Turizmi përshpejtohet në maj, hyrjet e të huajve rriten me rreth 16%
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Nga Arian Galdini
* Antipolitika është shndërruar prej disa vitesh në maskën e përsosur të Elitave Politike Kënetore Postkomuniste.
Ngase e dinë se liria ose i çon në pension ose në burg, ata kanë ngritur një industri të tërë të keqkuptimit të lirisë me zemëratën.
Nëse liria kërkon mendim, zemërata kërkon bulçi, muskuj e numra.
Nëse liria kërkon kokë për drejtim, zemërata kërkon gojë për sharje, pështyma e mallkime.
Nëse liria bën shumë pyetje, zemërata i urren pyetjet.
Pika e konfuzionit mes lirisë dhe zemëratës është e drejta për kundërshti, revoltë, kryengritje.
Nëse liria e sheh këtë të drejtë si shërbëtore të qëllimeve e brendisë së saj, zemërata e bën këtë të drejtë si Zotin e saj.
Dhe këtu fillin ndarja dhe loja.
Kush i shërben lirisë vuan moskuptimin sepse duhet të shpjegojë.
Kush punon për zemëratën gëzon të gjitha shtigjet e hapura të çdo zemre e mendjeje që dëshiron ndryshimin.
Ky është momenti kur Politika Kënetore hedh para, ngre ushtri me mercenarë dhe hap media për Antipolitikën.
Antipolitika është shprehja politike e kujtdo që ka për Zot zemëratën.
Ata mund të jenë njerëz e qytetarë të mrekullueshëm, por që me a pa dashje kanë hyrë a janë shtyrë në Faltoren e Gabuar ku adhurohet Zemërata si Zot.
Pra askush nuk duhet të gjykoje e as flasë keq apo cënojë besimtarët e zemëratës.
Puna jonë është të dëftojmë se Zoti Zemëratë nuk është as më shumë e as më pak veçse një skllav i ndytë i Politikës Kënetore.
Kam dëgjuar këto ditë psh, se mrekullia e protestës studentore është fakti se ajo nuk ka Drejtues, nuk ka Përfaqësi, nuk ka Kokë.
Madje ideologë të zemëratës e kanë quajtur edhe si Fundin e Demokracisë Përfaqësuese, duke e theksuar këtë si një lajm të mirë.
Ta zhveshim pak argumentin nga të gjitha petkat e agjipropit dhe të përpiqemi të kuptojmë si qëndrojnë sendet.
Kemi të gjitha TV-të Kombëtare, të gjitha TV-të lokale, çdo portal, çdo gazetë, të gjithë analistët, të gjithë gazetarët, vetë Kryeministrin, të gjithë Opozitën, që pohojnë se studentët kanë të drejtë, se 8 a 9 kërkesat e tyre duhen plotësuar, etj, etj.
Studentët na shkundën thonë analistë e gazetarë.
Studentët na dhanë një shpullë, thotë KM.
Studentët rrëzuan gjysmën e Qeverisë, thotë Opozita.
A janë të vërteta këto pohime apo është Politika Kënetore që synon ti projektojë si të vërteta në trushplarjen e përditshme?
Me gjasa fakti e ndodhia sociale nuk lënë vend për ta dyshuar asnjërin prej këtyre pohimeve si të vërtetë.
Veçse disa pyetje të mëdha kanë nevojë për përgjigje.
Nëse studentët na shkundën, nëse studentët rrahën me shpulla Qeverinë e me shkelma Opozitën, nëse studentët rrëzuan gjysmën e Qeverisë, nëse studentët kanë të drejtë, atëherë pse kaq shumë konflikt, zulm e hakërrime për një protestë e ca kërkesa për të cilat të gjithë janë dakort?
Është rast unik në botë, që shoqëria duket sikur është në pikun e përplasjes dhe konfliktualitetit për një protestë e ca pika për të cilat të gjithë janë dakort.
Pyetja tjetër që më buçet në kokë është edhe më e thjeshtë se kjo e para.
