Begaj, në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Nga Mentor Kikia
Jam i detyruar të ndalem edhe një herë në një çështje që dje prodhoi debat, për dy arsye: E para, sepse unë atakova Taulant Mukën dhe e dyta, sepse preket një problem shumë i rëndësishëm për arsimin e lartë, Vettingu i profesoratit. Për të shuar çdo tymnajë konsipracioni, unë e kam vlerësuar dhe po e vlerësoj edhe tani, duke e ngritur në piedestal nismën kurajoze dhe goditjen e parë që Taulanti i dha mashtrimit me titujt shkencorë, plagjiaturat, në universitete. Për plagjiaturën, Taulant, pushka top! Jepi, jemi në pritje të publikimit të radhës se kush ka vjedhur punimet e titullit.
Por isha kundër baltosjes në bllok, të një numri jo të vogël pedagogësh, pse ata kishin firmosur për rishikimin e ligjit për arsimin e lartë, të cilin Taulanti e mbështet.Pasi kjo duket si pune inatçore.
Në vend të reflektimit, Taulanti shpalli ca lista, ku tregoheshin pedagogët që kishin 0, 1 ose 2 artikuj shkencorë. Dhe jepte vlerësime se kush bën e kush nuk bën, kush duhet promovuar e kush duhet groposur. Mbi këtë kriter Taulanti i quante ata ngelës, zero, të paaftë, të politizuar, që sulmojnë ligjin për të mbuluar abuzimet, vjedhjet etj etj.
Vettingu i pedagogëve është një proces shumë i rëndësishëm, shumë i nevojshëm, po aq i nevojshëm, në mos më shumë, se Vettingu në drejtësi. Por ai nuk mund te jetë thjeshtë numër artikujsh, dhe padyshim që nuk bëhet me fletërrufe në facebook.
Nuk mjafton të publikosh një listë për punimet shkencore të pedagogëve, e të thuash kush është i aftë e kush i paaftë.
E para, në njërën listë, në krye është një pedagog, që rezulton se ka bërë vetëm një artikull shkencor. Unë nuk e di sa artikuj ka bërë, por di që ai ka bërë disa libra mbi teorinë e komunikimit, fushë ku punon. Kush vlen më shumë, një artikull apo një libër?
E dyta, në Shqipëri kërkimi shkencor ka qenë atribut i Akademisë së Shkencave që ka patur nën varësi 14 Institute Kërkimore Shkencore. Sali Berisha e prishi këtë skemë dhe ia bashkëngjiti institutet universiteteve formalisht, dhe tani nuk figurojnë më as si godina. Ndërsa Edi Rama i hoqi Akademisë së Shkencave edhe fondet për pastruese dhe letër higjenike. Dhe tani nuk ka as akademi, as institute, as fonde dhe padyshim as fare shkencë. Këta pedagogë ku do ta bënin këtë shkencën që u kërkojmë ne sot?
E treta, ti bësh Vettingun stafit akademik, është më e vështirë se ti bësh Vettingun gjykatësve e prokurorëve. Atyre iu kontrollojnë llogaritë bankare dhe numrin e shtëpive, ndërsa pedagogëve u duhet kontrolluar edhe mendja.
E katërta, për Vettingun duhet ngritur një strukturë, duhet përcaktuar një metodologji, duhen përcaktuar kriteret, çfarë do ti kontrollohet një pedagogu dhe si: Temat, artikujt shkencorë, punimet, botimet? Në rregull, por a mjaftojnë këto? Jo! Duhet kontrolluar aftësia profesionale, pasi ti mund të jesh një shkencëtar i mirë, por jo një pedagog i mirë, sepse nuk ke aftësinë ta përcjellësh tek studenti atë që di vetë. Por as kjo nuk mjafton. Ti mund të jesh edhe një pedagog i mirë, por shkon tek universiteti publik, var xhaketën, lë studentët në sallë dhe ikën tek privati të marrësh rrogën e dytë. Ashtu siç bëjnë mjekët, që i thonë pacientëve, merre këtë letrën dhe pasdite shko bëji analizat tek klinika e kunatit tim.
Dhe kjo quhet ndërgjegje!
Pra një shkencëtar i mirë dhe pedagog i mirë, nese nuk ka ndërgjegjen, sërish nuk vlen. Dhe ndërgjegja nuk matet me numër botimesh. Duhen prodhuar mekanizma, duke përfshirë në vlerësim edhe vete studentët. Pra, Vettingu duhet të kontrollojë PERFORMANCËN në tërësi të pedagogut.
E pesta, të bësh Vettingun nuk do të thotë të shpallesh sa artikuj ka bërë njeri e saj tjetri. Vettingu nuk duhet të degjenerojë në një gjyq publik, ku lista pedagogësh u hidhen per konsum njerëzve të etur për sharje e mallkime. As në një reformë e tipit, të heqim ata të ?tyret? e të vëmë këta ?tanët?. Ne jemi lodhur me këto lloj reformash.
E gjatshta, Vettingu duhet të jetë një proces i vazhdueshëm, shumë serioz dhe i matur. Të mos bëhet shpejt e shpejt tani, meqe kemi këto protestat nëpër këmbë e meqe e kërkuan studentët, por të jetë një proces që të hedhë themelet e një standarti të ri në universitet, që të shërbejë për dekada në të ardhmen. Vettingu duhet te pastroje sistemin nga te paafatet tani, e te garantoje nje mekanizem standartesh te larta te rekrutimit te pedagogeve ne te ardhmen.
Dhe të përfshijë automatikisht edhe universitetet private, të cilët njësoj si publiku prodhojnë inxhinierë, psikologë, arkitektë, mësues, juristë, ekonomisëtë etj.
Po e mbyll këtu, vetëm me disa sygjerime, në vijim të debatit, pasi Vettingu i pedagogëve nuk është punë gazetarësh, e padyshim as punë për ty Taulant.
Ata do të jenë subjekte të ndryshimeve radikale në jetën e t...
Dihet se marrja e një doze të vogël aspirine çdo ditë i ndih...
Vitet e fundit frutat e thata kanë filluar të konsumohen shu...
Ashtu siç i ka hije një mbrëmjeje, “post-Krishtlindje”, edhe...
Kur vijnë festat e fundvitit, vjen dhe vrulli i punës për të...
Hudhra është një ushqim me veti të shumta antibiotike, antib...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka...
Studiuesit nga Universiteti i Buffalo, në Kaliforni, kanë zh...
Është e mundur të trajtosh hemorroidet në mënyrë natyrale, k...
Ashtu si çdo vit në këtë periudhë fluksi i personav që hyjnë...
Çdo dhjetor na ndodh shpesh të reflektojmë se çfarë ka shkua...
Mat Maitland quhet artisti nga Londra që po i shndërron ikon...
Harrojeni borën për 31 Dhjetor, pasi temperaturat më të ulët...
Kur mbyllet një vit, një ndër gjërat që kujtojmë me shumë no...
Lidhjet e “showbiz”-it shpesh janë mbajtur të fshehta dhe la...
Soni Malaj ka reaguar sërish pasi nuk arriti të rrëmbejë çmi...
Çdo shtatë vjet, të gjitha qelizat e trupit tonë rinovohen. ...
Ndërsa të gjithë kemi nisur listën për dhuratat, ajo që ësht...
Të gjithë e kanë provuar “ankthin” e battery low. Nga moment...
Bukuria nuk është thjesht të pasurit e një fytyre tërheqëse....
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...