web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Si na ndodhën ca gjëra dhe ndikuan”/ Adi Krasta rrëfen se si Sali Berisha e bëri gazetar

25 Dhjetor 2018, 16:37, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha ishte ftuar në emisionin ?A Show?, të Adi Krastës në News24.

Por si rrallë herë Krasta ka folur për fillimet e tij në gazetari dhe ka pranuar se ishte Sali Berisha, ai që e kishte ndihmuar të niste punë në radio.

Krasta: Gazetarët kanë edhe lidhje njerëzore me njerëzit e pushtetit.

Unë kam pasur një fat të jashtëzakonshëm individual, pasi ju keni bërë një ndërhyrje personale që unë deri vonë s?e kam konceptuar se si ju më keni ndihmuar që të nis punë në radio.

Ndërkohë, neve, se si na ndodhën ca gjëra që ndikuan dhe tek unë dhe tek ju.

Ju jeni penduar ndonjëherë që më keni ndihmuar mua të bëhem gazetar?

Berisha: Kurrë.

Krasta: Më keni marrë ndonjëherë inat?

Berisha: Jo, kurrë. Unë nuk jam?. i sigurt të jesh, unë jam një njeri i pasionit, por kurrë viktimë e hakmarrjes, e urrejtes. Përkundrazi. Nëse do kesh urrejtjen, të gllabërojnë pasionin.

Nuk jam bërë kurrë ndonjëherë pishman, nëse kam pasur mundësi të ndihmoj një njeri.

Unë kam një koncept të gjerë për lirinë. Liria është zgjedhje dhe e harrojmë këtë. Sa herë ta harrojmë këtë, aq herë gabojmë. Nëse e rikujtojmë këtë, mbetemi brenda civilitetit në raport me lirinë.

Por ndonëse Adi Krasta nuk e kujtoi në emision, dihet tashmë që disa vite më vonë, ai u rrah keqazi dhe madje doli të prezantonte me syrin e nxirrë.

Kjo ngjarje nuk është sqaruar as sot, por asokohe qarkulluan lajme se e kishin rrahur se kishte ngacmuar një vajzë, kurse zëra të tjerë pohonin se e rrahën ?tropojanët e Berishës?, por ai vetë nuk i ka pranuar këto zëra./ CNA.al





Lajmet e fundit nga