Ta zemë se po e besojmë se protesta nuk ka kokë, nuk ka përfaqësi, nuk ka drejtues, atëherë kush i ka shkruar, kush i ka hartuar, kush i ka njehsuar, 8 apo 9 kërkesat e studentëve? Kush i njofton oraret, qëndrimet, vendin e protestës, kush jane truprojat e mikrofonit, kush i organizon grupet e “policimit të protestës” të cilët fishkëllejnë a duartrokasin ata që duan të shkojnë të flasin aty, etj, etj, etj?
Që aty ka disa grupe që janë në tërheqje të vazhdueshme litari për të marë kontrollin e asaj proteste studentore, kjo është e dukshme për gjithëkënd.
Megjithatë asgjë nuk e bën të vërtetë e aq më pak si risi, pakokësinë e protestës, ngase janë gjithësesi Administratorët e Zemëratës që po përplasen në atë shesh proteste për të siguruar kontrollin.
Pakokësia është pafuqia e vërtetë e asaj proteste.
Është edhe udhërrefyesi i plotë sesi në atë shesh komandojnë vetëm Administratorët e Zemëratës.
Zoti Zemëratë ka shpërndarë aty “klerikët” e tij dhe po shpall si heretik, të çmendur, të mallkuar këdo që punon për lirinë dhe bën pyetje e ngre dyshime.
Si shpjegohet që Partizani i Panjohur zëvendësohet në 2018 me Protestuesin e Panjohur dhe kjo gjë e gëzoka Qeverinë?
Si shpjegohet që Protesta Studentore nuk pranon asnjë politikan të Opozitës që të qaset aty, madje nxjerr meme me kryqmohime mbi kokat e Opozitarëve dhe kjo gjë e gëzoka Opozitën?
Si shpjegohet që të gjithë janë dakort me protestën studentore, të gjithë janë të sharë nga protesta, të gjithë janë të goditur nga protesta, e në fund të gjithë janë të gëzuar me protestën dhe protesta e ka ngritur në maksimum konfliktualitetin në shoqërinë shqiptare?
As Samuel Beckett nuk do të mund të shkruante një Teatër më absurd.
Si përfundim, them se Antipolitika ka “klerikët” e saj të Zotit Zemëratë.
Zoti Zemëratë është skllavi i Politikës Kënetore.
Politika Kënetore ka frikë lirinë dhe drejtësinë.
Prandaj ka nxjerrë në sheshe “klerikët e zemëratës” që duke gjuajtur me topa sharjesh e pështypmash Shefat e Politikës Kënetore, të fshehë snajperat që po vrasin ngadalë e pa u vënë re të gjithë veprimtarët e lirisë.
Eksportet gjermane të armëve kritikohen gjithnjë. Faktikisht...
Në nisje të vitit të ri të gjithë kemi ndjeshmëri të shtuar,...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesi...
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për gjendjen e akseve rr...
Rudra vendos të mos i tregojë Bavjas që ra në grackën e Sult...
Xhenet kontrollon dhomën e Kajas në kërkim të një fotografie...
Pushimet e fillimit të vitit kanë qenë shumë të shkurtra për...
Reshjet e shumta të dëborës të rënë gjatë 24 orëve të fundit...
Masa ajri të ftohta polare do të depërtojnë në të gjithë ve...
Një krim makabër ka ndodhur në Korfuz, Greqi ku një shqiptar...
Dashuria: Ju ende do të jeni pak të hutuar dhe mendimet tuaj...
Ka filluar viti 2019, i cili pason një vit shumë të fortë po...
Gazetarja Anila Hoxha, ka reaguar me një postim në rrjetet s...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur drejtuesin e PD-së, Lu...
Në prezantimin që i bëri kabinetit qeveritar me shtatë minis...
Krimi në familje ka tronditur pasditen e sotme qytezën e Bal...
Ngjarja e rëndë që tronditi Ballshin këtë pasdite, ku dyshoh...
Një krim i rëndë ka ndodhur në qytezën e Ballshit, ku burri ...
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Elbasan n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...