web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” Fuga: Aleanca e fëlliqur burokraci-universitarë, po jep tituj shkencorë me shumicë

25 Dhjetor 2018, 20:04, Aktualitet CNA

Akademiku dhe profesori Artan Fuga në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në Universitetet e vendit po kryehen abuzime, kjo falë aleancës së papërgjegjshme burokraci-universitarë, sepse ndërtimi i bordeve të administrimit përbëhet me përfaqësues nga administrate.

Fuga shkruan se politikanë, gra politikanësh, burra politikanesh, po marrrin pa asnjë meritë dhe në mënyrë mashtruese tituj shkencorë pikërisht për shkak të kësaj aleance të fëlliqur.

Reagimi i plotë i Fugës: 

Ndërtimi i bordeve të administrimit me përfaqësues nga administrata, madje edhe nga politika, si dhe me përfaqësues nga asambletë profesorale, ka krijuar një aleancë të papërgjegjshme burokraci-universitarë që ka sjellë si pasojë që me buxhetet e universiteteve të kryhen operacione që jo rrallë nuk janë veçse abuzime.

Politikanë, gra politikanësh, burra politikanesh, po marrrin pa asnjë meritë dhe në mënyrë mashtruese tituj shkencorë pikërisht për shkak të kësaj aleance të fëlliqur!

Politika dhe administrata ka futur dorën në xhepat e studentëve duke thithur nga buxhetet universitare shuma marramendëse për kompani të lidhura me politikën!

Politika po dorovit profesorë pikërisht nga ata që kanë futur dorën thellë në xhepat e studentëve në poste administrative të larta duke ja u shpërblyer: Ju na hapni vende ne menaxhimin e universiteteve dhe ne ju hapim vende ne menaxhimin e institucioneve të shtetit.

Gjoja shkencëtare që sapo u jept një kockë administrative janë gati të lëpijnë gjithçka kanë pështyrë.

Etikisht të mbaruar njëherë e mirë!

Njera dorë lan tjetrën!

Unë nuk dua të bëj inventarizuesin e universiteteve publike sepse nuk është profesioni im. Por, në veshë më kanë ardhur zhurma që më kanë tronditur rëndë si qytetar dhe si profesor. Kur, të gjitha këto bien mbi kurrizin e studentëve dhe të familjeve të tyre, heshtja e gjithkujt do të ishte në mos një krim, një mëkat i madh.

Verifikoni dhe do të shihni se edhe terrenet sportive të Universitetit të Tiranës i ka tjetërsuar bashkia e qytetit ku ndodhet ky universitet.

Cfarë kuptimi do të kishte që bordi menaxhues lejon të harxhohen miliona ritmikisht për një sistem informatik mediokër ?

Më thonë dhe ka vend për verifikim nëse është e vërtetë që për projektimin e një kampusi inekzistent janë paguar shuma marramendëse.

Më tregojnë fatura, të cilat i disponoj, ku vetëm për foninë dhe infrastrukturën e ceremonisë të diplomimit të studentëve një fakultet ka paguar ndofta edhe mbi 15 milionë lekë të vjetra.





Lajmet e fundit nga