web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhjetori i dytë vazhdon/ Çfarë pritet sot në protestën studentore

19 Dhjetor 2018, 07:32, Aktualitet CNA

Studentët e universiteteve publike futen sot në ditën e 16-të të protestës së tyre.

Mësohet se protesta sot do të zhvendoset përpara Korpusit qëndror, aty ku siç shprehen në njoftimet e shpërndara në rrjetet sociale, gjenden fajtorët e situatës së tyre: rektorët.

Në njoftim thuhet: ?Korpusi është godina e parë qeveritare e ngritur, pra përfaqëson Universitetin e Tiranës, nga i cili dolën të gjithë universitetet e tjerë. Dhjetori i dytë vazhdon.

Për t?i vënë të gjithë fajtorët me shpatulla pas murit, rektorët, dhe për të treguar që jemi të gjithë bashkë, studentët pa ngjyrime politike, në ora 10:00 tek Korpusi qëndror.

T?i tregojmë politikës se jemi më të zgjuar se ajo, se nuk kanë rëndësi numrat, por kauza. Kauza jonë është e drejtë, kërkesat tona duhet të plotësohen patjetër. Aty duhet të jemi të gjithë më të bashkuar se kurrë për të çuar zërin tonë në vendin e të gjithë fajtorëve.?





Lajmet e fundit nga