web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët thirrje për tryezë diskutimi/ Rama, nuk je i mirëpritur

19 Dhjetor 2018, 08:04, Aktualitet CNA

Studentët e universiteteve publike në vend kanë hyrë sot në ditën e 16-të të protestës, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e 8 pikave të kërkesës së tyre, drejtuar qeverisë.

Studentët kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi  universitar.

Ndërkohë, studentët kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun ?Rama nuk je i mirëpritur?.

?Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!?, thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale./CNA.al

Dhjetori i dytë vazhdon/ Çfarë pritet sot në protestën studentore





Lajmet e fundit nga