Këto janë shenjat e fshehura të tumorit në mushkëri
Tumori i mushkërive është një term i përgjithshëm për shumë ...
Ik nga kurvizmi
Majtas e djathtas rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësish. Po të vazhdosh të ecësh mbi këto rrugë, pas pak do çmendesh. Ik. Ik e mos u duk.
Mozaiku kriminal ta mpin trurin. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol. Ik nga kurvizmi propagandistik, ik nga syt këmbët.
Në bulevard ta err shikimin varri i kurvit. “Është vepër arkitektonike”, “dëshmi historike,” “brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur”, janë gënjeshtra trashanike për të mos i lënë shqiptarët të ikin nga kurvizmi. Ik o ik. Ik si zhapik duke u zvarritur. Si kunadhe duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.
Sheshi tek Pazari i ri mban emrin e një vrasësi me pagesë që e mbajnë për dëshmor. Ik-ik-ik, dhe kurrë mos u kthe.
Krim në familje. Deputetë vrasës. Aleanca parlamentare pa lidhje me preferencat e elektoratit. Sajesa, shpifje, intriga. Me të tilla dhe të tjera gazetat ta mbushin ballin me djersë dhe trupin me mornica. Mos humb kohë me gazeta. Ik.
Ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, këmbehesh nëpër shkallë me një sigurims që të sheh vëngër sikur i ke vra babën.
Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret.
Në rrjetet sociale tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra në kërkim të burrit duke fotografuar veten në një mijë mënyra. Burra-lavire pa asnjë zotësi dhe asnjë talent të cilët në perëndim i ka hedhur sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg nga Shqipëria ndodhen aq më trima hiqen. Ik nga këta këllira, ik e mos u duk.
Ke plotësisht të drejtë të mos i shohësh plehrat e sotme dhe të shkuara që të serviren nga televizioni. Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët. Janë të gjitha propagandë. Barkaz a me kurriz, duke u përplasur a duke u rrokullisur, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik.
Kurvistat më të ndyrë kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe të rendit, të drejtësisë, të gjithave. Ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe.
E ç’të duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi. Ik o budalla, ik. Ik këmbeji kaltërsitë e llogorasë me blozën e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me qelbësirat e haleve që do pastrosh.
Ik qafën thefsh. Ik edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ik ku të mundësh. Vetëm në Shqipëri mos rri. Vetëm në Shqipëri kurrë mos u kthe.
Ik o shqiptar ik. Ik nga kurvizmi.
Ik sa më parë, sa më larg. Hiç mos u sëkëlldis se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria kurrë nuk ka qënë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.
Mos u merakos se pasi të kesh ikur do vijnë t’i pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmi u kultivua me aq zell e pasion prej vetë shqiptarëve në atë masë sa tashmë ka infektuar gjithçka, kurrë dhe askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura dhe t’i ngjalli shtëpitë e vdekura.
Tumori i mushkërive është një term i përgjithshëm për shumë ...
Duke iu referuar kërkesave te policëve për aplikimin e lotar...
Dy familje u ankuan pranë emisionit investigativ “Stop” për ...
Mafia shqiptare ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajon. ...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga në një postim në rrjetet ...
Për gratë flokët janë simbol i joshjes, ndërsa për burrat ja...
Tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë kanë...
Një studim i kryer në Qendrën Kombëtare për Vlerësimin e Rr...
Fiks Fare denoncoi veprimet e institucioneve në Sarandë, të ...
Kur mendojmë për njerëz inteligjentë, zakonet e mëposhtme na...
Kreu i opozitës,Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë ndryshe ...
80 për qind e punonjësve të policisë që janë nën moshën 40 v...
Nga Xhovan Shyti-Ditën e djeshme një lajm mediatik dekonspir...
Matt Wuerker, karikaturisti që është nderuar me çmimin “Puli...
Në festën e Krishtlindjes, të shumtë janë futbollistët që ur...
Nëntë kryesues në Parlament dhe Komision. BE do të rinohet v...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimlla...
Një i ri shqiptar në Itali është dërguar me urgjencë në spit...
Gazetari, Sokol Balla ka reaguar pas kritikave të bëra nga k...
Edhe nëse ndryshimet në Kodin zgjedhor do të mund t’ia heqin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...