Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Nga Armir SHKURTI
* Me përulje ju kërkoj ndjesë për pjesën time të fajit! Ju nuk jeni në shesh të protestës për halet e konvikteve apo 670 lekshin, por për të na thënë neve: “DËSHTUAT”!
Si ju dolëm edhe ne para 28 vitesh: s’kish ngrohje në konvikte. Pastaj dolën ustallarët dhe prodhuan “tranzicionin”. Ne u dehëm. U bëmë pishtarë demokracie, heronj, frymëzim….morëm dekorata, tituj. Të tjerët morën pushtetin. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” na e kthyen djallëzisht në “Do futemi në BE”. Në vend të anëtare të BE, vendin tonë këta e kthyen në satrapi të Burokracisë Europiane, që as i është rruajtur e as i rruhet për gjë tjetër , veçse STABILITETIT. Për të tjerat – vrisni veten!
Kishim edhe thirrjen “Liri – demokraci”. “Lirinë” sot e ruajnë policë rendi, që të rrasin në birucë po protestove, policë bashkiakë, tatimorë, OSHEE, ujësjellës, djall e i biri që i vijnë babit e mamit tek biznesi e ta shkatërrojnë me gjoba. “Demokracisë” i dhamë “coup de grace”, një plumb pas zverku, më 17 – 18 maj 2017, duke nxjerrë jashtë loje çdo forcë politike, veç asaj që qëndron në fasadë me emrin “opozitë”
Pak nga ne të 8 dhjetorit 90 kemi mbetur rrugëve të këtij vendi se shumica po thinjet kurbetit
Më falni, bij!!!
Sot protesta juaj e mirë, e mençur dhe qytetare është në rradhë të parë kundër ne, baballarëve, që dështuam. Unë për fat të mirë, jo për fajin tim!
Sot protesta juaj është kundër sistemit! Ky sistem ju ka nxjerrë aty për shkak të pamundësisë sonë , dhe për shkak se pas 28 vjetësh ju jeni si ne, kur kërkonim entuziastë , të na njihej diploma në Perëndim
Protesta juaj është kundër ne fodullëve e parazitëve që pjerdhim me gojë nga kafenetë tek foltorja e parlamentit se “ky është brez leshi”, “ky është brez facebooku”, “këta s’lexojnë një libër”, “këta janë brezi i kafeneve” “këta, këta këta”…
Ju na mësuat se NE jemi tashmë një brez i djegur! Se ne e humbëm shansin për ta merituar lirinë dhe demokracinë. Se e shpërdoruam ndyrë mundësinë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Juve na e treguat, që në shqiptimin e kërkesave, dinjitetin në organizim proteste, përballjen me pushtetin, përballjen me shoqërinë, përballjen me mediat dhe sisitemin, SE JENI BREZI TJETËR! Juve ju përket Shqipëria! Dhe JU jeni gati! Ne, të verbuar nga mediokriteti ynë dhe makineria e satrapisë endemi si zombi pas karrotës BE që na tregojnë qeveritë e rradhës, pa parë se JU, bijtë tanë, jeni rritur dhe jeni një realitet krejt tjetër! Se JU tashmë jeni gati për një Shqipëri tjetër!
Nëse pranoni ndjesën time, më pranoni të qëndroj në rresht të fundit, gojëkyçur, e kokëulur, i gatshëm t’ju ndjek e t’u mbështes përunjësisht.
Deputetja e PD, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Eko...
Ish-ministri i Drejtësisë në periushën e koalicionit PS-LSI,...
Ish-presidenti Bujar Nishani i ka cilësuar mashtrime deklara...
Shqiptaret ne Zvicer nuk jane viktime vetem e aksidenteve ap...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratës së djeshme ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vendimit që...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Ma...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar p...
Ndodh në Shqipërinë tonë, ku një emigrant i cili shpesh publ...
Ashtu sikurse ishte lajmëruar më parë, Diaspora shqiptare ne...
Organizatat shqiptare të medias dhe të të drejtave të njeriu...
Kryeministri Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm,...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një postimi n...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Fadil K...
Genc Sejko ka reaguar pasi ministria e Brendshme refuzoi lej...
Gazetari Ylli Dylgjeri, nëpërmjet një postimi në faqen e tij...
Prej disa ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vi...
Shivai shkon të shohë si është Ragni. Ajo bën si e frikësuar...
Arzus i shpërthen para syve makina ku ndodhet Melisa. Kaja d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...