëna që janë publike për cilindo:
Sot Borxhi Publik, sipas raportit të KLSH, rezulton të jetë 73% e PBB-së dhe kjo vlerë është më e lartë se sa deklarimi i qeverisë në Komisionet Parlamentare. Sipas raportit të KLSH ministri Ahmetaj rezulton të ketë falsifikuar borxhin publik duke gënjyer Parlamentin dhe mbi të gjitha duke gënjyer shqiptarët.
Rritja e borxhit vjen si pasojë e PPP-ve që në vitin 2018 kanë qenë kryefjala e vjedhjeve spektakolare të kulmuara me ligje apostafat për të ligjëruar këto vjedhje. Ligji i Teatrit, Ligji për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, ligji i inceneratorëve të gjitha këto janë disa prej mrekullive që ka kontribuar vetë ministri Ahmetaj me gjithë kapacitetet e tij dhe fuqinë e ministrit.
Sipas FMN-së, borxhi publik i Shqipërisë rezulton sot 83% e PBB-së (bashkë me PPP).
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se Investimet e Huaja Direkte janë rritur si pasojë e investimeve të TAP dhe Starcraft Devoll. Të dy këto investime, siç e di i madh dhe i vogël, kanë ardhur në Shqipëri gjatë qeverisjes 2009-2013. Në kohën kur investitorët e huaj i afroheshin Shqipërisë se e shihnin si atraksion për biznes dhe jo një feud personal të qeveritarëve.
Sipas raportit të BSH 51% e Investimeve të huaja janë në varësi të TAP dhe Devollit ndërkohë që viti 2019 pritet të jetë viti i fundit i këtyre investimeve. Në vend që ministri Ahmetaj të na paraqiste ndonjë projekt të huaj që ai vetë ka kontribuar të sjellë në vend, vazhdon të krenohet për atë që gjeti nga paraardhësit.
Detyrimet e prapambetura kapin vlerën e 200 milionë eurove ndërsa bizneset vazhdojnë të mbyllen dhe të vendosen në vështirësi. Qeveria ka menduar dhe për to. Fallsifikimi i të dhënave duket se është rrugëdalja e preferuar e qeverisë për të mbajtur me gënjeshtra qytetarët për të dhënat ekonomike.
Vlera e taksave të rritura nga paketa fiskale 2014 e deri më sot është e barabartë me 1.9 mld euro ndërsa vlera e PPP-ve është 2 mld euro. Në pak fjalë shqiptarët paguajnë me taksat e tyre paratë që qeveria çon tek oligarkët që jo rrallë herë kanë përgatitur ligjet specifike dhe paketën fiskale.
Ministri ndërsa propagandonte taksën progresive harroi të nënvizonte taksën mbi të ardhurat që është më e larta në rajon, harroi të propagandonte futjen e TVSH për bizneset e vogla, raportet e ndryshme ndërkombëtare që evidentojnë problemet e politikës fiskale të qeverisë rilindase.
Vetëm vitin e kaluar buxhetit të shtetit i mungojnë 126 milionë Euro si rezultat i keqmanaxhimit dhe korrupsionit.
Në një kohë kur çmimet e produkteve janë rritur si pasojë e taksave dhe tarifave të vendosura nga qeveria, paga reale nuk është rritur. Konsumi i familjeve ka rënë ndjeshëm apo është rritur në mënyrë të papëfillshme, 90% e familjeve shqiptare kanë pasur rritje të konsumit me rreth 0.6% ndërkohë që vlera e produkteve në treg është rritur. Gjithashtu pabarazia ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur ndjeshëm dhe frikshëm aq sa mobiliteti social nuk ekziston më.
Pabarazia është thelluar ndërkohë që familjet shqiptare kanë të njëjtin buxhet si në 2007, duke treguar se rritja e energjisë me 25%, rritja e tarifave të arsimit me 33%, rritja e ujit me 44% dhe shtrenjtimi i produkteve ushqimore me 20 përqind kanë varfëruar në masë shqiptarët.
Dhe qershoi mbi tortë, nuk mjaftoi rritja e taskave me 1,9 miliardë, nuk mjaftoi fakti që jemi i vetmi vend në botë që taksojmë më shumë punën (23%) se kapitalin (8%) por këtë fillim viti hyri në fuqi rritja e taksës së pronës me 2-4 herë si dhe vendosja e pagës maksimale merr nga punëdhënësit e punësmarrësit rreth 10% të pagës duke dëmtuar përsëri shtresën e mesme.
Kjo politikë ekonomike pa burim rritje, por në thelb klienteliste, pa vizion e strategji sot ka prodhuar një ekonomi që po varfëron gjithnjë ë më shumë atë që punon, atë që përpiqet dhe po ndihmon me të fortin e klientin.
Taksa e sheshtë do çlirojë kapitalin, do ndihmojë punësimin, do i ndalojë bizneset që përditë mbyllin qepenat dhe do të rikthejë ekonominë konkuruese!
Nuk i jep vëmendjen e duhur partneritNdërsa ai është duke fo...
Nëse mendoni se ngjyra e buzëkuqit është thjesht një zgjedhj...
Në PD po vazhdojnë ethet për zgjedhjen e strukturave drejtue...
Gjethet e mentesPërbërësi kryesor i gjethes së mentes është ...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet...
Nëse ju pëlqen ëmbëlsia në orët e vona të antës, atëherë mun...
Topi i parëTë pret një vit i pazakontë. Më parë të kanë lajm...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një posti...
Virgjëresha dhe BricjapiAta duan të dinë çdo gjë madje edhe ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për situatën e rrugëve p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht pesë regj...
Është koha të ushqeheni mirë që të kujdeseni për pamjen e ja...
Gruaja e shenjës së Demit është një shtëpiake perfekte. Përt...
Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ...
Përdorimi i gjatë i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve el...
Me sfond atmosferën e Vitit të Ri bukuroshja e ekranit, Eva ...
Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ...
Inati mund të shkaktojë hipertension, i cili mund të japë ef...
Deputeti demokrat Ervin Salianji akuzon kryeministrin Rama s...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka firmosur të tjera nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...